Shtatë vite pas shpalljes së pavarësisë, politika e jashtme e Kosovës është fokusuar mbi sigurimin e njohjes së shtetit dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Kosova tashmë u bë anëtar i Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Komunitetit Ndërkombëtar Olimpik. Synimi më aktual është anëtarësimi në UNESCO – një hap i rëndësishëm në rrugën e arritjes së objektivit strategjik – anëtarësimit në OKB. Në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë procedurën e anëtarësisë në UNESCO e komenton Zëvendësministri i Punëve të Jashtme z. Petrit Selimi.
Si zhvillohen raportet mes Prishtinës dhe Beogradit?
“Është dy hapa përpara dhe një hap mbrapa. Ne në disa fusha kemi pasur normalizim. Beogradi ka njohur ligjet e Kosovës, Kushtetutën e Kosovës, ne kemi organizuar zgjedhjet nacionale dhe lokale duke i përfshirë serbët e veriut që përpara i bojkotonin ato. Kemi pasur edhe njohjet e diplomave, të dokumenteve të tjera. Beogradi është pajtuar të na kthente të dhënat kadastrale për komunat. Por në anën tjetër në arenën ndërkombëtare Beogradi ende heziton ta njehë realitetin e ri në Ballkan dhe kjo po krijon nga njëherë tensione. Ne dimë se nuk mundet as Kosova, as Serbia të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian pa i zgjidhur çështjet bilaterale mes veti. Nuk e besoj se BE-ja do të pranojë Serbinë, apo Kosovën nëse nuk е njohin njerа-tjetrën. Prandaj dialogu në Bruksel është duke shkuar në një drejtim – është i suksesshëm, është historik. Por në anën tjetër nevojitet më shumë dedikim në implementim të marrëveshjeve.”
Sipas Zv.ministrit Selimi vetëm me Serbinë ka mbetur një kapitull i hapur, kurse raportet me vende të tjera fqinje ai i përcaktoi si superbe. “Kosova është republika e vetme në ish Jugosllavinë që e ka përfunduar demarkacionin e ¾ të kufijve të vet. Me Malin e Zi kemi shumë marrëdhënie të mira, po ashtu edhe me Shqipërinë kemi marrëdhënie vëllazërore. Me Maqedoninë kemi numër shumë të madh rekord të marrëveshjeve bilaterale, kemi edhe shumë tregti. Raportet mes Bullgarisë dhe Kosovës përmirësohen çdo vit e më shumë. Besoj se ne do të fokusohemi shumë te shkëmbimet tregtare dhe ekonomike. Si në bregdet ashtu edhe në zonat malore Bullgaria është një nga destinacionet e favoritit të kosovarëve.Mendoj se ka shumë mundësi në kuadrin e integrimeve euroatlantike të marrim më shumë mësime nga Bullgaria.”
Shteti më i ri i Evropës ndjek një politike të jashtme aktive edhe në fushën e diplomacisë digjitale. Zv.ministri Selimi është ideatori dhe kordinator i Strategjisë Kombëtare për Diplomaci Digjitale:
“Ne jemi shume vend i vogël dhe kemi shumë pak mundësi të afirmimit me buxhet të vogël. Prandaj kemi vendosur që së bashku me donatorët nga Norvegjia dhe Britania të investojmë në diplomacinë digjitale. Kështu bëjmë konkurse të ndryshëm në Instagram, bëjmë kurse në shkolla për Wikipedia. Kemi punuar shumë që Facebook-u ta njoh Kosovën si shtet. Marrim iniciativa që ndoshta kanë një potencë dhe një zë më të madh në mediumet digjitale. Është me rëndësi të kemi një afirmim të Kosovës në të gjitha fushat jo vetëm në diplomacinë klasike, por edhe aty ku ka shumë të rinj. Ne kemi bërë krenarë që diplomacia jonë innovative po gjen publik.”
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..