Dje Këshilli i Evropës për Drejtësi dhe Çështje të Brendshme arriti marrëveshje “me shumicë të madhe” për ndarjen në dy faza të 120 mijë migrantëve, duke kapërcyer mosmarrëveshjet për kuotat e ofruara nga Brukseli. Pas debateve të rënda 4 shtete votuan kundër – këto janë Çekia, Sllovakia, Rumania, Hungaria. Finlanda abstenoi. Bullgaria duhet të pranojë 852 refugjatë, të cilët do të vijnë nga Greqia dhe Italia. Kështu numri i përbashkët i njerëzve të pranuar tek ne nga korriku deri tani do të bëhet 1352 veta.
“Ky angazhim duhet të jetë i detyrueshëm për shtetet anëtare sepse ndryshe aplikimi i tij do të bëhet i pakuptimtë. Në të njëjtën kohë dimë se ky është një vendim i përkohshëm dhe duhet të kërkohen vendime parimore për kapërcimin e situatës së krizës” – tha zëvendëskryeministrja Rumjana Bëçvarova, e cila s’ka kundërshtime në lidhje me kuotën bullgare.
Sipas drejtorit të Institutit për Ekonomi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Ljubomir Kjuçukov masat, të cilat Evropa po i ndërmerr janë urgjente, por të vonuara.
“Të gjitha masat e deritanishme – edhe operacionet në Mesdhe, edhe konfiskimi i anijeve të trafikantëve, edhe kuotat, bile edhe ndërtimi i mureve në shikim të parë duken logjike, por kanë një të metë të përbashkët – nuk i zgjidhin problemet. Dhe problemet kryesore janë dy – lufta në Lindjen e Mesme dhe globalizimi i pabarazisë. Varfëria në Afrikë tashmë është problem për Evropë sepse provokon migracion ekonomik. Nga kjo pikëpamje mund të them se në interes të Bullgarisë është kërkimi i një vendimi solidar mbarevropian. Shteti ynë nga pozita e tij e kufirit të jashtëm të BE-së në të gjitha rrethanat duhet të kërkojë një zgjidhje të tillë. Vetëm në Turqi po ndodhen dy milionë migrantë nga Siria. Ata lehtësisht mund të ndryshojnë itinerarin e tyre dhe atëherë situata në Bullgari do të bëhet e tillë, siç aktualisht është ajo në Greqi, Hungari dhe Itali. Më e rëndësishmja tani është që të hiqen premisat për migrimin e njerëzve. Sipas meje kjo do të thotë kërkim i një vendimi politik për përfundimin e luftës civile në Siri e kjo nuk mund të bëhet ndërmjet mjeteve luftarake. Evropa, bashkë me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, përfshi Kinën dhe Rusinë mbi bazën e drejtësisë ndërkombëtare dhe me vendim të Këshillit të Sigurisë pranë OKB-së duhet të kërkojë zgjidhjen e problemit me Shtetin Islamik. Ndryshe nga të gjitha konfliktet dhe luftërat, në të cilat më në fund arrihet një vendim politik, në rastin me Shtetin Islamik ky vendim është i pamundshëm.”
“Në rajonin tonë kemi përjetuar shumë kriza refugjatësh, por tani jemi dëshmitarë të një fluksi shumë të madh njerëzish që kanë një qëllim të qartë – shtetet, në të cilat jetohet mirë” – komenton situatën profesori Dinko Dinkov nga katedra “Marrëdhënie Ndërkombëtare” e Universitetit Ekonomik të Sofjes.
“Aktualisht në Evropë janë shumë të fuqishme egoizmat kombëtare dhe përmasat e tyre janë më të mëdha sesa egoizmi i shquar ballkanik. BE-ja përpiqet të shpërndajë fluksin e klandestinëve në mënyrë të centralizuar, por nuk arriti të përpunonte një politikë të jashtme efektive për siguri dhe për mbrojtje pikërisht për shkak të këtyre egoizmave. Tani Evropa është shumë e paqëndrueshme dhe kjo është e rrezikshme edhe për rajonin tonë. Shtetet ballkanike gjithashtu nuk kanë një pozitë të përbashkët, jo të gjitha prej tyre janë anëtare të BE-së. Përveç kësaj nën pyetje është vënë një nga arritjet e mëdha të BE-së – Hapësira e Shengenit. Mendoj se ata, të cilët duhet t’i marrin vendimet politike nuk kanë kapacitet për këtë. Në rast të aq shumë kundërvënieve dhe mosmarrëveshjeve veprimet e përbashkëta arrihen gjithnjë e më vështirë. Pikërisht tani – kur pozita e përbashkët është aq e domosdoshme.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në Nju Jork, në kuadër të sesionit të vjeshtës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov u takua me ministrin për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Ata kanë shprehur gatishmërinë për të..
Italia hap dy qendrat për emigrantët në Shqipëri Italia do të hapë në tetor të parën nga dy qendrat për emigrantët në territorin e Shqipërisë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, raporton ANSA. Të dy vendet..
Komisionerja bullgare Ekaterina Zaharieva merr resorin "Start-ups, kërkimet shkencore dhe inovacionet" në Komisionin e ardhshëm Evropian. Për mediat, Ekaterina Zaharieva e përcaktoi resorin e saj si "portofoli i së ardhmes", dhe më pas refuzoi t'u..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..