Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

NATO aktivizoi shtabe të saj në gjashtë kryeqytete evropiane

БНР Новини
Presidenti dhe Kryekomandant Suprem i Forcave të Armatosura Rosen Plevneliev dhe Zëv/ndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s James Apaturaj
Foto: BTA

Në një ceremoni zyrtare në Sofje NATO-ja inauguroi shtab të saj për integrimin e forcave të Aleancës në Bullgari. Mes të pranishmeve ishin Presidenti dhe Kryekomandant Suprem i Forcave të Armatosura Rosen Plevneliev, Ministri i Jashtëm Daniell Mitov, Zëv/ndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të organizatës mbi Çështjet Politike dhe Politiken e Sigurisë James Apaturaj.

Shtabi është për komandim dhe drejtim në nivel batalionesh. Ai do të zhvillojë përgatitjen e formacioneve dhe do të mirëmbajë pajisjet në rast të krizës. Si pjesë e strukturës së forcave të NATO-s efektivi do të jetë shumëkombësh dhe do të sigurohet mbi parimin e rotacionit. Parashikohet që numri i nëpunësve të arrijë 41 veta, prej të cilëve 20 – bullgarë.

Përveç në Sofje, ceremoni të ngjashme u zhvilluan njëkohësisht në kryeqytetet e Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Rumanisë. Këtë fakt Kreu i Shtetit e përmendi si “shprehje kategorike e angazhimit dhe solidaritetit të Aleancës për mbrojtjen e të gjithë anëtarëve të saj sipas parimit 28 për 28”.

“Këto shtabe do to jenë hallka lidhëse midis ushtrive kombëtare dhe atyre aleate në zhvillimin e stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta, si edhe për sigurimin logjistik dhe të infrastrukturës  në përhapjen e forcave të NATO-s me shkallë të lartë të gatishmërisë në situata emergjente, që kërcënojnë sigurinë dhe tërësinë territoriale të vendeve anëtare të Falangës Lindore, përfshi Bullgarinë”, deklaroi Presidenti Plevneliev.

Në fjalën e tij Kreu i Shteti nënvizoi rëndësinë e qendrave të reja në situatën e ndryshuar në Evropë.

“Veprimet e Rusisë me Ukrainën Lindore, aneksimi i paligjshëm i Krimesë, konfliktet e pezulluara në afërsi të kufijve tanë, kërcënimi i grupimeve terroriste si “Shteti Islamik” dhe të tjera krijojnë barrë suplementare në përpjekjet tona të përbashkëta në mbrojtjen e sovranitetit të shtetit tonë. Do t’u kundërvihemi me vendosmëri  çdo plani për destabilizim, konflikteve të pezulluara.”

Vendimi i për krijimin e këtyre shtabeve për integrimin e forcave të NATO-s në vendet anëtare të Aleancës ishte marre në Samitin e NATO-s në Wels gjatë shtatorit të 2014.

Sipas James Apaturaj Aleanca nuk ka në plan të konfrontohet me asnjë shtet, por nevoja e hapjes së shtabeve të tilla është rritur për shkak të mosstabilitetit në rritje në regjionet fqinje.

“Kjo është dëshmi konkrete, se çdo shtet anëtar i Aleancës është i angazhuar me sigurinë e shtetit tjetër të NATO, vazhdoi ai. Angazhimi ynë politik është të mbrojmë secilin shtet dhe këto shtabe japin mundësi për veprime të tilla. Do të punojmë me autoritetet bullgare që të jemi të sigurt, se forcat e aleateve të tjerë mund të mbërrijnë këtu shpejtë. Krijimi i shtabeve është pjesë e adaptimit të përbashkët të strukturës së forcave të NATO-s dhe të sistemit të komandimit dhe është ndryshimi më i madh në organizatën pas fundit të Luftës së Ftohtë.”

Në deklaratë të transmetuar drejtpërsëdrejti nga Vilnjusi, Sekretari i Përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg nënvizoi, se inaugurimi i qendrave të reja është hap drejt sigurisë më të madhe: “Ato do të garantojnë, se në rast nevoje forcat tona mund të lëvizin shpejtë dhe në mënyrë efektive. Ato do të ndihmojnë që të dërgojmë mesazhin e qartë – askush në NATO nuk do të lihet i vetëm. Ne synojmë për një Evropë, e cila është e bashkuar, e lirë dhe paqësore. Do të bëjmë të nevojshmen që vendet tona të jenë të sigurta.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD