Bashkimi Evropian përsëri mund t’i ofrojë Greqisë kredi urë me afat të shkurtër, në se zgjaten negociatat për marrëveshje për programin e tretë të shpëtimit. Këtë e shpalli në një intervistë për France Presse kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker. Ai shpreson se Greqia dhe kredidhënësit do të arrijnë një marrëveshje brenda këtij muaji dhe më mirë do të jetë në se e arrijnë këtë para datës 20 gusht, kur Greqia duhet të bëjë një pagim të rëndësishëm ndaj Bankës Qendrore Evropiane. A është e mundshme që kapiteli grek të drejtohet tek Bullgaria për shkak të krizës së rënde në fqinjën tonë jugore?
“Pyetja nuk është “a është e mundshme apo jo”, sepse ky proces po zhvillohet – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë politologu Georgi Kirjakov. Shumë firma greke transferojnë biznesin e tyre dhe selitë e firmave në Bullgari. Shumë persona fizike gjithashtu transferojnë paratë e tyre në banka bullgare. Kam informacion se për disa muajt e fundit midis 4,5 dhe 5 miliarda euro janë transferuar në bankat tona. Kjo është e mirë sepse do të ndihmojë proceset e kreditimit. Duke folur për shtetasit grekë – do të japë një shembull konkret. Në se deri tani ata nuk kanë paguar tatime për shkak të mungesës së mekanizmave të mjaftueshme në sistemin e tyre tatimor, tani ata duhet të paguajnë tatime më të larta, se sa janë tatimet në Bullgari. Për këtë arsye ata preferojnë të zhvendosin biznesin e vet në Bullgari dhe kështu do të duhet të paguajnë më pak. Tani për tani 14 mijë firma kanë transferuar biznesin e tyre tek ne.”
Do të jetë mirë, në se këto firma do të ndihmojnë gjallërimin e ekonomisë sonë.
“Por e gjithë kjo ka edhe anën e vet negative, vazhdoi Georgi Kirjakovi. Shumë shtetas bullgarë, të cilët kanë punuar në Greqi gjatë viteve të fundit mund të kthehen në Bullgari për shkak të krizës greke. Bëhet fjale për më se 100 mijë veta. Në se nuk mund të gjejnë punë, ata do të marrin kompensime të larta për papunësi sepse sigurimet e tyre në Greqi kanë qenë të larta. Po flas për kompensime rreth 1500 leva për muaj, që për standardet tona është një shumë e mirë për një të papunë, me të cilën ai mund të jetojë në mënyrë të rehatshme gjatë 9 muajve, kur paguhen kompensimet e papunësisë.”
Shumica e bullgarëve në Greqi punojnë në sferën e shërbimeve shtëpiake dhe pas kthimit të tyre tek ne për ta do të jetë e vështirë që të gjejnë punë. Kështu buxheti shtetëror do të ngarkohet me pagimin e kompensimeve të papunësisë.
“Ky është efekti i bilancit të transferimit të depozitave greke në bankat bullgare – është i mendimit Georgi Kirjakovi. – Nuk dihet çfarë do të jetë efekti – pozitiv apo negativ. Për mua është me rëndësi më të madhe që ekonomia bullgare të përforcojë bazën e vet. Tani për tani ajo është shumë e dobët, siç është edhe ekonomia e Greqisë. Kemi një bujqësi të fortë, të subvencionuar nga fondet evropiane dhe një turizëm, i cili zhvillohet në kuadrin e stinës. Për shkak të problemeve me turistët rusë, kjo sferë gjithashtu mund të pasojë humbje. Sistemi ekonomik botëror gjithashtu është shumë i ndërlikuar. Ai përpiqet ta gjejë bilancin, por ky bilanc arrihet vështirë. Duhet të kërkojmë ide inovative për mirëqenien e shoqërisë bullgare. Nuk mund të mbështetemi vetëm në mjetet evropiane dhe në sektorët stinor. Duhet të drejtohemi tek potencialit kreativ të bullgarëve. Për fat të keq gjatë 15 viteve të fundit njerëzit me potencial të tillë më të madh zgjodhën shtete të tjera që ofrojnë kushte më të mira për zhvillimin e ideve dhe projekteve të reja. Aktualisht prosperiteti i biznesit varret nga porositë shtetërore, të subvencionuara nga BE-ja. Kjo nuk është një ekonomi e qëndrueshme. Nuk mund të mendojmë si Gjermania mund të varret nga fondet evropiane, apo si Anglia mund të varret nga veprimtaritë sezonale. Në se një shtet nuk ka një bazë të fortë industriale, ai nuk mund të ketë prosperitet.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në..