Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Asgjësimi i monumenteve është humbje për kujtesën historike

БНР Новини
Foto: BGNES

Të quajtur “monumente të epokës totalitare” ose “art socialist”, trashëgimi monumental nga e kaluara jonë e afërt vazhdon të krijojë vijë ndarëse në shoqëri. Dhe me gjithë se vitet gjithnjë e më shumë na largojnë nga regjimi, simbolet e tij vazhdojnë të duken nën petkun  e ri në datat përkujtimore – si rezultat i impulsit spontan krijues i qytetarëve ose si objekt i vandalizmit.

“Trashëgimi socialist – trashëgim në rrezik” mblodhi në një tryezë të rrumbullakët në kryeqytet arkitektë dhe aktivistë simpatizantë të idesë së majtë. Organizator ishte  Komiteti Bullgar i IKOMOS (Këshillit Ndërkombëtar për Monumentet e Kulturës dhe Kuriozitetet), ndërsa i ftuar i forumit – prof. Jorg Haspel, kryetar për Gjermaninë.

Снимка“Kuptoj njerëzit, që kundërshtojnë këtë trashëgim arkitekturor, sepse ai është lidhur me kujtime për vuajtje, dhunë dhe reprezalje në kohën e socializmit, por gjithashtu mendoj, se është me rëndësi të madhe të ruajmë këto relikte si kujtesë historike”, thotë profesori gjerman dhe shton, se edhe në të dyja vende ka rezistencë kundër pranimit të këtyre monumenteve si pjesë e së kaluarës totalitare.

“Situata është e ngjashme, sepse njerëzit në Gjermani, që mbajnë përgjegjësi për rrëzimin e Murit të Berlinit , si dhe pasardhësit e tyre preferojnë të mos kritikojnë këtë pjesë të historisë. Përveç kësaj  edhen në të dyja vende kanë ndodhur ngjarje të ngjashme – në Sofje u shkatërrua Mauzoleu i Gjergj Dimitrovit, në Berlin monumenti i Leninit.  Me gjithë atë në këtë  moment ne përpiqemi të flasim për këtë periudhë historike, ta kritikojmë dhe ta analizojmë.”

Trashëgimi socialist është kudo rreth nesh, ai është më i madh se veprat e ndërtuara gjatë 25 vjetëve të fundit, mendon arkitekt Todor Bulev. Sipas tij, njeri prej rreziqeve  para këtij trashëgimi është që të mos e përdorim në mënyrën më të mirë ose ta shkatërrojmë.

“Atje ku mjedisi është i ideologjizuar, rreziku është sidomos i madh për shkak të interpretimit ideologjik. Disa objekte konsiderohen si simbol i periudhë 1944-1989, me gjithë se kjo  nuk është e justifikuar gjithmonë. P.sh. monumenti “1300 vjet Bullgari” është mbi një temë shumë të përgjithshme dhe nuk ka të bëjë me ideologjinë komuniste. Po kjo vlen  edhe për monumentin “Flamuri i paqes”. Më e rëndë është situata me godinat lidhur me PKB dhe vendi i tyre në shoqëri -  Mauzoleu i Gjergj Dimitrovit ishte shkatërruar më mënyrë barbare. Një simbol tjetër është monumenti në majën Buzlluxha, të lënë gjatë viteve të degradohet dhe të kthehet në një godinë rrënoje.  Sipas mendimit tim objektet artistike monumentale-plastike nga epoka e mëparshme duhet të vlerësohen nga pikëpamja e tyre kulturore, historike dhe estetike – duke pasur parasysh se janë bërë nga emra të njohur, prandaj nuk duhet të sillemi ndaj tyre me mendjelehtësi. Mbase mbrojtja e monumenteve është detyrim  i shtetit, ai nuk mund t’i ruajë nga aktet e shoqërisë civile. Këto akte a janë me vullnet të lirë ose përdhunim?Снимка

“Varet nga momenti historik, thotë prof. Jorg Haspel. Gjatë muajve të parë pas rrëzimit të Murit të Berlinit  njerëzit shkatërronin këto monumente dhe në atë çast kjo ishte shfaqje e ndjenjës së tyre për liri. Por pas kësaj u ndërgjegjësuam, se asgjësimi i këtyre monumenteve si Muri i Berlinit është humbje për  kujtesën historike. Për studiuesit dhe për njerëzit  është më mirë ta mund të prekin monumentin fizik, godinën faktike, se sa vetëm të lexojnë për to. Ky është shkaku që të ruhen edhe arkivat e socializmit – që të mund të studiohen, të ruhet kujtesa që të mund të kuptojmë më mirë ngjarjet.

Monumentet nga e kaluara totalitare duhet të ruhen atje ku janë ngritur, sepse janë lidhur me  historinë e vendit përkatës, mendon profesori gjerman. Ndërsa qëndrimi ndaj tyre mund të shprehet në mënyra të ndryshme, përfshi këtu edhe ngjyrosjen e tyre.

Снимка“Kjo gjithashtu është mënyrë për rimendimin e këtyre monumenteve. Gjatë shkatërrimit të Murit të Berilit disa njerëz  morën copëza prej tij – kjo flet për qëndrimin ndaj monumentit përkatës. Në po këtë mënyrë pjesa e ndaluar e Murit të Berlinit ishte pikturuar nga piktorë dhe aktualisht është bëre si një galeri. Do më thënë nga njëra anë kemi ruajtur monumentin historik, por nga ana tjetër e kemi rimenduar. Në fakt këto aksione janë formë e qëndrimit dhe kritikës ndaj trashëgimit tonë historik dhe ne duhet të pranojmë rëndësinë e tyre.

Njerëzit nuk mund të zgjedhin vendin e tyre, por mund të mendojnë mbi fatet e tij dhe të bëjnë konkluzionet e veta.  “Për këtë  qëllim janë të nevojshme reliktet të cilat do të na ndihmojnë të kuptojmë si historia ka qene e manipuluar dhe e shndërruar në instrument të regjimeve totalitare” – tha në përfundim prof. Jorg Haspel.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dëllinja e pemës në rezervatin

Në Bullgari është vendi më i madh natyror i pemëve të dëllinjës në Evropë

Pikërisht 75 vjet më parë, përkatësisht në vitin 1949, vendi më i madh natyror i dëllinjës së pemës (Juniperus excelsa) në Evropë - "Tisa", që ndodhet rrëzë të malit Pirin, u shpall rezervë. Dëllinja është një specie relikte e mbrojtur jugore, me..

botuar më 24-10-17 8.15.PD

Kënga “Hajde: Më të mirë” u bën thirrje fëmijëve të jenë më të sjellshëm dhe tolerantë ndaj njëri-tjetrit

Dhuna dhe bullizmi në shkollë është një problem aktual jo vetëm në Bullgari, por edhe në shumë vende evropiane dhe të tjera. Tetë vjeçari Johan Tansoe, i cili ka lindur në Norvegji, por për rreth një vit studion në një shkollë bullgare në Burgas, u..

botuar më 24-10-17 7.15.PD

Një projekt hapësinor evropian me një kontribut në mbrojtjen e Tokës

Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..

botuar më 24-10-16 8.26.MD