Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kërkon vend në dialogun ndërkombëtar për ndryshime në politikën për refugjatët

Foto: BGNES
Kriza  me refugjatët që ka kapur Evropën, krijon gjithnjë e më shumë probleme me karakter politik, social dhe financiar. Bile  Gjermania e fuqishme e ka të vështirë të zgjidhë problemin me pritjen e 800 mijë refugjatëve gjatë këtij viti, ndërsa Berlini dhe Parisi u morën vesh të propozojnë ndarjen e emigrantëve në Evropë dhe unifikimin e rregullave për dhënien e strehimit. Për ndryshime në politikën e migracionit  folën aktivisht gjatë javës dhe politikanët bullgarë. Në forume ndërkombëtare joformale Ministri i Jashtëm Daniell Mitov dhe Ministri i Mbrojtjes Nikollaj Nençev zunë pozitë aktive mbi krizën. Në Forumin strategjik në Bled të Sllovenisë  Mitovi paralajmëroi, se itineraret e ndryshuara të flukseve të migrantëve diktojnë përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në masat e përbashkëta evropiane për përballimin e problemit. Në bisedë me presidentin e vendit Daniell Mitov u shpall për rishikimin e  Marrëveshjes së Dublinit , e cila reglamenton materinë me refugjatët, si edhe marrëveshjet për riatdhesimit. Migracioni kishte vend mes temave që zhvilloi Ministri i Punëve të Jashtme me Zëvendësin e Nd/ sekretarit të Shtetit të SHBA  Hoyt Yee, para të cilit parashtroi  edhe idenë  që lufta me flukset masive të migrantëve të zhvillohen jo vetëm kundër pasojave, por edhe kundër shkaqeve që e krijojnë. Në Luksemburg  në një takim joformal të ministrave të mbrojtjes të BE, Ministri Nençev  parashtroi pozitën e Sofjes për formimin e politikës së përbashkët për refugjatët. Edhe ministri i jashtëm, edhe ai i mbrojtjes e kishin parashtruar më përpara tezat mbi këtë çështje në forume kombëtare. Siç duket parashtrimi i tyre jashtë shtetit është element i synimit të shprehur këto ditë nga ministri i jashtëm, që Bullgaria të iniciojë  në BE bisedë për riformulimin e strategjisë për refugjatët dhe për punë suplementare mbi elementet e saj kryesore si ripranimi, riatdhesimi dhe lufta me trafikantët e njerëzve. Me këtë synim Ministri Mitov shkoi në takimin joformal të ministrave të jashtëm të BE “Gimnih”, thirrur më 4 dhe 5 shtator në Luksemburg. Aktiviteti ndërkombëtar i qeverisë mbi çështjen për refugjatët përkon me aktivitetin e pazakontë kundër imigracionit në brendësinë e vendit. Vetëm për dy ditë Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare dhe MPB arrestuan në Sofje mbi 160 të huaj pa dokumente, pas kësaj në bashkinë Carevo – 208, në fshatin Goljamo Buçino afër Sofjes – 40 të tjerë, dhe operacioni vazhdon. Veprimet e autoriteteve tek ne  kalojnë qetë dhe tani për tani sulme të trenave si në Hungari, ose shfaqje  neonaciste kundër refugjatëve nuk ka.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festival ekologjik në Ellhovo prezanton ushqim të pastër nga fermat në rajon

Ellhovo ndodhet në pjesën juglindore të Ultësirës së Trakisë në mes të një fushe pjellore midis maleve Stranxha dhe Sakar. Një nga lumenjtë më të mëdha në Bullgari - Tunxha - kalon pranë qytetit, dhe në rajon ka 21 fshatra me tokë bujqësore, të cilat..

botuar më 24-09-06 5.25.PD

“Supa më e shijshme e peshkut” dhe vera do të ofrohen në një festival në Burgas

Festivali i pestë i Peshkut dhe i Verës do të mbahet nga 5 deri më 8 shtator në qytetin tonë bregdetar Burgas. Veprimtaria do t'u ofrojë banorëve dhe mysafirëve të qytetit një shumëllojshmëri prodhimi të kuzhinës dhe verës, një program muzikor dhe..

botuar më 24-09-05 6.10.PD
Ekaterina Zaharieva dhe Julijan Popov

Nominimet bullgare për Komisioner Evropian: Beteja për resorë në kulmin e formimit të përbërjes së re të KE-së

Nominimet për eurokomisioner bullgar u shpallën në sfondin e zëvendësimit të qeverisë së parë provizore të kryeministrit Dimitër Gllavçev me atë të dytë, në sfondin e një krize të thellë partiake në dy nga forcat politike tradicionale në Bullgari -..

botuar më 24-09-04 7.07.MD