Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Diagnoza evropiane e Ballkanit Perëndimor përmes shikimit të studiuesve të Akademisë Bullgare të Shkencave

БНР Новини
Autorët gjatë prezantimit të librit në Akademinë Bullgare të Shkencave.
Foto: Maria Peeva

Në ditët me temperaturat më të larta Akademia Bullgare e Shkencave prezantoi një libër, kushtuar temës që gjithmonë është aktuale – Ballkani. Përmbledhja “Ballkani gjatë dekadës së dytë të shekullit të XXI” është përgatitur nga studiues nga Instituti i Ballkanistikës me Qendrën e Trakologjisë. Dy prej autorëve të përmbledhjes prezantojnë analizën e tyre para Radio Bullgarisë.

Eurointegrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka fokus të kundërt, mendon dr. Biser Bançev, ekspert për historinë bashkëkohore të Evropës Juglindore. Për Ballkanin ai është shans për përparim në sferën e konkurrueshmërisë dhe zhvillimit rajonal. Brukseli e vlerësohen përmes prizmit të sigurisë – politike, financiare, energjetike. Këto dy qëndrime të ndryshme rrallë herë përputhen me sukses. Serbia dhe Mali i Zi janë shembulli për dy ekstremet e integrimit të Ballkanit Perëndimor. “Mali i Zi synon me ngut të mbulojë kërkesat politike për aderim në NATO dhe BE, ndërsa Serbia e vë theksin kryesisht mbi konsolidimin e brendshëm.”

Cilat janë pengesat para integrimit?

“Pengesat janë dy lloj. Lloji i parë janë pengesat objektive, që janë lidhur me prapambetjen në strukturën e ekonomisë të vendeve ballkanike. Më shqetësuese janë ato subjektive, që janë në nivelin politik dhe deklarativ – komenton dr. Bançev. – Vitin e kaluar KE deklaroi, se vendet e Ballkanit nuk mund të presin aderim para vitit 2020. Kjo deklaratë shkaktojë dëshpërim tek shumica, por është një perspektivë objektive, sepse vetë procesi i bisedimeve është shumë i gjatë. Situata në Greqi tregon, se gjatë 5-7 vjetëve të ardhshme fondet strukturore do të sosen. Ky është shkaku për rritjen e euroskepticizmit në vendet ballkanike. Rasti me Greqinë është një ilustrim i qëndrimit – njëkohësisht të dashurisë dhe urrejtjes ndaj BE, që është karakteristik për shoqëritë tona.”

Rruga e integrimit evropian ndryshoi marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve. Dr. Bobi Bobev, historian dhe ish ambasador në Shqipëri dhe në Kosovë, komenton:

“Erdhi momenti në të cilin zbulimi i perspektivës për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor nuk mund të mos ndikojë pozitivisht. Në plan më të gjerë regjional ky është rasti i parë, kur të gjitha subjektet shtetërore në Ballkan kanë qëllim të përbashkët të jashtëm politik. Nga njëra anë, kemi zhvillim të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë. Vetëm gjatë vitit të fundit u realizua vizita e Kryetarit të Parlamentit Serb në Shqipëri, u shkëmbyen edhe vizita të Kryeministrave të të dyja vendeve. Komentuesit i quajtën “historike”. Ky është një aktivizim i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Shqipërisë, i cili ka ndikim pozitiv mbi tërë klimën në regjion. Nga ana tjetër kemi thellim të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe arritje të rezultateve reale. Në të dy kryeqytetet kuptuan qartë, se nga rregullimi gradual i marrëdhënieve të tyre varet e ardhmja e tyre në BE.”

Vizita historike e Kryeministrit Aleksandër Vuçiç në Tiranë me ftesë të homologut të tij Edi Rama gjatë majit të këtij viti. Foto: EPA/BGNESNë lidhje me idenë për krijimin e së ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe” dr. Bobevi rikujtoi, se gjatë mbledhjes së parë të përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës (në Prizren gjatë janarit të vitit 2014) Kryeministrat e atëhershëm Edi Rama dhe Hashim Thaçi kanë deklaruar me përgjegjësi, se ekzistenca e përbashkët e shqiptarëve në të ardhmen do të realizohet vetëm nëpërmjet anëtarësimit të tyre në BE.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..

botuar më 24-09-28 7.30.PD

Zgjedhje të parakohshme në asnjë kohë

Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..

botuar më 24-09-27 6.55.PD
Bojko Borisov

Në Sofje e konsiderojnë reagimin e BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut si të arsyeshëm

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..

botuar më 24-09-26 11.34.PD