Po e fillojmë afishen tonë muzikore me një ngjarje të shumëpritur. Bëhet fjalë për turneun kombëtar të Miros. Posaçërisht për fansat e tij ai do të interpretojë disa prej këngëve të tij më të njohura, si për shembull “Po vrasim me dashuri”, “Maja e malit”. “E humbas kontrollin kur”. “Kërce mbi mua”, “Gushti është shtatori” etj.
Dhe tani një informacion tjetër muzikor. Më 25 shtator në orën 19.30 minuta në sallën 3 të Pallatit Kombëtar të Kulturës formacioni “Bras Asociacia Kombo” do të japë një koncert të posaçëm. Publiku do të mund të dëgjojë kompozimet origjinale të Mihaill Josifovit (trumpet), të Velisllav Stojanovit (trombon) dhe të Milen Kukosharovit (piano). Anëtarët e tjerë – Todor Bakërxhiev (trumpet, vokale), Dimitër Karamfillov (basi), Georgi Markov (bateri) dhe Atanas Popov (perkusione) do të kontribuojnë me orkestrime interesante. “Kulmi i programit do të jenë disa kompozime, të cilat do t’i dëgjojmë për herë të parë. Ndër to është kënga “Desha të vallëzoj me ty” – muzika është e Misho Josifovit, teksti është i Vili Stojanovit. Në program do të marrin pjesë gjithashtu saksofonistët Dimitër Ljolev dhe Venelin Georgiev, trumpetisti Georgi Stojkov dhe trombonisti Vlladisllav Miçev.
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA