Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një komision bullgaro-amerikan do të punojë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Bullgari

БНР Новини
Gërmime arkeologjike në Serdikën antike
Foto: BTA

Në fund të muajit qershor ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bullgari shpalli themelimin e komisionit bilateral bullgaro-amerikan për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Detyra e tij bazë do të jetë theksimi i rëndësisë të trashëgimisë kulturore për zhvillimin e turizmit tek ne, si dhe këmbimi i përvojës midis specialistëve nga të dyja vendet. “Shpresojmë se, ky komision do të ndihmojë të zgjohet interesi i gjithnjë e më shumë amerikanëve drejt historisë bashkëkohore të pasur dhe të lashtë të Bullgarisë” – tha këshilltarja mbi çështjet shoqërore në ambasadën amerikane në Sofje Elizabet Ficsimëns në një intervistë për Radio Bullgarinë. Më herët sivjet ambasada amerikane bëri dhurimin e vet më të madh për Bullgarinë deri në këtë moment, jashtë sferës së sigurisë – për projekt për restaurim dhe konservim të kishës mesjetare “Shën Joan Aliturgetos” në qytetin Nesebër. Përse ambasada amerikane në Bullgari merr përsipër këtë iniciativë të re?

“Prej një kohe të gjatë punojmë në një bashkëpunim të ngushtë me shumë organizata bullgare, të cilat merren me trashëgiminë kulturore të vendit dhe ruajtjen e saj, për më tepër degën bullgare IKOMOS (Këshilli ndërkombëtar për monumentet e kulturës dhe vendet kureshtare) dhe gjithmonë kemi pasur një punë të përbashkët shumë të dobishme. Gjatë kohës së vizitës së vet në Bullgari gjatë muajit janar sekretari i shtetit Xhon Keri shpalli disa fusha, në të cilat vendet tona mund të zhvillojnë një dialog strategjik, duke nënvizuar se, mund të kërkojmë shkaqe për zgjerimin e bashkëpunimit tonë në fushën e trashëgimisë kulturore. Lindja e komisionit është rezultat i këtyre bisedimeve.”

Komisioni i ri do të ekzistojë në kuadrin e Komisionit bullgaro-amerikan për shkëmbim arsimor “Fullbright”, që funksionon me sukses në Bullgari tanimë më shumë se 20 vjet. Në organizatën e re do të punojnë specialistë të dëshmuar nga fusha e historisë, arkitekturës, etnomuzikologjisë, drejtorë të muzeve. “Detyra bazë e komisionit do të jetë të fokusohet mbi analizën e asaj, cilat objekte historike janë autentike dhe duhet të restaurohen dhe të ruhen, si dhe kush është mënyra më e mirë kjo të mund të bëhet – sqaroi zonja Ficsimëns. – Qëllimi është jo vetëm të përcaktojmë se cilët projekte do të marrin financim, që kuptohet do të zgjidhet nga grupi i ekspertëve me njohje në fushën e trashëgimisë kulturore materiale dhe jo materiale të vendit. Me rëndësi është po kështu se në çfarë mënyre mund ti lidhim këto projekte me baskitë, në territorin e të cilit gjenden, që të mund ato të mund të sjellin një dobi reale ekonomike, për shembull në fusha, në të cilat deri në këtë moment turizmi ka qenë i zhvilluar shumë dobët. Qëllimi është që të përcaktohen projektet më të përshtatshme, duke u marrë parasysh pamja e përgjithshme në vend dhe shikohet se ku ka objekte, të cilat janë unikale me rëndësinë e vet historike dhe kulturore dhe të cilët kanë nevojë prej konservim, ose objekte, për të cilat deri në këtë moment nuk janë ndarë mjete.”

Komisioni tanimë ka plane më afatgjata, si partner në një nga iniciativat e ardhshme do të jetë kompleksi më i madh i muzeve dhe studimor në botë, instituti “Smitsoniën”, në Uashington. Çdo verë aty organizohet një festival dyjavor “Follkllajf” i cili prezanton kulturën e vendeve të zgjedhura, ku Bullgaria do të propozohet për të marrë pjesë gjatë vitit 2019, për të cilën Plovdivi u zgjodh për Kryeqytet Evropian të Kulturës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD