Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të pushosh vështirë

БНР Новини

Stina e sivjetshme turistike është në amulli. Po ulet numri i të huajve që pushojnë në bregdetin tonë, ndërsa bullgarët gjithnjë e më shumë preferojnë pushimoret e Greqisë dhe Turqisë. Këtë e alarmojnë mediat dhe sipërmarrësit në fushën e turizmit. Vitin e dytë me radhë turizmi, i cili ishte kohë kur shënonte një rritje vjetore nga 4 deri në 5 për qind, përjeton një krizë. Mirëpo, pse nuk çuditet asnjeri.

Снимка“Kaos dhe çrregullime” – kështu kohët e fundit karakterizohet gjendja në njërën prej degëve më fitimprurëse tek ne. Mirëpo, problemi është, se ky nuk është vetëm qëndrimi i mediave dhe injerëzve, të cilëve u pëlqen të kritikojnë. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikës gjatë qershorit turistët e huaj në vend ishin me 4 për qind më pak në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. U ul numri jo vetëm i turistëve rusë dhe ukrainas, por edhe ai i francezëve, italianëve, polonezëve. Në këtë sfond më se 30 për qind më shumë bullgarë, preferuan të kalojnë pushimet në bregdetin e vendeve fqinje, duke bërë rreshta në pikat kufitare. Dhe e gjithë kjo në sfondin e fushatave të shtrenjta të ashtuquajtura “Komunikuese” të Ministrisë së Turizmit, qëllimi i të cilave është të na sigurojnë se duhet të pushojmë në Bullgari gjatë kësaj vere, sepse nga Bullgaria nuk ka ndonjë vend më të bukur. Nuk ka diskutim, se bullgari e do vendin, historinë mijëvjeçare, natyrën e bukur dhe bregdetin e dikurshëm të zhytur në gjelbërim. Mirëpo, si të pajtohesh me plazhet e rrethuara në mënyrë të paligjshme, me taksat e larta për çadra ose shantazhet e shoferëve të taksive, të cilët e përhapën lavdin e vendit edhe në mediat e huaja? Mirëpo, çfarë të themi për pushimore si Zllatni Pjasëci dhe Sllënçev Brjag, të cilët qëndrojnë në krye të klasifikimeve ndërkombëtare të turizmit alkoolik? Turbo folk, prostitucion, angullima e gomave të veturave të shtrenjta, pirja e pandërprerë e turistëve anglezë dhe gjermanë...

СнимкаRiviera bregdetare, sidomos në rajonet e qyteteve Burgas dhe Varnë i ngjan më tepër një qytet të madh, i cili zmadhohet dita ditës dhe gëlltit pa mëshirë rripin bregdetar, bashkë me dunat e mbrojtura nga ligji, pyjet e gjelbra, fshatrat e vogla të peshkatarëve, dhe e gjithë kjo para vështrimit indiferent të shtetit. Dhe në këtë situatë si të mos mbledhësh bagazhin dhe të mos shkosh në Jug – te Halkidiki, te Bodrum ose Marmaris, ku çmimet janë të leverdishme, kushtet – të mrekullueshme, shërbimet – në nivel të lartë! Dhe kryesorja – atje njeriu mund të pushojë në mesë të qetësisë dhe komfortit me ndërgjegjen e qartë, se paratë që paguan, nuk janë të harxhuara kot. Doemos edhe tek ne ka akoma kënde tërheqëse të virgjra të bregdetit, ku kaosi nuk arrin. Mirëpo, ata mund të numërohen me gishtërinjtë e njërës dore. Disa prej tyre do të mbahemi në sekret, që ta mbrojmë nga kureshtja jo e shëndoshë e konsumatorëve ose investitorëve.

СнимкаKa edhe njerëz të cilëve u pëlqen bregdeti bullgar. Në ç’vend tjetër, në se jo këtu, në komplekset e mëdha detare, të pasurit do të jenë në gjendje që pa ndëshkim të ngasin makina në plazh, të parkojnë automjetet aty ku dëshirojnë dhe të dëgjojnë turbo folk deri në agim? Të lumtur janë edhe të rinjtë. Ata vijnë me kompani nga mbarë Evropa, që të pinë pa kontroll kundrejt çmimeve qesharake dhe të dehur me kokë të turbulluara të mendojnë kategori të reja sportive si për shembull “ballkoning” – kapërcim të ballkoneve nga të dehur, ose hiti më i ri i kësaj vere – hedhja e televizorëve përmes dritares.

Janë të kënaqur edhe rumunët. Doli që fqinjët tanë veriorë janë më të shumtë në pushimoret tona bregdetare dhe asnjeri nuk është në gjendje që ta mbush mendjen e tyre të heqin dorë nga pushimet në Bullgari. Ata janë tepër të kënaqur nga çmimet e ulëta. Por jo vetëm kjo:

“Shtetasit e Rumanisë po flasin po ato gjëra për bregdetin bullgar, të cilët ne themi për Greqinë – shpjegon Rumen Draganov nga Instituti i Analizave dhe Vlerësimeve në Turizëm. – Ata thonë: keni hotele jashtëzakonisht të mira, plazhe të organizuara mirë, atraksione për fëmijët. Doemos edhe ata si bullgarët nuk janë të kënaqur nga parkimi i vështirë dhe nga disa gjëra të tjera të vogla. Turistët anglezë nga ana tjetër janë shumë të kënaqur nga çmimet e ulëta të alkoolit dhe të ushqimit.”

СнимкаVetëm një gjë është e sigurt – dëfrimi dhe emocionet e forta në bregdetin bullgar janë të garantuara. Dhe megjithëqë shumë prej hoteleve ulën çmimet gjatë kësaj vere, ata çuditen pse baza e tyre është boshe. Gjatë kësaj kohe kolegët e tyre nga vendet fqinje mbledhin frutat e një politike largpamëse shtetërore në fushën e turizmit dhe të zhvillimit të qëndrueshëm. Përvojë nga e cila vetëm mund të mësohemi...

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Imazhi i këngëtarit dhe muzikantit mitik trak Orfeu në një vazo të lashtë greke.

Shitja e miteve turistike nuk është e djeshme

Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..

botuar më 24-10-23 11.24.PD
 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD

Zellnik, skrob, picë me drithëra të plota dhe bozë - fshatrat e Kjustendilit si destinacione tërheqëse gastronomike

Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..

botuar më 24-10-12 10.35.PD