Vencisllav Penev është pak më shumë se 30 vjeç, kurse hapat e veta të para serioze si interpretues i bën gjatë vitit 2004. Mësues i tij dhe frymëzues është Kostadin Gugovi. Dhe deri më sot prezanton tituj nga repertori i këngëtarit të madh popullor. Disa prej tyre do të gjejnë vend në albumin e ri, të cilin Vencisllavi e përgatit, bashkë me 5 incizime, të bëra për medien tonë në shoqërim të Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Mes tyre është “Më marto, nënë”, “Ka mbjell Jana borzilok të bardhë”, “Nina-nin, të zantë gjumi, o moj Dimçe” etj.
Është gati dhe koleksioni i ri i këngëve, me të cilat Vencisllavi do t’i gëzojë adhuruesit e vet. Krahas me incizimet e tjera, në të janë përfshirë dhe këngë të tij prej autori në stilin e tij të preferuar folklorik. Fotot për kopertinën janë të bëra në shtëpinë-muze të Vele Mitrovit, një bashkëpunëtor i Vasill Levskit, që gjendet në lagjen e Sofjes “Benkovski”. Aty, gjatë vitit 1871 Apostulli i lirisë ka themeluar një komitet të fshehtë revolucionar.
“Foto-sesioni” është vepër e Georgi Aleksievit – një fotograf i ri dhe shumë ambicioz – sqaron këngëtari i ri. – Kurse shtëpia është mbi 200 vjeçare. Gjatë periudhës së fotove kisha ndjenjën se, e ndiej frymën e së kaluarës, se po udhëtoj mbrapa në kohë. Sipas meje u formuan fotografi interesante, të cilat Georgi mi dha, që të zbukurojnë albumin tim të ri. Pres daljen e tij me një emocion shumë të madh.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..
"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në mëngjes, sapo hap sytë, këndon përsëri" - kështu e përshkruan poeti dhe revolucionari Hristo Botev..