Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E punuar me duar dhe zemër

БНР Новини

Stina artistike verore “Arti i pllakave të verdha” fillon. Çdo një fundjavë e fundit të muajit, deri tek fundi i tetorit, festivali do të prezantojë zanate dhe arte të aplikuara. Zhvillohet në hapësirë, në njërin fund të Kopshtit të Qytetit. Prandaj dhe në emërtim janë përfshirë “pllakat e verdha”. Le të rikujtojmë se, pllakat stërgjatësh të verdha, me të cilat janë mbuluar rrugët në zemër të Sofjes, sot janë të zëvendësuara. Të paktën në pjesën më të madhe. Por për kryeqytetasit ato mbeten një simbol i përjetshëm i qendrës historike të qytetit. Sipërfaqja, mbi të cilën vendosen dyqanet e improvizuara, banakët dhe punishtet, gjendet në përmasat e ish mauzoleut. Në ditët e festivalit aty mund të shikohen prodhime prej qeramike, materiale natyrale, bizhuteri, shalle të pikturuar dhe rroba, sende të ndryshme prej lëkure, prej qelqi dhe prej druri... Çdo gjë e punuar në dorë. Organizatore e festivalit është Antonia Ballabanova me ndihmën e Dhomës Regjionale të Zanateve në Sofje.

“Shpini një copë nga zemra e krijuesit në shtëpitë tuaja – drejton apel zonja Ballabanova, e cila prezanton forumin artistik. – Gjatë gjithë verës – duke filluar nga muaji qershor deri në muajin tetor, u japim mundësi punuesve të artizanatit  të tregojnë krijimet e veta. Që të gjitha ngjarjet janë bamirëse, mjetet janë të caktuara për fondacionin “Fëmijët”, i cili përkrah fëmijët nga institucionet, duke zgjeruar perimetrin e tyre social. Përmes bashkëveprimit me njerëz të ndryshëm – vullnetarë, specialistë, ata marrin një stimul të fuqishëm të zhvillohen dhe të krijojnë. Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në festival kanë diploma mjeshtërie, të dhëna nga dhoma Kombëtare e zanateve artistike. Por bile dhe ata, të cilët nuk kanë certifikata profesionale, janë këtu, sepse punojnë gjëra të shkëlqyera jo vetëm me duar, por dhe me zemër. Një nga idetë është që t’i ruajmë zanatet bullgare dhe artet e aplikuara, të stimulojmë “ekonominë krijuese”. Këta njerëz jetojnë nga shitjet e prodhimeve të tyre. Akoma gjatë ditës së parë kishim shumë vizitues – bullgarë dhe të huaj, miq të kryeqytetit. Organizojmë dhe punishte për fëmijët, në të cilat vogëlushët kureshtar mund të punojnë sapunë, prodhime prej qeramike, figura prej letre, kukulla... Prindërit e tyre po kështu mund të provojnë aftësitë e veta. Unë vet jam e pasionuar në punimin e poçeve prej balte. Profesioni im është krejtësisht i ndryshëm- gjatë dhjetë vjetëve të fundit jam drejtuese e një klase të lartë të restoranteve, përveç kësaj jam përkthyese e letërsisë tekniko-shkencore. Për jo profesionalist si mua, arti i aplikuar nuk është vetëm burim i shijes estetike. Ai ka dhe një efekt terapeutik. Fill pasi të qëndrojë pranë rrotës së poçarisë, kam ndjenjën se i gjithë tensioni dhe stresi dalin përmes duarve të mia.”

СнимкаNjë pjesë e madhe nga zanatet artistike, të paraqitura më 27 dhe 28 qershor, ishin më tepër vazhduesit modern të traditës bullgare. Kishte dhe kozmetikë mbi bazë bimore, ushqime bio dhe vegan. Pritet që gjatë muajve të ardhshëm të bashkohen më shumë mjeshtër, të cilët ndjekin teknologji të vjetra në prodhimin e vet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Allbena Bezovska dhe BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fabrice Petit - një muzikant i huaj i dashuruar me muzikën folklorike bullgare

Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..

botuar më 24-10-06 8.35.PD
Teqeja Emala Baba

Dervishët në trojet tona - legjendat dhe misteret rreth teqesë së fshatit Bivoljane

Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..

botuar më 24-09-23 8.15.PD

Esther Willems - një koreografe nga Haga, sipas së cilës shpirti i bullgarit është i injektuar në valle

Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..

botuar më 24-09-20 7.35.PD