Gjatë javës së kaluar kishte shumë protesta. Kulmi i tyre ishte ditën e mërkure, kur 2385 firma me më se 210 mijë nëpunës nga mbarë vendi u përfshin në protestën kombëtare kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike si për konsumatorët privatë ashtu edhe për ndërmarrjet industriale. Protestuesit ngulën këmbë edhe për zgjidhjen e problemeve në fushën energjetike. Protesta u organizua nga katër organizatat e punëdhënësve në Bullgari dhe për herë të parë u përkrah nga dy sindikatat – Konfederata e Sindikatave të Pavarura dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”. Pakënaqësia diktohet nga shtojca e re parashikuar si për konsumatorët privatë, ashtu edhe për të industrial dhe përkatësisht nga rritja e çmimit të rrymës elektrike për nevoja industriale.
Protestuesit në kryeqytet dhanë të kuptohet, se nuk kanë për qëllim të rrëzojnë qeverinë, por dëshirojnë ta bindin rregullatorin e pavarur – Komisionin e Rregullimit Energjetik dhe Ujor, të mos rritë çmimet e rrymës elektrike.
Kontradiktore ishin reagimet e forcave parlamentare politike. Partia GERB shprehu habi nga protestat, pasi rregullatori gjatë javës akoma nuk ishte shpallur çmimet e reja. Reformatorët kujtuan pozitën e tyre, se është e pamundshme, që taksa e detyrimit ndaj shoqërisë të ndryshohet për konsumatorët privatë dhe për ata industrialë. Partia Socialiste Bullgare nguli këmbë, që qeveria të ndërmarrë masa për ruajtjen e aftësisë konkurruese të mallrave bullgare në sfondin e rritjes së pritur të çmimeve të rrymës elektrike.
Kryetari i komisionit parlamentar energjetik Deljan Dobrev nga Partia GERB shprehu habi nga protesta e përbashkët e sindikatave dhe punëdhënësve. Ai e arsyetoi këtë me faktin, se punëdhënësit insistojnë për shkurtime të shpenzimeve në energjetikë, ndërsa sindikatat janë kundër. Dobrevi komentoi, se shtyrja e vendimit për çmimin e rrymës elektrike do të provokojë deficit suplementar në sistem. Masat janë fakt dhe kursimet do të jenë për qindra milionë leva.
Në këtë situatë delikate kryeministri Bojko Borisov vendosi të shpehë një qëndrim prej Solomoni. Ai tha, se Komisioni i Rregullimit Energjetik dhe Ujor duhet të bëjë llogari korrekte dhe t’u shpjegojë njerëzve. Ai shtoi, se deficiti në Kompaninë Kombëtare Elektrike është1.9 miliard euro dhe ndonjëri duhet të marrë përsipër, ndërsa ky ndonjëri janë shteti dhe njerëzit. Mirëpo, si situata arriti deri këtu, është tema e një komenti tjetër më të hollësishëm.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Që nga fillimi i vitit, Bullgaria ka përjetuar të nxehta rekord , një seri zjarresh shkatërruese dhe një fatkeqësi të re vetëm disa ditë më parë - përmbytje katastrofike që morën jetë njerëzore. Ndryshimi i klimës tashmë ka çmimin e vet – dhe..
Në fund të vitit 2024, kishte mbi 80 000 persona me pensione dhe shtesa të dhëna sipas rregulloreve evropiane dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Këta janë bullgarë që kanë punuar në 44 vende të BE-së..
“Të gjitha frikët për futjen e euros do të kapërcehen brenda një ose dy muajsh pas 1 janarit 2026, pas së cilës do të duhet të kombinojmë përfitimet.” Kjo u tha nga Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev në një takim informues mbi futjen e euros në..