Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nedjallka Keranova: “Një këngëtar popullor nuk mund të mësohet të këndojë, ai lind me këtë aftësi”

Një nga interpretueset unike të këngëve, karakteristike për krahinën Trakia (Bullgari Jugore) është Nedjallka Keranova. Ajo ka lindur në fshatin Tatarevo, pranë qytetit Haskovo, Bullgari Jugore, më 24 prill 1941. Dekoratën e vet të parë ajo e mori në moshë 13 vjeçare. Bashkë me këngëtarët e tjerë të njohur Magda Pushkarova, Boris Karllov dhe të tjerë ajo udhëtoi në Bullgari duke kënduar në dasma dhe në bankete. Në vitin 1956 ajo u bë soliste e ansamblit folklorik të qytetit Plovdiv. Tri vjet më vonë Filip Kutevi e ftoi në Ansamblin Shtetëror në Sofje, ku ajo punoi 10 vjet. Ajo ka kënduar me pothuaj të gjithë grupet instrumentale të Traki. Është e njohur si doajene e muzikës për dasme dhe me siguri kjo njohje është e merituar. Grupet instrumentale që interpretojnë në feste të ndyrshme dhe në dasma ekszistojnë akoma që nga vitet pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi turk më 1878. Por në vitet 70-të të shekullit të kaluar kjo traditë përjetoi një lulëzim të madh. Nedjallka Keranova është ndër këngëtarët, të cilët u realizuan vetveten pikërisht në lidhje me këtë praktikë folklorike. Diçka më shumë – ajo krijoi një stil të vet me mënyrë karakteristike të këndimit dhe me shumë trashëgimtarë dhe imitues.

Tashmë është fakt Konkursi i Parë Kombëtar “Me këngët e Nedjallka Keranovës”, i cili u zhvillua javën e kaluar në fshatin Minerallni Bani në rajonin e qytetit Haskovo. Në konkurs morën pjesë këngëtarë të moshave të ndryshme. Të gjithët këngëtarët e talentuar që morën pjesë janë trashëgimtarë artistikë të këngëtares të madhe. Natyrisht më shpesh tingëllonte një nga këngët e saj emblematike – “Karaxha i flet Rusankës” – një kryevepër e vërtetë e incizuar për herë të parë në vitin 1960 në Radion Kombëtare Bullgare.

Çmimin e madh të konkursit “Me këngët e Nedjallka Keranovës” dhe dekoratën e kryebashkiakut mori 10 vjeçari i talentuar Donko Markov nga qyteti Varna. Këto janë fjalët e vogëlushit të talentuar:

“Këndoj që kur isha katër vjeçar. Më ndihmojnë shumë njerëz – nëna, babi, mësuesja ime e këndimit popullor nga shkolla muzikore. Babai im është fizarmonicist, nëna ime këndon. Të gjitha këngët i kam mësuar nga ata. Isha më i vogël në këtë konkurs dhe mund të them se ndihesha mirë në të. Kurrë nuk shqetësohem kur këndoj. U prezantova me dy këngë dhe di akoma shumë të tjerë të Nedjallka Keranovës. I dua gjithashtu këngëtarët e njohur Vëllkana Stojanova, Boris Mashallov dhe shumë të tjerë.”

Për fat të keq nuk kemi incizim dokumentar të interpretimit të Donkos, por mund të dëgjoni disa nga fituesit e tjerë. Në pjesën “Profesionalistë” tek meshkujt fituan Bllagoj Mançev nga Plovdivi dhe Dimitër Mitrev-Lëki nga Sofja. Tek gratë çmimet i morën Tanja Marinova nga Plovdivi dhe Nadka Petrova nga qyteti Karllovo – këngët e tyre të dasmës janë shumë të njohur dhe të adhuruar.

Çmimin e parë ndër amatorët e mori Veliçka Kostova nga qyteti Meriçleri, e cila interpretoi këngën “Nëna e martoi Radkën” – shumë të bukur, por pak të harruar.

Pas edicionit të parë të Konkursit me “Me këngët e Nedjallka Keranovës” u bë e qartë se këngëtarja e madhe ka shumë adhurues dhe shumë trashëgimtarë artistikë ndër të rinjtë. Nuk janë pak bashkëkohorët e Nedjallkës, të cilët pohojnë se për prezantimin e këngëve të saj janë me rëndësi jo vetëm fuqia dhe densiteti i zërit, dinamika dhe virtuoziteti, por edhe prezantimi i këngës me një ndjeshmëri të posaçme ndaj tekstit dhe historisë që ajo prezanton. Vetë Nedjallka Keranova jo një herë thoshte se kënga është gjendje e shpirtit, një histori e bashkëjetuar, të cilën këngëtari ia tregon dëgjuesit. Pllamena Ilieva – një interpretuese shumë e re folklorike nga qyteti Burgas gjithashtu mori çmim nga konkursi. Me zërin e saj që i kujton shumë atij të Nedjallka Keranovës, ajo fitoi adhurimin e publikut dhe jurisë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

"Nata vdes vetëm" ... një duet debutues nga dy aktorë të rinj

Dy aktorë të rinj - Alena Vergova dhe Bojan Todorov - prezantojnë këngën e tyre duet, të titulluar "Nata vdes vetëm". Kjo është gjithashtu kënga e parë nga albumi i ardhshëm debutues i Bojan, i cili na tregoi se si lindi ideja: "Po këndoja..

botuar më 25-09-30 6.10.PD

"Para se të thuash jo" – grupi D2 kthehet në formacionin e tij origjinal

Një rikthim i shumëpritur është tani fakt - 19 vjet më vonë, D2, një nga grupet më të dashura të rokut, është rikthyer në formacionin e tij origjinal. Gjatë këtyre pothuajse dy dekadave, ideja e kthimit të Diço-s si frontman është diskutuar..

botuar më 25-09-29 6.00.PD

Mijëra njerëz do të ndjekin yllin botëror Robbie Williams në Sofje

Ylli botëror i muzikës pop Robbie Williams do të takohet me fansat e tij në Bullgari për herë të dytë. Këtë herë koncerti do të jetë në kryeqytet, pasi këngëtari britanik këndoi në Burgas 10 vjet më parë. " Do të më gjeni në ndonjë..

botuar më 25-09-28 6.50.PD