Dhjetëvjeçarë të tërë me radhë qyteti i lashtë rilindës Koprivshtica është mikpritës i Tubimit kombëtar për krijimtari popullore. Fillimi i kësaj ngjarjeje të madhe folklorike është gjatë vitit 1965. Që atëherë, në çdo 5 vjet fushat e vendbanimit Vojvodenec kthehen në një skenë të madhe popullore, ku tregojnë artin e vet grupet më të mira amatore – instrumentalist të mirë, tregimtarë, këngëtarë të talentuar, valltarë...
Është e gëzueshme se, gjatë viteve kjo që rastiste në Koprivshtica, mori jehonë dhe nëpër botë – tubimi gëzon një interes të madh dhe një vizitë nga jashtë. Do të rikujtojmë disa nga përshtypjet e miqve tanë:
“Nuk flas si folklorist, kurse si një njeri i dashuruar pas folklorit. Ajo që më mahniti, ishin ndjenjat, të cilat buronin fill nga zemrat e njerëzve. Një harmoni e jashtëzakonshme – nëpër estradat dhe rreth tyre. Ju jeni në rrugë të drejtë!” – thotë Andre Giz, president i Festivalit Ndërkombëtar Folklorik në Nica të Francës.
“Festivali në Koprivshtica është festivali më i madh kombëtar në të cilin jam i pranishëm. Gjashtë estrada – kjo është një gjë grandioze, nuk kam parë të organizohet një gjë e ngjashme në asnjë vend tjetër nëpër botë. E njoh folklorin bullgar si një art dinamik, që nuk jeton vetëm për festivalin, por dhe në ditët e përditshme të njerëzve. Folklori juaj është një pjesë nga kultura e lashtë dhe moderne bullgare”. Këto janë fjalë të Vilijam Fabri, drejtor i Institutit për kulturë në Bratislavë.
“Folklori bullgar është origjinal dhe nuk mundet lehtë të përshkruhet me fjalë. Pamë vallëzime, në të cilat duket se ka shumë jetë. Muzika është interesante dhe autentike. Një përshtypje të madhe bën larmia e saj ritmike – ritme mjaft të vështira për t'u interpretuar, por të cilat ndikojnë fort dhe menjëherë!” – është mendimi i Villfrid Mjuler nga Gjermania.
Në tubimin e parë i cili është zhvilluar nga data 12 deri më 15 gusht 1965 kanë marrë pjesë 4 000 interpretues, kanë qenë të pranishëm 50 000 miq nga vendi dhe specialistë prej 14 vendeve në botë. Në estradat e zbukuruara në stilin kombëtar në vendbanimin Vojvodenec, u paraqitën këngëtarë amatorë, ekzekutues, valltarë dhe tregimtarë. Në këtë garë të madhe krijuese shumë prej tyre morën medalje dhe fletëlavdërimi. Sivjet gjatë muajit gusht, Koprivshtica pret pjesëmarrësit dhe miqtë e kësaj feste të folklorit autentik bullgar.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..