Gjatë vitit 1926 të largët zhvillohen festat e para muzikore të Varnës. Ideja e themeluesve gjen dhe pasues. Kështu lind festivali “Vera e Varnës”, i cili mbledh në një skenë ajkën e elitës tonë vendase dhe të huaj muzikore. Prej disa edicioneve e këtej koncertet janë të shpërndara në module të veçanta, për të cilat tregon sekretarja artistike e forumit Pllamena Coneva:
“Mundëm të strukturojmë edicionin e tanishëm sa më mirë dhe në një plan të caktuar kohe dhe si përmbajtje. “Vera e Varnës”është një festival me shumë gjini dhe përfshin një numër të madh ngjarjesh. Moduli i parë bazë është për muzikë simfonike, të dhomës, opera dhe balet. Sipas traditës fillojmë me një koncert të filarmonisë së Varnës. Për herë të parë do të na vijë për vizitë dirigjenti Jordan Kamxhallov. Solist do të jetë violinisti i ri Simeon Simeonov, i cili po kështu debuton në skenën tonë. Aksenti në programin e tyre është mbi muzikën bullgare. Rapsodia “Vardar” nga Panço Vlladigjerovi është emblemë e “Verës së Varnës”. Ndaj saj shtuam edhe një krijim nga i njëjti autor – Koncert për violinë dhe orkestër numër 1”.
Tanimë për vit të tretë të radhës Orkestra Ballkanike e Rinisë është një pjesë nga festivali “Vera e Varnës”. Ajo i zhvillon provat në një kamp në afërsi të Varnës dhe në fund prezanton krijimet, të cilat i ka përgatitur me dirigjentin e ri Ljubomir Denev-bir. Në themel të kësaj ideje është filarmonia “Pionier”, e cila po kështu merr pjesë në orkestër.
“Në kufi me klasikën” ka për qëllim ta bëj festivalin të pranishëm për një auditor më të gjerë. Muzikant si Jëlldëz Ibrahimova, Teodosij Spasov dhe Hristo Jocov janë një pjesë nga befasitë, të cilat organizatorët i kanë mbledhur në këtë modul. Koncertet nën titullin “Arti i Barokut dhe të Rilindjes” gëzojnë një vizitë të madhe. “Kemi miq nga Spanja dhe Hungaria kurse koncerti i ansamblit “Lez Ambasador” është fryt i bashkëpunimit tonë me festivalin “Arti i Barokut” në Sofje”, shton Pllamena Coneva.
Adhuruesit e gjinive muzikore-skenike po kështu nuk do të mbeten të zhgënjyer. “Opera dhe baleti në Teatrin Veror” propozon 3 premiera të Operës së Varnës ku e fundit prej tyre është e “Don Paskuales” nga Gaetano Doniceti. Me të do të përfundojë “Vera e Varnës 2015”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe krijues të xhazit në skenën bullgare, perkusionisti Hristo Jocov. Një fjalë e thënë, një gur i hedhur (Që..
Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..
Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në..