Pjesa më e madhe e refugjatëve që kërkojnë strehim gjithnjë e më shpesh bëhen viktimë të trafikut të njerëzve. Situata delikate, në të cilën ndodhen, i kthen në objekt tërheqës për trafikantët, të cilët premtojnë kundrejt shumave kolosale transferim në “tokën e premtuar” Evropë. Shpesh herë hapin e parë në territorin evropian refugjatët nga LM e bëjnë në Bullgari, duke kaluar në mënyrë ilegale kufirin turko-bullgar. Ndërsa fluksi i migrantëve nga Afrika prej kohe është kthyer në një sprovë për Italinë dhe Greqinë. Zgjidhje të mundshme për problemin në rritje kërkoi Konferenca Ndërkombëtare në Sofje, organizuar nga Komisioni Kombëtar për Luftë kundër Trafikut të Njerëzve, Këshilli i Evropës dhe Komisariati i Lartë i OKB për Refugjatët me pjesëmarrjen e një sërë organizatash joqeveritare nga më se 12 shtete.
Vala e refugjatëve nga Siria goditi Bullgarinë para më se 3 vjetësh dhe e gjeti vendin të papërgatitur. Me gjithë se sot në qendrat e pritjes situata është përmirësuar ndjeshëm, problemi vazhdon të jetë shumë i dhimbshëm dhe aktual. BE është përqendruar mbi procedurat për vlerësimin e kërkesave për dhënien e statusit të refugjatit dhe mbi shpërndarjen e njerëzve që kërkojnë strehim në vendet e veçanta anëtare. Tani për tani në plan të dytë mbetet lufta kundër trafikut të këtyre njerëzve – trafikantët e organizuar mirë vazhdojnë të grumbullojnë miliona nga fati i mjerë i refugjatëve. “Bullgaria punon aktivisht si kundër trafikut të njerëzve, ashtu edhe për parandalimin e problemit – dha sigurime në kohën e konferencës Zëv/ministri i Punëve të Brendshme Cvjatko Georgiev. – Gjatë viteve të fundit Bullgaria si kufi i jashtëm i BE ndodhet nën presionin serioz të flukseve të përziera të emigrantëve: të njerëzve që u përgjigjen kritereve për mbrojte ndërkombëtare nga njëra anë, dhe emigrantëve ekonomikë, që vijnë nga shtetet ku nuk ka konflikt të armatosur, por që kërkojnë jetë më të mirë.”
Sipas fjalëve të Roland Weil, përfaqësues i Komisariatit të Lartë të OKB për Refugjatët për Bullgarinë, mbi gjysma prej emigrantëve që përpiqen me të gjitha mjetet e mundshme të vijnë në Evropë, janë refugjatë, që janë bërë viktimë të trafikantëve.
“Në mungesën e mjeteve të ligjshme për të shkuar në vendin e dëshiruar, shumë prej këtyre dhjetëra mijë njerëzve përdorin shërbimet e trafikantëve. Po thuaj 100% prej refugjatëve që hyjnë në Bullgari, e bëjnë në mënyrë ilegale me ndihmën e kontrabandistëve” – mendon Weil.
Trafiku i paligjshëm i njerëzve është kthyer në biznes fitimprurës. “Si problem me shumë dimensione ai kërkon strategji të integruar, e cila të përfshijë si vendet e origjinës, ato të transitit dhe vendin e destinacionit përfundimtar” – shton Weil.
Ndërsa dr. Konstantin Hrushka nga Këshilli Zviceran për Refugjatët pohon, se pjesë e pandashme e kësaj strategjie duhet të jetë ofrimi i mundësisë legale refugjatëve për të kaluar përmes kufirit, përfshi edhe në vendet e BE. Sipas tij, zbatimi i kuotave të refugjatëve nuk do të zgjidhë problemin, sepse ndarja mekanike e njerëzve që kërkojnë strehim, nuk merr në konsideratë fatet dhe preferencat e tyre personale.
“Fluksi i migrantëve drejt Evropës aktualisht është ilegal, sepse në fakt refugjatët nuk kanë mundësi tjetër – mendon dr. Hrushka. – Vite me radhë Zvicra u ofronte viza njerëzve që kërkonin strehim që të mund të udhëtojnë legalisht dhe të presin vendimin e organeve përkatëse për dhënien e statusit. Me kalimin e viteve kjo mundësi u hoq dhe ne mendojmë, se zbatimi i saj përsëri do të parandalojë refugjatët nga ndërmarrja e udhëtimit të rrezikshëm për jetën dhe shëndetin e tyre, shpesh herë të organizuar nga trafikantët ilegalë.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..
Në Nju Jork, në kuadër të sesionit të vjeshtës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov u takua me ministrin për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Ata kanë shprehur gatishmërinë për të..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..