Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2003 – Bllaga Dimitrova– ndershmëri në një kohë të pandershmërisë politike

Foto: arkiv

“Kam dëgjuar që të thanë, se Bllaga Dimitrova është një “keqkuptim” – një grua, poeteshë dhe përveç kësaj aq e mendueshme. Kritikët shpeshherë e akuzojnë në këtë se është tepër përsiatëse dhe se shpesh trillon” – këto janë fjalët e intelektuales së shquar bullgaro-franceze, profesoreshës Julia Krësteva. Ato tregojnë qëndrimin e kritikëve ndaj krijimtarisë së një nga poeteshave më të mëdha të letërsisë së re bullgare.

Përsiatja dhe mendueshmëria, karakteristike për krijimtarinë e Bllaga Dimitrovës ishin cilësuar nga kritika zyrtare në kohën totalitare si një devijim nga realizmi socialist dhe nga pasqyrimi i vërtet i jetës.

Edhe para ndryshimeve demokratike, edhe pas tyre – deri në fundin e jetës së saj ajo shkel me këmbëngulje jashtë kanuneve letrare dhe partiake. Në vitin 1988 ajo vendosi, se kishte ardhur koha për ndryshim dhe doli nga kabineti komod i shkrimtares. Ajo u përfshi aktivisht në jetën shoqërore jo vetëm si krijuese, por edhe si qytetare. U bë një nga themeluesit e Komitetit për Mbrojtje Ekologjike të Qytetit Ruse dhe të Klubit për Përkrahjen e Transparencës dhe Riorganizimit. Ishte e pranishme në mëngjesin e shquar me ftesë të François Mitrerrand-it në ambasadën franceze, bashkë me intelektualë të tjerë të dalluar bullgarë. Poetesha ishte në krye të listave të hartuara nga nomenklatura me krijues, ideologjikisht të papërshtatshëm. Por këto lista nuk patën mundësi të mbytnin zërat e larta të ndryshimit. Pas 10 nëntorit 1989, kur filluan ndryshimet politike, Bllaga Dimitrova ishte ndër intelektualët dhe njerëzit e artit, të cilët e përkrahën Bashkimin e Forcave Demokratike në përpjekjet e tij ta ndërtonte rrugën demokratike të Bullgarisë. Të gjithë ata besonin se ndryshimi ishte i paevitueshëm, se shoqëria do të gjente fajtorët për katastrofën e shtetit.

Në vitin 1990 Bllaga Dimitrova u bë deputete e Bashkimit të Forcave Demokratike në Kuvendin e 36-të. Një vit më vonë ajo u bë pjesë e qiftit të parë presidenciale, të zgjedhur demokratisht , bashkë me Zhelju Zhelev. Para pranimit të nominimit për zëvendës presidente ajo u këshillua me mikeshën e saj Marija Antonova, e cila e inkurajonte atë. Më vonë, në kujtimet e veta Antonova shkroi se një njeri i ndershëm si Bllaga nuk mundej të qëndronte gjatë në ambientin helmues të politikës. Ja se çfarë tha vetë Bllaga, duke u përgjigjur akuzave për totalitarizëm blu të oponentëve (Bluja ishte ngjyra e Bashkimit të Forcave Demokratike).

“Të dashur bashkatdhetar, zëri im nuk bën agjitacion për zgjedhjet e ardhshme, nuk u përgjigjem akuzave dhe shpifjeve, nuk akuzoj dhe nuk sulmoj. Vetëm nuk mund të mbetem të heshtur, kur shpresa e pastër dhe e shenjtë e njerëzve është në rrezik. Një shpresë për rilindje të shtetit tonë. Ka njerëz, të cilët përpiqen të rrezikojnë lirinë tonë të re me akuza për totalitarizëm blu. Ju pyes  - sot kush është vrarë pa gjyq dhe pa dënim, si mijëra viktimat pas nëntë shtatorit? (Më 9 shtator 1944 qeverisja në Bullgari u bë pro sovjetike). Kush është përzërë nga shtëpia e tij? Kush është burgosur në kampet e përqendrimit, siç mijëra mëkatarët që humbën jetën, shëndetin, familjet e tyre gjatë kohës së regjimit mizor? A ka fëmijë me të ardhme të shkatërruar për shkak të emrit të fëlliqur të prindërve? Ku është sot ky totalitarizëm blu?”

Gjatë verës së vitit 1992 mes saj dhe presidentit Zhelju Zhelev filluan përçarje për shkak të një konference shtypi, në të cilën presidenti haptas sulmoi qeverinë e kryeministrit Filip Dimitrov.Atëherë ajo paralajmëroi se përgatitej rrëzimi i qeverisë, por kryeministri nuk i besoi asaj. Pas mocionit të pasuksesshëm të besimit dhe ndryshimit të qeverisë me atë të kryeministrit Ljuben Berov, Bllaga Dimitrova dha dorëheqjen si zëvendës presidente. Ja se çfarë ishin fjalët e presidentit Zhelju Zhelev në këtë lidhje:

“Mendoj se ajo bëri një gabim të madh politik, ndoshta sepse është njeri i letërsisë, me botëkuptim tjetër. Ajo lejoi të bëhej lodër në duart e Këshillit Koordinues  Kombëtar të Bashkimit të Forcave Demokratike. Mendoj se nuk kishim mundësi të bënim diçka tjetër për të dhe për demokracinë bullgare. Duke folur për miqësinë tonë – shpresoj se do të rruajmë në të ardhmen.”

Mirëpo miqësia e tyre nuk u restaurua. Autorja e romanit “Fytyrë” doli nga politika në vitin 1999e neveritur nga hipokrizia e saj. Më 2 maj 2003 Bllaga Dimitrova ndërroi jetën pas një sëmundjeje të rënde onkologjike. Modestia dhe ndershmëria e saj mbetën si shembull për këtë se si duhet të jetojë një njeri.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mitingu paraelektoral i Bashkimit të Forcave Demokratike në Urën e Shqiponjave të Sofjes më 7 qershor të vitit 1990

Viti 1990: Koha është jona?

“Kohë e besimit, shpresës dhe dashurisë, por edhe e mungesës së urtësisë”. Kështu e karakterizon fillimin e viteve 90-të të shekullit të kaluar Petko Kovaçevi, i cili në atë kohë ishte anëtar i Shoqatave të Pavarura Studentore dhe i Organizatës..

botuar më 15-06-27 9.10.PD
Petër Mlladenovi njofton dorëheqjen e Todor Zhivkovit

Viti 1989 – Ndryshimi

10 nëntori i vitit 1989 ishte një datë nga kalendari, e cila për bullgarët e zakonshëm filloi si të gjitha ditët e mëparshme. Në orën 18 fiks, kur nëpërmjet Radios Kombëtare Bullgare iu shprehën falënderime zotit Todor Zhivkov dhe u njoftua, se Petër..

botuar më 15-06-20 9.55.PD
Ekuipazhi i anijes kozmike “Sojuz TM 5” Aleksandër Aleksandrov, Viktor Savinih dhe Anatolij Solovjov.

Viti 1988 – Bullgaria u bë shteti i gjashtë kozmik në botë

A ëndërrojnë kozmonautët kështu siç ëndërrojnë njerëzit e tjerë? Përgjigja pozitive e kësaj pyetje nuk erdhi shpejtë dhe lehtësisht. Kjo u bë në vitin 1988 në kuadrin e programit shkencor “Shipka”, të cilin kozmonauti bullgar Aleksandër Aleksandrov e..

botuar më 15-06-13 3.55.MD