Grumbullohen re të errëta, dëgjohen bubullimat e para, po afron stuhia. Papritmas dëgjohet një bubullimë e ndjekur nga e dytë, e treta dhe shumë të tjerë. Dhe pas kësaj mbi tokë nuk derdhen kokrra breshri, por shi të imtë pranveror.
Lëshimi i raketave kundër breshrit mund të shihet kudo në Bullgari, pasi në territorin e saj ka 200 sheshe për luftimin e breshrit, kokrrat e të cilit i sjellin dëme të mëdha bujqësisë. Sistemi për mbrojtjen nga breshri u krijua në vitin 1968 pranë Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa poligoni i parë u ndërtua një vit më vonë në qytetin Sëedinenie. “Ky ishte një poligon i testimit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave me qëllime kërkimor-shkencore. Shkencëtarët studiuan si ky sistem do të ndikonte mbi proceset, cili do të ishte efekti dhe çfarë duhet të ishin metodat e punës” – tregon Jordan Jordanovi – shef i degës “Veprimtari Teknike”, aktualisht i ngarkuar me postin drejtor i Dikasterit “Breshër” në qytetin Vraca. Numri i shesheve për mbrojtjen nga breshri vetëm në rajonin e këtij qyteti është 24. Secili prej tyre mbulon një territor nga 10 kilometra. Rajonet e vendosjes së këtyre shesheve nuk u zgjodhën rastësisht. Bëhet fjalë për një sistem të tërësishëm, i cili lejon, që retë të qëllohen të paktën nga dy sheshe.
 “Detyra  jonë kryesore është të mbrojmë prodhimin bujqësor nga breshri. Sheshet me  raketa kundër breshrit në rajonin e qytetit Vraca mbrojnë një territor nga 170  mijë hektarë – vazhdon Jordan Jordanovi. – Dëmet pas ndërhyrjes sonë janë vetëm  20-30 për qind. Ka raste kur nuk ka edhe dëme. Mirëpo, gjithçka është në varësi  të motit dhe të fronteve të ftohta, të cilët depërtojnë në territorin e  Bullgarisë. Gjatë ditëve me vapë retë ngrihen në një lartësi deri në 10  kilometra. Në shtresat e ftohura temperaturat janë të ulëta dhe krijohen rrethana  për formimin e kokrrave të breshrit. Kur ekzistojnë kushtet e përshtatshme,  atëherë fillojmë të shpërndajmë këtë re.”

Me gjithë qëndrimin e përhapur, raketat e lëshuara nuk thyejnë masën e formuar të akullt në renë. Në se breshri është i formuar, atëherë mbi të nuk mund të ndikohet në asnjë mënyrë. Sheshet për parandalimin e breshrit punojnë sipas një parimi tjetër, krejt të ndryshëm të quajtur “konkurrim”:
 “Në  fillim pas lëshimit raketa fluturon sipas trajektores së caktuar në një lartësi  përafërsisht 3 kilometra. Aty ajo fillon të shpërndajë si tym argjend të jodur.  Ky është një lëndë kimike, rrjeta kristalore e së cilës i është shumë afër  rrjetës së akullit. Duke ngjitur me rrjetën kristalore të argjendit të jodur,  pika e ujit menjëherë shndërrohet në akull dhe rreth saj fillojnë të ngjiten  pika të tjera, duke formuar kokrrën e breshrit. Thënë me fjalë të tjera ne  bëjmë kokrra artificiale të vogla breshri dhe kështu parandalojnë formimin e  kokrrave të mëdha.”

 Thënë  më thjeshtë, në se në renë ka 1 milion kokrra të ngrira sa arra, argjendi i  jodur ndihmon që në renë të formohen 100 milion kokrra të vogla si gruri. Duke  rënë në tokë disa shkrihen, të tjerë nuk e kanë këtë peshë dhe energji, që t’i  dëmtojnë prodhimit bujqësor. Ato kokrra mund të grisin gjethet, por nuk mund të  thyejnë kërcellin, ose të prishin tërë bimën. Dhe pikërisht ky është qëllimi i  punës.

Një mashtrim tjetër i përhapur është, se breshri bie vetëm pas dite ose mbrëmjen. Ky është një përfytyrim i rrem. Breshri mund të dalë edhe herët në mëngjes, edhe gjatë natës, gjithçka është në varësi të tekeve të motit. Për fat të keq breshri hyn në parashikimet e shkurtra të motit, sepse tërë procesi që nga formimi i resë deri te rënia e breshrit vazhdon nja 7-10 minuta. Prandaj specialistët disponojnë afate tepër të shkurtra. Matës special doppler sigurojnë informacion për proceset në renë dhe për pikat në të çdo 3 minuta. Një sistem aparatesh në qendrën kontrolluese cakton koordinatat e resë dhe i drejton sheshit përkatës, ku specialistë lëshojnë raketat te retë. Ata disponojnë më pak se sa një minutë, që të plotësojnë komandat.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Desisllava IvanovaRadioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..
Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e SPEAR-1 – një model bazë të inteligjencës artificiale, i cili u jep robotëve një kuptim..
Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë – zejtarë, si edhe adresat dhe numrat e telefonit për kontakt me mjekët tanë që punojnë në territorin e..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reQeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të..
Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër..
Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është..