Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akoma para fillimit të fushatës parazgjedhore zgjedhjet vendore tërheqin vëmendjen shoqërore

Foto: BGNES

Filloi pranimi i dokumenteve për regjistrimin e partive dhe koalicioneve për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale gjatë tetorit. Duket se ato do të fitohen nga partia qeverisëse GERB. Tani ajo ka kryebashkiakë në 14 qytete të qarqeve, pas zgjedhjeve dëshirojnë të kenë 16 apo bile 18. Pse partia i gëzohet popullaritetit të madh pavarësisht nga negativat e qeverisjes në vazhdim të dy mandateve? Ndoshta për shkak të mungesës së alternativës.

Në zgjedhjet GERB-i do të paraqitet vetë, por ka edhe vende, në të cilat do të përdorë përkrahjen e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë. Pyetja a përkrahja në nivel vendor do të krijojë premise për një të tillë në pushtetin qendror është logjike, por tani për tani nuk ka përgjigje të qartë. GERB-i duket se nuk u kushton vëmendje paralajmërimeve se bashkëpunimi me Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë mund t’i sjellë atij vetëm negativa. Vetë Lëvizja nuk ka çfarë të humbë në këtë situatë, sepse i jep përkrahje GERB-it vetëm në vendet, ku pozitat e saj nuk janë të forta.

Partitë nga partneri qeveritar i GERB-it – Blloku i Reformatorëve nga e djathta, në zgjedhjet e mëparshme fituan pak vota. Tani pyetja është a Blloku do të marrë pjesë si subjekt unik. Po pritet marrëveshja mes formacioneve-pjesëmarrëse, por nënshkrimi i saj vonohet. Në përgjithësi pozitat e partive të djathta nuk janë të forta, e njëjta është situata edhe në hapësirën e majtë. Kjo mund të jetë vetëm në dobi të qeveritarëve nga GERB-i.

Kohët e fundit u bë e qartë se koalicioni Front Patriotik, i cili nuk marr pjesë në qeveri, e përkrah atë. Por duket se ai nuk do të ketë regjistrim unik për zgjedhjet lokale. Bile në disa vende partitë që marrin pjesë në Front do të konkurrohen.

Kështu para zgjedhjeve të vjeshtës në Bullgari situata është e paqartë dhe bile kontradiktore. Përveç kësaj vetëm 5 ditë para fillimit të regjistrimit në Komisionin Qendror Zgjedhor të përkrahësve të tezave “pro” ose “kundër” votimit elektronik, asnjë nga partitë nuk ka deklaruar përkrahjen e saj për këtë votim. Bashkë me zgjedhjet lokale do të zhvillohet dhe një referendum për këtë çështje. Është e qartë se partitë që votuan në përkrahje të zhvillimit të referendumit tani e pranojnë atë si një problem periferik dhe përqendrojnë vëmendjen e tyre mbi zgjedhjet.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD