Më 24 qershor Kisha Ortodokse kremton lindjen e Shën profetit Joan Pagëzuesit, që pothuajse përputhet me solsticin veror – dita më e gjatë e vitit. Në ngjashmëri me solsticin dimëror, që është afër Krishtlindjes, kjo ditë pritet me rite festive nëpër të gjithë Evropën që nga kohërat më të lashta. Nëpër tokat tona festa është e njohur si dita e Enjos ose dita e Janes. Pavarësisht se bëhet fjalë për profetin e krishterë Shën Joan, në këngët popullore dhe në besimet takojmë një pamje më të ndryshme – Enjo ose Janjo, një hero mitik, i lidhur me forcën e diellit, që sjellë begati, shëndet dhe martesë të lumtur për vajzat e reja. Mendohet se në këtë ditë energjia e diellit është më e fuqishme dhe në mënyrë magjike ajo i transmetohet ujit dhe bimëve shëruese.
Sipas besimeve pikërisht në ditën e Enjos dielli arrin pikën e vet të fundit të rrugës së vet drejt verës, pushon dhe niset përsëri drejt dimrit. Ai ndalon për pak në sfondin qiellor dhe tundet dhe luan. Kush e shikon në këtë moment, do të jetë i bekuar, prandaj besimi popullor rekomandon të ngrihemi shumë herët dhe të mund të presim lindjen e diellit në një hapësirë.
Një vend të rëndësishëm në festë kanë dhe bimët. Ato duhet të këputen përpara lindjes së diellit, kur kanë një forcë më të madhe shëruese. Akoma që herët, pa lindur dielli, fushat dhe luadhet janë mbushur me vajza, nuse dhe gjyshe, të cilat kanë mbledhur barnat shëruese. Prej tyre kanë formuat buqeta të veçanta të enjos siç i kanë quajtur dhe i kanë varur nën strehët e shtëpive – të ruajnë nga gjërat e këqija dhe të ndihmojnë kundra sëmundjeve dhe magjive. Lëngu i tyre u është dhënë të sëmurëve për të pirë, po kështu ua kanë derdhur mbi kokë. Janë thurur dhe kurora të mëdha të Enjos, në të cilat detyrimisht kanë vënë dhe disa nga bimët e detyrueshme. Në përfytyrimet popullore ata kanë vetinë magjike të mbrojnë nga kuçedrat dhe shtojzovallet, prandaj përmes kurorave janë futur të gjitha gratë dhe fëmijët. Kurora të tilla thuren dhe sot e kësaj dite në kompleksin Etnograf “Etëra” rreth qytetit Gabrovo.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ngjyrosja me ngjyrat nga natyra – kjo është tema, të cilën e ka zgjedhur të studiojë me qasje etnografike heroina e tregimit tonë të sotëm. Ajo është një bullgare e re, të cilën rrethanat e jetës e çuan në SHBA që në një moshë fare të..
Në zonën “Karandilla”, mbi qytetin Sliven, më 23 gusht po mbahet Takimi i 32-të Kombëtar i Karakaçanëve në Bullgari. Ngjarja organizohet nga Federata e Shoqatave Kulturore dhe Arsimore të Karakaçanëve në Bullgari. Hapja zyrtare është në orën 10:30,..
Nga 22 deri më 24 gusht në zonën Dobromerica zhvillohet edicioni i 15-të i Festivalit të Kostumit Popullor Zheravna – 2025, një ngjarje që çdo vit mbledh mijëra vizitorë të veshur me kostume tradicionale popullore, njoftoi BNT. Mbi 30 gajde kaba do të..