“Ritmi i Ballkanit” – me siguri që është mes vargut të koncerteve më kureshtare të Orkestrës së Muzikës Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Solistët e ftuar janë muzikantë të njohur nga regjioni. Ju ofrojmë do të dëgjoni disa pjesa, të incizuar në fund të muajit prill. Solistët janë nga Turqia, Greqia, Serbia, Maqedonia dhe Bullgaria. Është e pamundur t’ju transmetojmë entuziazmin e publikut, si dhe atë kontakt të posaçëm midis dëgjuesve dhe artistëve, i cili e ktheu koncertin në një ngjarje të paharrueshme. Por me siguri që do të ndieni të paktën pak prej tyre në incizimet momentale.
Interpretuesi i njohur në qemane Derja Tjurkan nga Turqia zhvillon koncerte nëpër të gjithë botën. Në programin, të cilin ju prezantojmë ai morri pjesë në disa pijes.
Frulla është një instrument prej druri i frymëmarrjes, në ngjashmëri të fyellit bullgar. “Ritmi i Ballkanit” prezantoi dhe një nga virtuozët më të njohur të frullas – Bora Dugiç nga Serbia. Në pjesën “Lojë” ai është solist, bashkërisht me atdhetarin e tij Boban Prodanoviç – fizarmonikë .
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..
"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në mëngjes, sapo hap sytë, këndon përsëri" - kështu e përshkruan poeti dhe revolucionari Hristo Botev..