Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Erëmira Çitaku: “Muzika është shtëpia e Qenies”

БНР Новини
Foto: Majlinda Hoxha

Në drejtimin Prishtinë-Beograd-Cyrih artistë të ndryshëm nga këto tri qytete janë bashkuar rreth projektit “Baushtellë: Balkan Temple” për t’ia gjetur përgjigjen universale pyetjes “Në çka beson ti?”. Veprat që po prezantohen kombinojnë forma të larmishme të artit – muzikë, teatër, valle, poezi, përformans, video, fotografi etj.

Erëmira Çitaku është njëra nga pjesëmarrësit nga Kosova. Ajo është flautiste dhe poete. E shpreh veten e saj përmes simboleve postmoderne për të “mbytur” zhurmën e kohës, duke sjellë forma të reja artistike.

Znj. Çitaku, sa shqisa të nevojiten që të perceptosh Baushtellë: Balkan Temple?

“Shqisa e 6-të (qesh), niveli patafizik, i cili është jashtë njohjeve normative.”

Në çka beson ti?

“Unë besoj, në komunikim ndërnjerëzor në raport mes muzikës dhe gjuhës, kjo edhe konstituon veprën time me emrin “House of Being” (Shtëpia e Qenies). Inspirimi i filozofit gjerman Martin Heidegger, që “Gjuha është shtëpia e Qenies” më  intrigoi që ta bëj një improvizim që është natyra e muzikantit që “Muzika është shtëpia e Qenies”. Ndoshta, këto edhe e përmbushin kushtin estetik, në çka unë besoj. Kjo është magjia mistike e jetës dinamike që e determinon qenien. Një inspirim direkt për këtë vepër është partneri im Labinoti i cili studion filozofinë dhe duke u ndeshur me librat e tij në dhomë është e pashmangshme të mos krijosh diçka të tillë.”

Çfarë është pjesëmarrja jote në këtë projekt?

“Në aspektin teknik nëse flasim është ndërveprim mes muzikës dhe poezisë si formë e komunikimit estetik. Kjo edhe e determinon karakterin e veprës dhe përmbajtjen e saj. Edhe pse përmbajtja është në rrafshin e kuptimit, kjo nuk është natyra e vërtet e veprës sime. Përmes efekteve elektronike dhe natyrës origjinare të flautës e prodhon mundësinë  e një arti të ri konceptual, i cili vepron jashtë skemave tradicionale të të shikuarit. Arti është vetja, dhe konstituimi i vetes si koncept i brendshëm trupor që është tatuazhi që do ta mbajmë gjithë jetën. Kjo e largon kategorinë “masë” e cila në diskursin publik njihet si “publiku”, artisti është arti brenda natyrës së tij, dhe nuk është shërbëtor i eksternalitetit.”

Trego dhe për pjesëmarrësit e tjerë, të cilët të kanë bërë përshtypje?

“Tomorr Kuqi – për shkak të natyrës së njëjtë të komunikimit (muzikës). Mendoj se arti është pjesë e brendshme dhe derivon nga lufta e brendshme, kjo është ndoshta edhe origjinaliteti që artistët e mbartin."

Poezia që ka shkruar Erëmira Çitaku për "Baushtellë: Balkan Temple":

House of Being

Withing the world

Within the music

Within the words

Within the being

Ready to listen

Ready to hand

Ready to join

Ready to be

With us you

With us me

With us music

With us words

Being in the world

A being that can be

A being that feels

A being that sparkel the words

Erëmira Çitaku ligjëron në Fakultetin e Arteve pranë Universitetit të Prishtinës. Ka studiuar në Francë. Mirëpo, studimet doktorale i ka kryer në Universitetin e Ri Bullgar në Sofje. Erëmira është autore e librit “Shoshë” – një vepër multimediale me poezi në shqip, frëngjisht, bullgarisht, anglisht dhe serbisht, me muzikë dhe video punime. Erëmira drejton organizatën për art “Fryma e re”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Kundër Kohës"… Kthimi i grupit "Faktor"

Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..

botuar më 25-11-20 6.05.PD

32 violinistë të rinj nga 14 vende marrin pjesë në konkursin "Vasko Abaxhiev"

Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..

botuar më 25-11-20 5.20.PD

"Ulu pranë meje, mik" – Stefan Dimitrov dhe Stefan Diomov në një skenë

"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..

botuar më 25-11-19 6.10.PD