Njohim Marten Roberto si udhëheqës i spektaklit “reality” “Zëri i Bullgarisë”, zëri i tij tingëllon në eterin e radios FM+. Është një nga DJ-ët më të mirë bullgarë, përveç kësaj ka role edhe në skenën teatrale. Lajmi i fundit për Martetnin është shfaqja e albumit të tij të ri. Në “Heartbeat”Marten Roberto bashkëpunon me perkusionistin dhe producentin Nikollaj Danev, i njohur me pjesëmarrjen e tij në grupet Nigh Time dhe Tri O Five. Historinë e “Heartbeat”-it na tregoi vetë Marteni:
“Kam një citat të preferuar – “Muzika është mënyra, në të cilën tingëllojnë ndjenjat”. Në “Heartbeat”mund të dëgjoni emocionet tona – të miat dhe të Nikollajit. Ato tingëllojnë në tërë albumin. Punojmë edhe mbi ide të reja që do të bëhen bazat e projekteve të reja. Të dytë jemi miq të mirë tashmë 15 vjet. Shpeshherë punojmë së bashku në biznesin muzikor. Jemi zhvilluar së bashku, kemi dëgjuar shumë muzikë dhe shijet tona muzikore janë identike. Ai është muzikant i mrekullueshëm dhe i jep një nuancë të re pikëpamjes sime mbi tingëllimin.”
“Derisa punonim mbi versionin demo të këngëve mendonim për vokalet që do të tingëllojnë më mirë në këngët përkatëse. Për këtë track me Nikollaj ishim kategorikë se zëri i Rut Kolevës do të ishte më i përshtatshëm. Kur ajo dëgjoi versionin demo ajo gjithashtu e pëlqeu atë. Pas disa ditësh ajo erdhi në studion tonë, krejt e përgatitur dhe e incizuam këngën vetëm për një orë e gjysme. Kjo është kënga që e përgatitëm më shpejt. Të gjithë këngëtarët janë miq tanë. Ideja ishte që të përdorim zërat e tyre të mira, por t’u japim atyre një tingëllim krejt të ndryshëm. Mendoj se kështu treguam se për muzikantin dhe zërin cilësor stili nuk është me rëndësi. Mund të tingëllojnë mirë në të gjitha stilet – pop, rock etj.”
Ja se çfarë na tregoi Marten Roberto për historinë e vet si interpretues: “Gjithmonë jam interesuar për muzikë sipas shembullit të babait tim. Interesi im ndaj muzikës funck dhe grupeve si “Кool & the gang”lindi akoma në vitet e 90-të të shekullit të kaluar. Hip-hopi gjithashtu ka një ndikim të konsiderueshëm mbi formimin tim si muzikant. Më parë merresha me sport, por në moshën 13 vjeçare ndryshova koncepcionin. Pak nga pak muzika dhe bota e muzikës u bë kuptimi i jetës sime. Kjo dashuri ishte vendimtare për zgjedhjen time profesionale – gazetaria muzikore është diçka më se profesion. Mendoj se radioja është platforma më e përshtatshme për prezantimin e muzikës së re. Të dish më shumë është pasuria më e madhe në këtë jetë. Le të jemi më kureshtarë dhe të interesohemi për gjërat në botë, jo vetëm për ata që ndodhin në rajonin tonë. Më pëlqen t’u tregoj njerëzve projekte të pazakonshme, sepse muzika sjell humor dhe ngarkesë të jashtëzakonshme emocionale. Sa më e ndryshme është muzika, aq më të ndryshme janë ndjenjat brenda saj.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..