“Kjo është muzika më e mirë e planetit” brohorit kitaristi i njohur i “Bijtëllsit” Xhorxh Harisën pas koncertit të trios “Bëllgarka” në Londër. I krijuar gjatë vitit 1975 formacioni i dhomës arriti një sukses të madh me artin e vet nëpër botë. Një rrethanë e lumtur është se, Janka Rupkina, Eva Gjeorgjieva dhe Stojanka Boneva janë zëra në korin e jo më pak të njohur popullor të Radios Kombëtare Bullgare.
Ftesat për turne dhe koncerte nëpër botë nuk pushojnë, si dhe duartrokitjet e publikut në sallat më prestigjioze në Evropë, Amerikë, Australi, Izrael. Kurse sipas kritikut të gazetës “Guardian” pas një koncerti në Londër, këngëtaret janë “të fuqishme, madhështore”. Producenti i njohur muzikor Xho Bojd bëhet një impresario personal i trios “Bëllgarka”. Janka Rupkina, Eva Gjeorgjieva dhe Stojanka Boneva realizojnë incizime me pop yllin britanez Kejt Bush. Krijimtaria e tyre e përbashkët është e lidhur dhe me një miqësi të përzemërt.
Trioja “Bëllgarka” bëri dhe shpimin e vet të parë serioz në skenat botërore me muzicimin e vet të dhomës dhe për lavdi të kësaj gjinie kaq të bukur, e bazuar mbi artin tradicional bullgar. Çdo një nga këngëtaret respekton veçoritë e stilit interpretues folklorik dhe është mbartëse e diafragmës karakteristike të zërit. Janka Rupkina është nga Stranxha, Eva Gjeorgjieva nga krahina e Dobruxhës, kurse Stojanka Boneva – nga krahina e Pirinit. Por si ansambël gama e tyre e tingëllimit është mjaft e pasur dhe ndikuese.
Në fund të viteve 90 trioja shpërbëhet, kurse gjatë vitit 2004 Eva Gjeorgjieva vdes. Këngëtaret lenë në fondin e Radios Kombëtare Bullgare mbi 40 këngë popullore me aranzhime të bukura.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..