“KUJDES: Bojë e freskët!” – me këtë titull Galeria e Arteve në qytetin e Sofjes çeli ekspozitën e saj verore, e cila do të jetë e hapur deri më 6 shtator. Boja është “e freskët”, sepse autorët e ekspozitës janë të rinj të moshës 30 vjeçare. Ata janë 33 dhe merren me pikturë. Për mendimin e kritikes së artit Vladia Mihajllova veprat e piktorëve të rinj janë në dobi të galerisë, e cila e ka imazhin e muzeut dhe të koleksionuesit të artit bashkëkohor. Nuk është e rastit se Galeria e Arteve në qytetin e Sofjes ndjek me vëmendje proceset e fundit artistike. Në radhë të parë, sepse është e rëndësishme të kuptohet koha aktuale e krijimit të veprave. Dega e galerisë “Vaska Emanuilova” koleksionon vepra të piktorëve të rinj, sepse shumica prej tyre shkojnë jashtë shtetit dhe dikush duhet të kujdeset për gjurmët e tyre në kulturën bullgare.
Në ekspozitë ka piktorë të cilët i kanë kryer studimet në Bullgari. Të tjerët kanë studiuar jashtë shtetit – në Vjenë, Berlin, Londër, Kanada. Disa piktorë kanë frekuentuar shkollat artistike në Bullgari dhe pas kësaj janë larguar nga vendi. Në ekspozitë mund të shihen kryesisht vepra të piktorëve, të cilët kanë studiuar në Akademinë Kombëtare të Arteve në Sofje.
Znj. Mihajllova, a do të bëni krahasim mes veprave, të krijuara në Bullgari, dhe atyre të krijuara jashtë shtetit?
“Gjëja pozitive është se për shkak të lëvizshmërisë së artistëve të rinj zhduken kufijtë, të cilët kufij për brezat e mëparshëm e ndanin hapësirën këtej-andej. Bullgaria dhe bota, Bullgaria dhe Evropa Lindore, Bullgaria dhe Amerika. Duke udhëtuar herë pas here piktorët e rinj janë këtej dhe po ashtu andej. Kufijtë e kulturës kombëtare, të mjedisit konkret, nuk janë kaq të dukshëm se sa ishin në të kaluarën. Ndërsa gjëja negative është se kushtet në Bullgari nuk janë mjaft të favorshme për artistët e rinj. Këta të fundit nuk kanë shanse të ngrenë shkathtësitë e tyre profesionale në vend, sepse shteti nuk interesohet për atë që bëjnë”.
Znj. Adelina Fileva, duke qenë ju drejtoreshe e Galerisë së Arteve në qytetin e Sofjes, pse organizoni ekspozita me vepra të piktorëve të rinj?
“Galeria e Arteve interesohet për periudhat e ndryshme artistike dhe për të gjithë brezat e piktorëve. Vazhdimisht pasurojmë koleksionet e galerisë. Kemi më se 8 mijë vepra. Prej kohërash galeria blen vepra dhe jo vetëm të piktorëve të njohur, por dhe të piktorëve të rinj. Disa nga pikturat e ekspozitës verore i kemi dhe në fondin e galerisë. Ne ndjekim procesin e zhvillimit të artistëve të rinj. Disa prej tyre kanë paraqitur vepra të tyre për herë të parë pikërisht në galerinë “Vaska Emanuilova”. Galeria e Arteve në qytetin e Sofjes ekspozon zhanre të ndryshme të brezave të ndryshëm: art figurativ, grafikë, art bashkëkohor, fotografi, skulpturë. Më vjen mirë se pikërisht autorët e rinj ekspozojnë këtë verë. Sepse publiku do të njihet me tendencat aktuale, duke mësuar më shumë rreth veprimtarisë dhe biografisë së këtyre piktorëve. Publiku po ashtu do të mësojë për udhëtimet e artistëve të rinj, të cilët përbëjnë një brez të ndryshëm të të menduarit të lirë. Dhe ky brez është prekur si nga problemet në Bullgari, ashtu dhe nga ato të botës”.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Veneta Pavllova
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare..