Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi mori epërsi mbi politikën

Foto: BGNES

Çdo gjë filloj e dimë më 1 gusht, kur hyri në fuqi vendimi i Komisionit për një rregullim energjetik dhe ujor për aplikimin e taksës “detyrim ndaj shoqërisë”, e cila e ngriti çmimin e korrentit për firmat. Fakti se, në sajë të kësaj takse të ardhurat e Kompanisë Elektrike Kombëtare të zhytur në borxhe  u shtuan dy herë e gjysmë biznesin nuk e intereson dhe ai ngrihet në një protestë, duke kërkuar çmimet e vjetra që përpara datës 1 gusht.

4 organizata punëdhënëse tek ne u ankuan përpara Komisionit Evropian për shkak të ndihmës së paligjshme shtetërore gjatë blerjes nga e njëjta kompani shtetërore Kompania Elektrike Kombëtare të energjisë elektrike, të prodhuar nga dy kompani private-amerikania “Ej dhe Ec 3C Marica Iztok 1” EOOD dhe”Kontur Glloball Marica iztok 3”- shoqëri aksionare. Në ankesë vihet në dukje se, problemet e përmendura më lartë janë të saktësuara dhe nga organet shtetërore bullgare: Komisioni për mbrojtje të konkurrencës dhe Komisioni për një rregullim energjetik dhe të ujërave. Punëdhënësit u drejtuan dhe ndaj të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e 43 Popullor me kërkesë për takime të ngutshme në lidhje me problemet në sektorin “Energjetikë”. Në qoftë se jo-protesta më 30 shtator. Por, ja dhe çudia! Gjatë kësaj jave u zhvilluan një varg takimesh të biznesit me pushtetin ekzekutiv /në krye me kryeministrin Borisov/ dhe pushteti legjislativ në personin e të gjitha grupeve parlamentare. Në këto takime punëdhënësit luftuan jo pak gjëra, pavarësisht dhe nën formën e një angazhimi për veprime të ardhshme. Kështu për shembull ,është arritur marrëveshje Harta Rrugore për reforma në energjetikë, për të cilën biznesi këmbëngul, të kthehet në një projekt të ngutshëm dhe fill në bazë të saj të fillojë të funksionojë një grup pune, të kryesuar nga zëvendëskryeministri Tomosllav Donçev. Grupi do të përgatisë masat për reforma në energjetikën bullgare dhe do të parashtroi afate të qarta, në të cilat ato do të duhet të kryhen. Parashikohet akoma një përfshirje të punëdhënësve në bordet e firmave energjetike shtetërore, në të cilat ato do të punojnë pa pagim. U pranua ideja për moratorium mbi preferencat për blerjen dhe shitjen e korrentit, ndërprerjen e marrëveshjeve për blerje të lidhura me firma, të cilat prodhojnë korrent me çmime preferenciale, në qoftë se kapen në shkelje, si dhe krijimin e një regjistri publik të të gjithë prodhuesve të korrentit preferencial. Vetëm mbi një pikë u ndesh në gurë biznesi-dorëheqja e kërkuar e shefit të Komisionit për një rregullim energjetik dhe ujor Ivan Ivanov. Kurse ai është i njohur si një ekspert i shkëlqyer dhe një njeri i ndershëm, i cili nuk i nënshtrohet presionit lobit. Kjo është një garanci e vogël, se pas këtij përqafimi energjetik midis biznesit dhe politikës, do të ketë ndonjë i cili të ndjekë  për konflikte eventuale interesash. Sepse interesa në këtë degë , ka dhënë Zoti me shumicë!

Përgatiti në shqip: N. Vasileva.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

TASS: Nuk bëhet fjalë për ndalimin e tranzitit të gazit rus përmes Bullgarisë

Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..

botuar më 24-12-11 10.35.PD

Ministria e Financave publikon projektbuxhetin e shtetit për vitin 2025

Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...

botuar më 24-12-10 10.19.PD

PBB-ja u rrit me 2.4% në tremujorin e tretë

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..

botuar më 24-12-08 11.35.PD