Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Legjenda dhe mite për livandën

БНР Новини
Foto: Ljudmill Fotev

Kur para pak kohe disa kolegë nga Franc 2 me pyeten çfarë di për livandën menjëherë bëra asociacion me fytyrën e rrojtur të babait që mbante erë livande. Pas kësaj u premtova atyre ndihmë për reportazhin që do të bënin për të në Bullgari. Fakti se Bullgaria është lider botëror në prodhimin e livandës dhe vajit të livandës mori shpejtë ilustrimin e tij.

Ja dhe përgjigjet e realizuesve të tij. Lorraine Gublin dhe operatori Yann mbi temën për livandën bullgare – legjenda dhe mite. “Nuk kisha ide të gatshme, as pritje – pohon Lorraine. – Por nuk mendoja, se fushat me livandë janë aq të  shpërndara dhe se duhej të kalonim distanca të mëdha mes tyre.”

Çfarë të bëjmë – Lugina e trëndafiltëve, ku realizuam pjesën dërmuese të xhirimeve, nuk mund të lavdërohet me sipërfaqet e Dobruxhës, ku në distileritë që vizituam, vinin kamionë me bimën e mbledhur. Shumë flitet për diferencën në rendimentin, i cili është proporcionalisht i kundërt me cilësinë e vajit të livandës të përftuar, por përfaqësuesit e kompanisë franceze, e cila hapi para pak kohe një filial të saj pranë qytetit Kazanllëk nuk janë dakord me një mit të tillë.

Снимка“Nuk ka vaj livande, i cili të jetë më i mirë se tjetri, me gjithë diferenca në cilësinë – pohojnë ata. – Shpesh herë krijuesit e parfumit  kërkojnë substancë, e cila është e pranishme vetëm në vajin eterik bullgar ose turk, ose francez. Prandaj është me rëndësi t’i kemi të gjitha. Çdo një diferencë në cilësinë është në përbërjen e një produkti të caktuar.”

Një gazetar që punon në terren a mund të krijojë përfytyrim për vendin nëpërmjet njerëzve që e kanë bërë livandën profesion të tyre?

“Ishim këtu për tre ditë e gjysmë, kaluam shumë rrugë, por nuk mendoj, se mund të formojmë ide të caktuar për njerëzit. Takuam një grua, e cila ujiste bimët para shtëpisë së saj në fshat. Menjëherë menduam, se ajo është një punëtore agrare, por u bë e qartë, se po studion agronomi jashtë shtetit. Te ndalosh për 5 minuta para shtëpisë së një njeriu nuk është e mjaftueshme që të kuptosh si jeton ai. Takuam shumë njerëz që punojnë jashtë shtetit, por kjo nuk do të thotë se edhe të tjerët janë si ata. Por mund të pohojmë, se në fushën e livandës njerëzit punojnë para së gjithësh për eksport.”

СнимкаÇasti më mbresëlënës për operatorin janë xhirimet në njërën prej distilerive më të mëdha bullgare – atë në fshatin Zelenikovo, thekson Yann.

“Pamja ishte shumë autentike, ngjante episod nga filmi i Bertoluchit “1900”. Njerëzit punonin si dukur dhe kjo ishte shumë mirë për një reportazh. E njëjta gjë ishte edhe me mbledhjen e livandës, kishte shumë bukuri në të. Këto gjëra janë elemente që i japin çastit  bukuri të veçantë. Godinat e vjetra dhe drita gjithashtu.”

СнимкаMë vështirë ishte të gjendet livanda e çelur. Fushat ngjyrë manushaqe ishin të pakufishme. Por livanda për mbledhjen duhet të jetë e fishkur, ngjyra e saj është e blertë, vetëm aroma nuk mund të gabohet me asgjë tjetër. Vështirësia me e madhe ishte si të rikrijohet kjo aromë. Pyetjes sime si do t’i tregojë motrës së vet për aromën e livandës, Lorraine iu përgjigj:

“Kur hyra në distileri menjëherë më erdhi ndërmend pamja si gjyshja ime nxirrte nga furra tortë me qershi. Kur i afrohesh kazanëve mund të ndjesh jo aromën, por avullimet – fytyra, tërë trupi yt reagojnë ndaj livandës.”

Nikollaj NenkovNuk takuam asnjë njeri i cili të mbante mend alkoolin e livandës, si paraardhësi i kolonjës për rrojë për burrat. Zonjusha në recepsionin e lidhi livandën me aroma-terapinë, kamerierja – me degëzat livande në gardërobën e saj, gjyshja nga sheshi i fshatit – me qeset e vogla me lulet e livandës pranë jastëkut të saj që ndihmojnë për  gjumë të mirë. Siç përgjithësoi njeri prej prodhuesve më të mëdhenj të vajit të livandës në Bullgari, Nikollaj Nenkov – livanda “u ndihmon njerëzve për heqjen e tensionit nervor”. Me siguri kjo nuk është legjendë, as mit.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD