Moti i nxehtë “torturon” qindra njerëz në Evropë në këtë periudhë të vitit. Aktualisht vala e nxehtë ajrore e ka pushtuar Ballkanin. Në Bullgari temperaturat e larta janë të rrezikshme sidomos për njerëzit me tension të lartë të gjakut, por për shumicën prej nesh ato thjeshtë shkaktojnë bisedime rreth kësaj teme, si për shembull moti me shi, që është një temë e zakonshme në Britaninë e Madhe. Temperaturat e larta madje u bënë shkas për t’u treguar anekdota.
Mirëpo, shakatë nuk kanë të bëjnë me punën e tensionuar të sinoptikëve. Parashikimet e tyre bazohen te një punë shumë e tensionuar shkencore dhe vëzhgime serioze të dukurive atmosferike. Sipas meteorologëve bullgarë moti i nxehtë do të vazhdojë edhe gjatë disa ditëve në vijim. Në disa vise temperatura do të arrijë plus 42 gradë Celsius. Na paralajmërojnë se mund të vëzhgohet një dukuri interesante – vorbull ere, diçka tipike gjatë periudhave më të nxehta të vitit. Ndërkaq, temperaturat rreth 40-42 gradë Celsius nuk janë të zakonshme në Bullgari. Temperatura më e lartë e matur dikur në Bullgari është +45,2 gradë Celsius gjatë verës së vitit 1916 në qytetin Sadovo. Megjithatë rekordi bullgar nuk mund të krahasohet me atë botëror. Temperatura më e lartë e matur deri tani në botë është në SHBA dhe më konkretisht në Luginën e Vdekjes – 57 gradë Celsius në vitin 2013.
Për fat të mirë në Bullgari nuk ka Luginë të Vdekjes, por ka një fshat në Bullgarinë Lindore. Emri i tij nuk është i rastit – Sllënçevo, domethënë Fshati i Diellit. Ja se çfarë thotë Anastasia Kirillova, sinoptike në Institutin Kombëtar të Hidrologjisë dhe Meteorologjisë në Sofje:
“Aktualisht ne jemi në qendër të valës së nxehtë. Deri tani temperaturat më të larta ishin 38 gradë Celsius. Megjithëse nuk ka rekord të temperaturës, gradët janë mbi normë. Moti është i nxehtë dhe do të mbetet i tillë edhe gjatë ditëve në vijim. Kod të gjelbër për shkak të temperaturave të larta shpallim po të priten temperatura nga 35 deri më 38 gradë Celsius në brendësinë e vendit dhe nga 31 deri më 33 gradë në bregdet. Kod me ngjyrë portokalli shpallim po të ketë temperatura nga 38 deri më 41 gradë Celsius ose për një periudhë më të vazhdueshme me temperaturë mbi normë. Ka të ngjarë që gjatë ndonjë prej ditëve në vijim deri në fund të muajit të shpallet paralajmërim për shkak të nxehtësisë. Gjithmonë kur të jemi në të hapur, nën ndikimin direkt të rrezeve të diellit, në fakt ne jemi të rrezatuar nga drita ultravjollcë. Në motin e nxehtë është mirë të jesh në hije, të pish më shumë ujë dhe lëndë të tjera dhe t’u shmangemi orëve më të nxehta. Është fakt se po vëzhgohet rritje e temperaturës së atmosferës tokësore dhe gjatë vitit të fundit kjo rritje është me 0.9 gradë. Sipas parashikimeve popullore ditët më të nxehta janë në fund të korrikut dhe gjatë gjysmës së parë të muajit gusht. Ky është një fakt, që ripohohet edhe nga shkenca. Sipas besimeve popullore këto ditë nuk duhet të piqet bukë, të ndizet zjarr dhe të kryhet punë shtëpiake.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: BGNES dhe BTA
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri..
Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i Republikës së Moldavisë në Sofje Emil Zhakota dhe Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev,..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me..
Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra..