Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gardhi nëpër kufirin me Turqinë – zgjedhja e së keqes më të vogël

БНР Новини

Shpesh herë  Bullgaria bëhet objekt i komenteve në mediat e huaja për shkak të gardhit nëpër kufirin me Turqinë, ngritur për të ndaluar fluksin e refugjatëve. Me shumë apo me më pak  kuptim, por gjithmonë me nuanca të kritikës, autorët e përkufizojnë si shkak për ndërmarrjen e kësaj mase frikën nga refugjatët.  Duke theksuar se kështu veprojnë dhe shtete të tjera në Kontinentin e Vjetër, para disa ditësh një gazetë gjermane shënoi, se “Evropa shembte mure – tani përsëri i ngre”.

Vetë bullgarët  gjithashtu kanë rezerva dhe qëndrim jo më pak kritik, nuk mund të jetë tjetër në një vend, ku ende mbahet mend  si në emër të vlerave të demokracisë ishin hequr gardhet kufitare me Turqinë dhe me ish Jugosllavinë, të ngritur në kohën e socializmit. Shumica me arsye shënojnë, se dje i shembnim gardhet, që kufizonin lirinë tonë personale të lëvizjes, ndërsa sot i ngremë përsëri  për të kufizuar lëvizjen e refugjatëve. A është vërtetë frika nga refugjatët motivi kryesor?

Qysh kur filloi ndërtimi i 30 km të parë të gardhit nëpër kufirin me Turqinë, ministri i atëhershëm i brendshëm deklaroi, se ai preferon se kjo të mos bëhet. Zgjidhja nuk ishte e lehtë, sepse ndërtimi filloi tek një qeveri, që ishte e majte, ndërsa sot vazhdon, me synimin gardhi të mbulojë tërë kufirin tokësor me Turqinë, tek një qeveri që përkufizohet si e qendrës së djathtë.  Nuk është e drejtë se masa është ndërmarrë për shkak të frikës nga refugjatët. Është marrë qe të kanalizohet kalimi i tyre nëpër Pikat e kalimit të ligjshëm kufitar, që mos braktisen  ilegalët në vende të paarritshme në malet. Që të mund shteti të mbajë nën kontroll një proces, prej të cilit përfitojnë elemente kriminele dhe në fund të fundit të zbatojë detyrimet e tij minimale që duhet t’i respektojë kur presë në territorin e vet njerëz në nevojë.

Për shkak të masave nëpër kufi, Bullgaria u bë objekt i kritikave zyrtare nga jashtë, përfshi nga ana e Turqisë. Kjo Turqi, e cila  për shkak të kritikave të të huajve, se nuk ndërmerr masa të mjaftueshme për kufizimin e fluksit të migrantëve, rivendosi gardhin e saj 145 km me tela nëpër kufirin me Siri, krijoi një pajisje të re 90 km dhe planifikon të ndërtojë në kohë të afërt  një sistem me dy gardhe  me kulla vrojtimi midis tyre në rajonet kufitare që janë më të rrezikuar.

Siç duket,  bashkë me zhvillimin  e problemit me presionin e paligjshëm të migracionit zhvillohen dhe idetë për neutralizimin e pasojave të tij të rënda.  Jo vetëm në Bullgari dhe Turqi, por edhe në Evrope, bile edhe në Amerikë. Në SHBA miliarderi Donald Trump, i cili mund të paraqitet si kandidat në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016, këmbënguli për një gardh nëpër kufirin midis SHBA dhe Meksikës mike. Shumë shpejtë priten zhvillime të reja të problemit me refugjatët në Ballkan. Për shkak të ndalimit të tij në tokë, fluksi i migracionit i orientohet detit. Para pak kohe nga ishulli grek Lesbos drejt Athinës u nis një anije e madhe me mijëra imigrantë, pjesë prej të cilëve kanë ndërmend t’i drejtohen Maqedonisë, prej saj drejt Serbisë dhe përmes Hungarisë të shkojnë në vende të ndryshme të BE. Nga data 19 qershor autoritetet në Maqedoni kanë marrë kërkesa për marrjen e statusit të refugjatit nga mbi 30 000 veta, që vijnë nga Greqia fqinje. Para pak kohe Greqia ngriti një gardh nëpër kufirin me Turqinë, kështu që fluksi i refugjatëve iu drejtua Bullgarisë. Vallë, a nuk duhet tani Maqedonia të ndërtojë një pajisje të tillë me Greqinë, për të devijuar refugjatët nga territori i saj. Por ku do të drejtohet atëherë ky fluks?

Është e qartë, se ngritja e gardheve kufitare është një masë paliative. Për minimizimin e përkohshëm të pasojave të një procesi, i cili po thellohet dhe është rrjedhojë e problemeve politike dhe humanitare në një rajon të botës. Zgjidhja e vërtetë dhe e qëndrueshme e problemit supozon masa atje, ku ai lindet. Por hapat në këtë drejtim janë pak dhe jo të vendosur, për shkak të frikës për pasoja edhe më të rënda. Tani për tani është bërë zgjedhja e së keqes më të vogël.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Qeveria e përkohshme po përgatitet të dorëzojë pushtetin dhe raportoi aktivitetet e saj

Qeveria e përkohshme e përmbushi me sukses detyrën e saj kryesore – organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe transparente për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian. Të gjitha aktivitetet janë kryer në mënyrë transparente dhe me kohë, njoftoi..

botuar më 24-07-02 11.19.PD
Ali Ahmeti

Maqedonia e Veriut mund të bëhet shtet me dy popuj me shtetësi bullgare dhe shqiptare

Maqedonia e Veriut nuk ka politika të qëndrueshme ndaj fqinjëve të saj, tha Ali Ahmeti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton BTA. Kryetari i partisë më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti, theksoi, se..

botuar më 24-07-01 5.04.MD
Bojko Borisov dhe Rosen Zheljazkov

Një kabinet i mundshëm i GERB-it do të vendosë 3 prioritete

Qëllimi i parë dhe më i rëndësishëm është miratimi i një buxheti. Synimi i dytë është Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Eurozona është një çështje politike dhe nëse ka një qeveri, ne mund ta lëvizim atë. Pas kësaj, ne mund të shkojmë me..

botuar më 24-07-01 11.55.PD