Në rrëzat e malit Stara pllanina fshihet një vend tepër frymëzues e piktoresk dhe tepër i bukur – bashkia Çavdar, e cila përfshin vetëm një vend të populluar – fshatin Çavdar. Pavarësisht se është një nga baskitë më të vogla në Bullgari, ajo lavdërohet me një përvetësim jashtëzakonisht të suksesshëm të fondeve evropiane dhe me kryerjen e një sërë projekteve për përmirësimin e infrastrukturës, shëndetësisë, arsimit e të tjera. Gjendet në një vend komunikacioni, në afërsisht 75 kilometra nga kryeqyteti dhe ka rreth 1200 banues.
Deri në vitin 1899 fshati quhet Kollanllare, pas kësaj është emërtuar Radosllavovo. Kurse që më 5 janar 1946 mban emrin Çavdar. Pas gërmimeve arkeologjike kuptohet se, zona është trashëgimtare e popullsisë me të vjetër, e cila është zbuluar nga shkencëtarët në Srednogorie. Gërmimet arkeologjike e tumulës së fshatit rreth lumit Topollnica dëshmojnë se, jetë këtu në këto troje ka pasur përpara 7000 vjetëve. Është zbuluar një qeramikë shumë interesante e pikturuar, dhe po kështu dhe banesa nga periudha e neolitit. Shumë i rëndësishëm për banuesit e krahinës është tubimi, i cili zhvillohet çdo vit, në të shtunën e parë pas Pashkëve. Festohet në majën Shën Petka, pika më e lartë e fshatit, ku ka paraklis, me emrin e përkrahëses.
Duke ruajtur kujtimet për të kaluarën dhe traditat e veta, Çavdar ecën përpara dhe nuk pushon së zhvilluari dhe duke u modernizuar. Ky vend piktoresk është dëshmi se, me shumë dëshirë dhe shumë punë mund të arrihet një efekt marramendës. Por çfarë duhet për këtë tregon kryetari i bashkisë Penço Gerov:
“Përvetësuam 13 600 000 leva. Asfaltuam të gjitha rrugët, është i ndërtuar dhe kanalizimi, ndërtuam një stacion spastrimi për ujërat e pijshme, kurse pas kësaj vendosëm të bëjmë diçka për qendrën e Çavdarit. Tani gëzojmë miratime të shumta për të. E vërteta është se fshati u rinovua dhe është në një gjendje shumë të mirë. Një kryetar bashkie duhet të besoj tek administrata, kurse ajo tek ai. Suksesi ynë vjen pikërisht nga kjo. Këshilli i bashkisë këtu është po kështu shumë i bashkuar dhe mjaft kritik. Kur bëhet fjalë për diçka që është me rëndësi për Çavdarin, që të gjithë këshilltarët bashkohen, harrojnë anësimet e veta politike, kurse kjo është me një rëndësi të madhe. Në qoftë se kryetari i bashkisë nuk ka përkrahjen e këshillit bashkiak është shumë e vështirë të punohet. Për arritjen e një suksesi duhet të punojnë të gjithë njerëzit. Pa dyshim që personaliteti (kryetari i bashkisë) duhet të ekzistojë. Ai duhet të jetë drejtues, të japë udhëzime. Të këshillojë, nganjëherë t’i bjerë dhe tavolinës me dorë. Por, një njeri vet nuk mund të bëjë asgjë.”
Banuesit e fshatit e përcaktojnë kryetarin e bashkisë si një njeri të mirë, i cili gjithmonë është gati t’i ndihmojë secilit. Krenohen se, bashkia siguron një drekë falas për nxënësit në restorantin e afërt. Nuk ka probleme me kujdeset shëndetësore. Janë investuar mjete dhe në rinovimin e kopshtit, shkollës dhe të vatrës së kulturës, që dhe sot e kësaj dite është një vend aktiv për zhvillimin e kulturës vendase, traditat dhe ritet. Si çdo një vend i vogël i populluar, kështu dhe Çavdar humbet një pjesë nga popullsia e re, që shpërngulet në qytetet më të mëdha, të kërkojë punë. Por në sajë të industrisë së zhvilluar dhe të industrisë drusore kjo nuk është kaq e ndjeshme. Sipas njerëzve duhet të ruhet bilanci midis industrisë dhe ruajtjes së mjedisit rrethues. Për më shumë vende pune fshati orientohet drejt zhvillimit të turizmit. Më shumë për këtë tregon Penço Gerov:
“Sado dhe e vogël të jetë papunësia (rreth 10%) në Çavdar, në krahasim me regjionet e tjera, duhet të kërkojmë vende suplementare pune. Në këtë moment ndërtojmë qendër sportive-turistike, ku kemi si qëllim të përqendrojmë turizmin. Mbi programin për zhvillimin e rajoneve fshatare ndërtuam atraksione sportive-turistike, të cilat së shpejti do të hapen. Ka mure për t’u ngjitur, pajisje prej litari për shëtitje dhe pajisje për fëmijët më të vegjël, disqe për balancë e kështu me radhë. Është mjaft atraktive. Duam që në këtë mënyrë të mund të tërheqim njerëz. Kur ata të vijnë, duhet të ketë se kush t’i shërbejë. Kështu krijohen vende pune.”
Fshati arrin sukses të madh edhe në integrimin e romëve, të cilët punojnë dhe marrin pjesë në kryerjen e projekteve evropiane. Në të ardhme pritet të zhvillohet dhe transporti, të përmirësohet kujdesi për mjedisin rrethues dhe të hapen akoma dhe akoma vende të tjera pune.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..