Në manastirin “Shën Joan Pararendësi”në fshatin Llopushna, mund të fillosh të jetosh si murg edhe për një ditë në një qelli murgu, larg joshjeve të botës moderne. “Kjo është mënyrë që të tërheqim sa më shumë njerëz tek besimi i krishterë” – thotë igumeni i manastirit prifti Hristodull. Bëhet e qartë, se nuk mungojnë njerëz që janë gati të vishen me rasë për një kohë të shkurtër. Por asnjëri prej tyre nuk ka gjetur guxim që të largohet nga jeta mondane dhe t’u përkushtohet lutjeve dhe vetmisë.
Por prifti Hristodull nuk humb shpresën. Pohon, se gjatë viteve shumë besimtarë kanë mbetur për një kohë më të gjatë, bile disa prej tyre si rishtar, por herët apo vonë kanë hequr dorë nga jetesa asketike të murgjve. Sot manastiri vazhdimisht pret vizitues, disa besimtarë, të tjerë jo. “Në stinën turistike vijnë shumë njerëz, por vështirë mund të dallojmë cili është besimtar, cili është turist, sepse për mua të gjithë që hyjnë në tempullin e Zotit për të ndezur qiri janë fetar” – pohon igumeni. Fati i “Shën Joan Pararendësit”, që shtrihet në Bullgarinë Veriperëndimore, është lidhur me një ngjarje tragjike. Gjatë Mesjetës në këtë vend ka ekzistuar një manastir tjetër, por në kohën e Kryengritjes së Çiprovcit (1688) ishte vënë në zjarr nga sunduesit osmanë. Në këtë zjarre kanë vdekur qindra gra dhe fëmijë që kanë kërkuar shpëtim në kishë. “Këta martirë, me gjakun e tyre e kanë shndërruar manastirin në vend të shenjtë për secilin bullgar, sepse nuk kanë tradhtuar besimin dhe vullnetin e tyre për liri” – rrëfen prifti. Shumë kohë në këtë vend nuk kishte asgjë. Por në vitin 1850 njerëzit vendas filluan ndërtimin e manastirit të ri. Dhe atëherë ka ndodhur një mrekulli. Mes hirit të manastirit të dikurshëm u shfaq, e pa prekur nga zjarri dhe shekujt, ikona e Shën Mërisë.
“E ka ruajtur Zoti – thotë me shumë emocion prifti Hristodull. – Igumeni i atëhershëm e ka zbuluar dhe që të mos bjerë në duart e turqve, ai ka urdhëruar të muroset në murin e kishës pranë manastirit. Por prifti ka vdekur para kohe dhe nuk ka arritur t’ia transmetojë sekretin vëllazërisë së murgjve. Kështu për shumë kohë mendohej se ikona është zhdukur. Në vitin 2013 një grua ka parë në ëndërr, se ikona është murosur. Lidhet me personelin e manastirit dhe përshkruan vendin e saktë që e ka parë në ëndërr. Dhe kështu para 2 vjetësh është zbuluar ikona çudibërëse, e cila sot tërheq qindra besimtarë dhe turistë. U ka ndihmuar dhjetëra grave pa fëmijë që të mbeten shtatzënë.”
“Shën Mëria” – kështu quhet kisha e manastirit, e cila është kopje e zvogëluar e kishës në Manastirin e Rillës. Ikonat në të janë vepër të zografëve nga Shkolla e Samokovit. Është ndërtuar me dhurime të njerëzve vendas. Të pasurit kanë dhënë para, të varfëritë – vezë. Zografët i kanë përdorur të verdhat e vezëve për bojë, në saj të të cilave deri më sot ikonat nuk kanë humbur asgjë nga shkëlqimi i tyre i dikurshëm. Freskia e dhomave të manastirit tërheq këtu edhe turistë. Për ta ka dhoma të veçuara në hotel. Kushtet që ofrohen këtu nuk kanë asgjë të përbashkët me asketizmin e së përditshmes së murgjve. Prifti na tregoi se këtu në fundjavë vijnë familje me fëmijë. Për fat të keq, vitet e fundit tek ne manastiret boshatisen. Por prifti Hristodull është i bindur, se njerëzit kanë frikë nga e panjohura dhe në qoftë se kanë mundësi të njihen me jetesën e asketit, mund të bëjnë hapin vendimtar.
“Këtyre njerëzve u ofrojmë mundësi të njihen vetë me jetesën e murgut. Mund të mbeten tek ne, të marrin pjesë herët në agim në liturgjinë e mëngjesit, të asistojnë në martesat kishtare, në pagëzimet. Mund të punojnë edhe në ekonominë pranë manastirit dhe para së gjithësh t’u përkushtohen lutjeve dhe vetmisë.”
Disa prej kandidat-murgjve kalojnë 3-4 muaj në manastir me dëshirën e tyre t’i përkushtohen Zotit. Por në një moment të caktuar ata pseudo besimtarë e hedhin rasën dhe largohen nga manastiri. “Jeta e shërbëtorit të Zotit nuk është e lehtë” – pohon igumeni.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: Veneta Nikollova
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..