Viktoria Vasilenko është 22 vjeçe, por tanimë ka grumbulluar një përvojë serioze profesionale. Ajo është mbajtëse e dekoratave të shumta nga konkurse për piano në Bullgari, Greqi, Itali, Çeki. Mes tyre është dhe dekorata e dytë (gjatë mosdhënies së dekoratës së parë) në Konkursin ndërkombëtar për piano “Xhejms Motram”në Mançester të Anglisë. Ka pasur recitale në Vjenë gjatë vitit 2008, në Nju Jork gjatë vitit 2010 dhe kryeqytete të tjera botërore muzikore. Ka qenë soliste e Orkestrës Simfonike të Liverpulit, të Orkestrës së Dhomës të Brukseli, e Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare, të Orkestrës së Klasik FM, të Filarmonisë së Sofjes, të Orkestrës së festivaleve të akademisë muzikore verore “Muzika Mundi” në Belgjikë (gjatë vitit 2009 me dirigjentin Maksim Vengerov). Është mbajtëse e dy statujave “Lira e kristaltë” të dhëna nga Lidhja e veprimtarëve muzikorë dhe të vallëzimit në Bullgari. E para si një soliste më e mirë e re për stinën e koncerteve 2007-2008, e dyta – si një interpretuese dhome gjatë vitit 2012.
Gjithnjë e më e madhe është varësia e muzikantëve të rinj klasikë me organizata, të cilat merren me të ashtuquajturin biznes muzikor. Reklamë dhe një menaxhim të mirë – a është kjo rruga drejt suksesit? “Me të vërtetë biznesi në promovimin e muzikantëve të rinj është shumë i rëndësishëm. Kjo mund të jetë për të mirë ose për të keqe, dhe kjo varet nga njerëzit të cilët merren me të. Ne, përfaqësuesit e gjeneratës më të re, kemi fatin e madh – jemi të hapur drejt botës, kemi një prani deri në çdo një pikë të planetit, udhëtojmë, krijojmë kontakte. Takojmë personalitete të mëdhenj, bile kemi shansin të jemi studentë të tyre, siç është në rastin tim. Mundësi të shumta jep dhe interneti. Unë mundohem të mos lëshoj asnjë prej tyre. Tani për tani, në sajë të Zotit kam fat. Kuptohet punoj shumë për këtë fat. Dua të them edhe një gjë tjetër. Unë si dhe bashkatdhetarët e mi të rinj në Spanjë, mundohemi të përfshijmë krijime bullgare në programet tona. Kjo ekziston si praktikë, por nuk është e mjaftueshme. Por kemi xhevahire muzikore të cilat duhet patjetër që të popullarizohen.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X..