Postulati i parë: Gjithçka në këtë botë e ka çmimin e vet
Pa u thelluar në lëmin e ekonomisë politike, menjëherë do të themi konkretisht se çmimi i rrymës elektrike është sekret. Të paktën te ne. Në Bullgari çmimi i korrentit është bekim dhe mallkim, premtim, falje, akuzim, justifikim, dënim. Këtu çmimi i rrymës elektrike është gjithashtu monedhë këmbimi, sidomos në politikë. Ai i rrëzon qeveritë, i përkrah. Është objekt i interesave dhe lobive më të ndryshme. Kryesisht për shkak të faktit se gjatë viteve të demokracisë çmimi i energjisë elektrike nuk ishte kjo që duhej të ishte, domethënë një rezultat objektiv i asaj që ndodh në sektorin “Energjetika”. Në fakt edhe gjatë socializmit vëzhgohej një situatë e tillë, sepse atëherë energjia subvencionohej nga shteti, por për llogari të disa gjërave të tjera. Dhe kështu deri më sot e kësaj dite. Një gjë është e sigurte – çmimi i korrentit gjithmonë ka qenë më i ulët sesa kostoja e energjisë elektrike dhe e transportimit të saj. Aktualisht Kompania Elektrike Kombëtare është duke shitur çdo një megavat orë energji sipas një çmimi të rregulluar, i cili është me afro 30 euro më i ulët sesa çmimi i blerjes dhe kjo krijon deficit.
Kërkimi i dorëheqjeve, shqetësimet për falimentime dhe paralajmërime për rritjen e madhe të çmimeve me pakicë. I tillë ishte reaksioni i biznesit pas shpalljes së taksave të reja dhe çmimeve të rrymës elektrike, të cilat hynë në fuqi nga data 1 gusht. Organizatat e mëdha të punëdhënësve ngulnin këmbë për shtyrjen e afatit të rritjes së çmimit për datën 1 janar të vitit tjetër. Mirëpo kjo nuk mund të ndodhej sipas ligjit. Nga data 1 gusht çmimet e reja të energjisë elektrike do të bëhen fakt, tha kryetari i Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit Ivan Ivanov pas mbledhjes së rregullatorit. Ai citoi Fletoren Zyrtare, ku janë publikuar ndryshimet në Ligjin e Energjetikës. Atje shënohet se periudha e çmimeve aktuale përfundon më 30 qershor dhe mund të zgjatet vetëm me një muaj, domethënë deri më 1 gusht. Sa për biznesin, i cili e ka të drejtën e protestimit, do të rikujtojmë se ai nuk protestoi, kur gjatë tetorit të vitit 2014 çmimet e energjisë elektrike për qytetarët u rritën me 10 për qind, si edhe gjatë 2013-ës, kur çmimi u rrit me 13 për qind, nuk kishte protesta edhe në vitin 2007, kur gjithashtu kishte rritje drastike në tregun e rregulluar. Në fakt gjatë vitit 2013 qeveria e Oresharskit uli çmimin dhe kjo shkaktoi humbje për mbi 300 mln euro. Në qoftë se kthehemi edhe më larg në të kaluarën – në periudhën nga 2002-ta deri në vitin 2005 – atëherë rritja ishte me 15 për qind në vit. Ndërkaq, deficiti i Kompanisë Elektrike Kombëtare po rritet pa ndërprerje, gjë që do të thotë se veprimet në energjetikë gjithmonë kanë qenë joadekuate, ose ka pasur dyshime për veprime të fshehta të prapaskenës, sepse në qoftë se ishin bërë prognoza profesionale, atëherë çmimi i rrymës elektrike, madje i rregulluar, mund të caktohej sipas logjikës ekonomike në degë. Atëherë askush nuk do të ankohej.
Postulati i dytë: Nuk ka drekë falas.
Tani deficiti në sektorin energjetik, domethënë në Kompaninë Elektrike Kombëtare, është rreth 2 mlrd euro. Kjo nuk mund të fshihet nën qilim. Sipas ligjit detyrimet e vjetra duhet të pastrohen në periudhat e ardhshme. Shteti dhe rregullatori (Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit) duhet të mendojnë se si më saktë të ndodhë kjo – nëse me ndihmën e shtetit, ose me çmimet e tregut, nëse nëpërmjet rregullimit, ose në ndonjë mënyrë tjetër. Sipas biznesit çmimet nuk duhet ndryshuar, derisa të mos fillojë së funksionuari bursa energjetike, ku të gjithë të shesin energjinë elektrike të prodhuar nga ata me çmimet e tregut. Domethënë tregu të liberalizohet, gjë që pritet të ndodhë vitin tjetër. Nga data 1 gusht rregullatori përfshin në çmimin e rrymës elektrike të ashtuquajturin “detyrim ndaj shoqërisë”, që ndahet barazi nga biznesi dhe qytetarët me 20 euro në megavat orë. Mirëpo, në fakt kjo nuk duhet të jetë detyrë e shoqërisë, por e monopolistit shtetëror Kompania Elektrike Kombëtare, domethënë kjo është taksë shtetërore. Në këtë mënyrë këtë vit (deri në zgjedhjet vjeshtën) ka zgjidhje të përkohshme të kësaj situate që ekziston që prej shumë vitesh, një deficit i kompanive shtetërore prej 2 mlrd eurosh, 60 për qind e të cilave janë rrjedhim i veprimeve të politikës – ndërtimi i parealizuar i Centralit Atomik “Belene” dhe projekti hidroenergjetik “Cankov Kamëk”. 40 përqindjet e tjera, ose 800 mln eurot e tjera janë rezultat i çmimeve të rregulluara dhe të parregulluara. Megjithë optimizmin e Ministres së Energjetikës Temenuzhka Petkova dhe të shefit të Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit Ivan Ivanov se pas liberalizimit të tregut dhe aplikimit të bursës energjetike çmimet do të ulen, pritjet e ekspertëve janë pikërisht në drejtimin e kundërt – ato do të rriten, derisa tregu ekuilibrohet dhe deficiti pastrohet. Në çfarë afatesh – këtë nuk e di askush, sepse nuk ka hartë rrugore të reformave në energjetikë. Dhe në qoftë se këtë herë dikush fillon të bëjë shaka me korrentin, lidhja e shkurtër pa dyshim do të jetë fakt në të ardhmen jo shumë të largët.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..