Për periudhën e ardhshme programore (2014-2020) Bullgaria do të mund të përdorë para nga shtatë programe operative me vlerë të përbashkët rreth 7,6 mlrd. euro. Këtë e tha para gazetarëve komisionerja evropiane e politikës rajonale Korina Krecu, e cila ishte në një vizitë tek ne me ftesë të kryeministrit Bojko Borisov. Investimet do të drejtohen tek fusha kyçe, ku do të krijohen vende të reja pune, do të zhvillohen inovacionet, do të inkurajohen të rinjtë dhe do të ndërtohet e ardhmja e shtetit, saktësoi Krecu.
“Jam e impresionur nga puna e qeverisë bullgare në lidhje me periudhën programore 2007-2013, që po përfundon – tha komisionerja evropiane Krecu. – Bullgaria tashmë ka përvetësuar më se 76% të mjeteve të miratuara, duke pasur parasysh se para gjashtë muajve niveli i absorbimit ishte rreth 60%.”
Nga ana e vet kryeministri Bojko Borisov nënvizoi se tashmë janë miratuar dy programet e fundit operative për Bullgarinë për periudhën 2014-2020 – “Mjedisi” dhe “Rajonet në rritje”. Vlera e tyre e përbashkët është 2,8 mlrd euro. Sipas kryeministrit niveli i përvetësimit të mjeteve financiare gjatë muajve të fundit mund të pranohet si sukses:
“Besoj se deri në fundin e vitit do të kemi përvetësim 90-92% të parave në kuadrin e periudhës së mëparshme programore, sepse punojmë në mënyrë strikte. Do të bëjmë gjithçka të mundshme dhe këto para do të hyjnë në ekonominë tonë – në projekte të mëdha infrastrukturore, në ekologji.” – premtoi Borisovi.
Korina Krecu përshëndeti qeverinë për këtë se janë evituar korrigjime financiare për 250 mln euro dhe kjo sipas fjalëve të saj do të thotë se kjo shumë është përdorur për mbështetjen e biznesit bullgar dhe të rajoneve fshatare. Komisionerja Evropiane Krecu kujtoi gjithashtu se deri në fundin e periudhës programore mbeten akoma 1 mlrd e 800 mijë euro, të cilat Bullgaria duhet t’i përvetësojë.
Pyetjes a do të vazhdohen projektet, të cilat nuk do të përfundojnë gjatë këtij viti, ajo i përgjigj se sipas rregullores së re të gjitha shtetet duhet të përfundojnë projektet e tyre gjatë dhjetorit të vitit 2015. Mirëpo ajo nuk përjashtoi mundësinë për transferimin e projekteve të papërfunduara drejt periudhës së ardhshme programore. Deri në fundin e këtij viti Bullgaria duhet të përfundojë punë për projekte në kuadrin e programeve operative “Transporti”, “Zhvillimi rajonal”, “Mjedisi” etj.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Bankomatet do të mbushen me euro natën e 1 janarit 2026. Në mëngjes, të gjithë do të jenë në gjendje të tërheqin kartëmonedha euro. Kjo u njoftua për Radion Kombëtare Bullgare nga Nikolla Bakallov, Drejtor Ekzekutiv i një prej bankave kryesore në..
Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga..
Shitjet e seteve fillestare me monedha euro me anën kombëtare bullgare do të fillojnë më 1 dhjetor 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare /BNB/. Ato do të jenë në qarkullim nga 1 janari 2026. BNB dhe Postat Bullgare do t’u shesin sete fillestare vetëm..