Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dobrinka Tabakova për rrugën profesionale, për frymëzimin dhe për miqësitë

Foto: dobrinka.com

“Drita shkëlqyese”, “Shndritje e ngrohtë”, “Triptik diellor” – ato janë tituj të veprave të kompozitores Dobrinka Tabakova. Të gjitha ato emërtime e drejtojnë ndërgjegjen te drita, të bukuria, te lartësia. Mirëpo, edhe të vëmë anas “etiketën verbale” në fakt kjo është ndjenja, të cilën e lë muzika e kësaj krijuese bullgare.

“Ndoshta është lidhur me kohën, në të cilën jetojmë – shpjegon vet muzikantja. – Mirëpo, për mua kjo është një rrugë, të cilën shumë krijues e zgjedhin dhe synojnë ta arrijnë nëpërmjet punës. Duhet të jemi optimist, që të avancojmë. Doemos ka autorë, të cilët paraqesin anën negative të jetës. Mirëpo, mua më preokupon arti, që kërkon dritën dhe lartësitë. Pikërisht kjo më frymëzon dhe këtë e kërkoj si kompozitore.”

Dobrinka Tabakova mbaroi Akademinë Mbretërore të Muzikës në Londër dhe Gilldholl Skull. Specialitetet e saj janë piano, kompozim dhe dirigjim. Bëri një punim doktoral të kompozimit në Kings Kolixh në Londër. Çmimin e parë si autore e fitoi kur ishte 14 vjeçare. Ky ishte çmimi “Zhan Frederik Perenu”, të cilën e mori në Konkursin Ndërkombëtar të Muzikës në Vjenë. Kjo ishte vetëm disa vite pasi familja e saj e braktisi Bullgarinë.

Për jetën e vet Dobrinka Tabakova rrëfen: “Linda në qytetin Pllovdiv dhe pikërisht atje zbulova bukurinë e muzikës. Kjo u bë në sajë të koleksionit të pasur të pllakave të gramafonit, që kishim në shtëpi. Krahas kësaj edhe mësuesja ime e parë e pianos Dobrinka Kostova, nuk më pengonte të improvizoj. Unë e bëra këtë shpesh, kur nuk kisha mësuar mirë pjesën e re. I jam mirënjohëse për këtë liri. Kompozim fillova të mësoj në Londër në vitin 1991. Desha të shpreh mendimet e mia të paraqes botëkuptimin tim nëpërmjet muzikës. Frymëzimi më i madh për mua janë kompozitorët, të cilët i dëgjova kur isha e vogël në shtëpi dhe në koncertet, të cilët i frekuentuam me prindërit. Edhe më sot mbaj mend përshtypjet që la tek unë Koncerti numër dy për piano i Sen Sansit. Atëherë desha të bëhem pjesë e botës, të cilën e rikrijon pikërisht kjo muzikë. Kompozitorët modernë fillova ta dëgjoj pasi erdha në Londër. Edhe pata fatin të përfshihem në njërin prej kurseve për mjeshtër me pedagog Ksenakis. Isha 12 vjeçare dhe muzika e këtyre kompozitorëve u bë pjesë e imagjinatës sime. Mendoj, se kompozimi është një mundësi të komunikoj me shumë njerëz ose vetëm me një njeri. Dhe në procesin krijues më fortë më preokupon pikërisht mbyllja e rrethit autor- ekzekutues-dëgjues. Ekzekutimi i parë i ndonjë vepre gjithnjë shoqërohet me shumë emocione. Mendimi, se vepra do të dëgjohet për herë të parë edhe nga njerëz të tjerë, sjell pak shqetësim...

Për punën e tanishme Dobrinka Tabakova tregon: “Gëzohem, se pranë meje ka muzikantë të cilët nuk e kanë frikën të përfshijnë në repertorin e tyre edhe vepra të reja, kështu që të hedhin një urë midis kompozitorëve të afirmuar dhe autorëve modernë. Njeri prej tyre është Maksim Risanovi nga Ukraina. Me të mësuam bashkë në Gilldholl Shkull. Ai është violist dhe dirigjent. Edhe violonçelistja Kristina Blaumane nga Litonia është nga ata muzikantë. Për të kompozova Koncertin për violonçel. Më se dhjet vjet me radhë punoj me Orkestrën e Mjelmës në qytetin e Shekspirit Stratford mbi Ejvën. Që nga viti 2014 për dy vjet më emëruan partnere kompozitore në të.”

Albumi i muzikantes Dobrinka Tabakova “Rrugët e harqeve” u përfshi në nominimet e dallimit prestigjioz “Grami” në kategorinë “Album më të mirë me muzikë klasike” 2014. Cilat janë çmimet e tjera, fituara nga zonja Tabakova:

“Dallimet janë një gjë prestigjioze, por në ndërgjegjen mbeten ekzekutimet e veprave, për të cilët ata jepen. Çmimet nuk janëndonjë gjë e veçuar. Ata janë pjesë e një rruge të tërësishme.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD