Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gruaja bullgare – në jetë dhe në politikë

Foto: arkiv

Gjithnjë e më serioze janë perspektivat e grave në politikën bullgare. Sipas opinionit publik kufiri i rinisë te gratë është më i ulët, në krahasim me atë te burrat. Martesa si institucion formal është nën dyshim, por fëmijët konsiderohen si një vlerë e madhe në jetën e njëriut. 1351 leva janë të ardhurat mujore, të cilat sipas bullgarëve janë të domosdoshme, që të ndihen mirë. Këto janë disa prej përfundimeve të një studimi zyrtar të “Gallup International Balkan”, të zhvilluar me kërkesë të revistës “Gruaja sot”, me rastin e përvjetorit të saj të 70-të.

Sociologët zhvilluan një sondazh të qëndrimeve aktuale, të lidhura me gratë në sferën publike. Disa prej politikanëve më të suksesshëm tani për tani janë pikërisht gratë – Zëvendëskryetare e Komisionit Evropian, Kryetare e Kuvendit Popullor, Zëvendëspresidente, ministra, kryetare bashkie etj. U kontrolluan tri prej hipotezave më kureshtare, të lidhura me gratë në politikë. Këto janë drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-s Irina Bokova, Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Brendshme Rumjana Bëçvarova dhe Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova.

“Irina Bokova ka një perspektivë realiste për të qenë sekretare e përgjithshme e OKB-së, tha Përvan Simeonov – drejtor i “Gallup International”, por së pari duhet të shpallet zyrtarisht se pikërisht ajo është kandidati bullgar. Ajo u propozua nga Kryeministri Bojko Borisov. 69 për qind e bullgarëve besojnë se Irina Bokova do të jetë kandidati bullgar, domethënë ata i kanë besim Kryeministrit, pavarësisht se ai e ndërron shpesh mendimin e vet. Sipas 64 për qind të mendimeve është mirë për Bullgarinë që Irina Bokova të bëhet sekretare e përgjithshme e OKB-së kundrejt 1/5, të cilët janë të mendimit të kundërt. Hipoteza që Jordanka Fandëkova mund të bëhet Kryeministre konsiderohet si e mundshme nga 43 për qind e të anketuarve, kurse 53 për qind janë të mendimit të kundërt. Mirëpo, 57 për qind mendojnë se kjo do të ishte e mirë për Bullgarinë, kurse 36 për qind janë të mendimit të kundërt.

Mundësia që Rumjana Bëçvarova të bëhet Presidente pranohet nga 13 për qind e të anketuarve. Është fakt se një pjesë e madhe e bullgarëve nuk mund ta përfytyrojnë atë si presidente, kurse 64 për qind mendojnë se kjo nuk do të ishte e mirë për vendin.

Shoqëria e pranon në detyrën e saj të tanishme. Ajo është një prej ministrave me nivel të lartë miratimi, por bullgarët ende nuk janë të gatshëm për të pasur grua-presidente.”

Përvan Simeonov paraqet disa tema kureshtare të lidhura me rolin e grave në shoqëri – përfytyrimet në masë për familjen, të ardhurat dhe aspektet e tjera të cilësisë së jetesës. Për shembull, sipas bullgarëve një grua është e re deri në moshën 39 vjeçe, kurse për një burrë konsiderohet mosha deri në 42 vjeçe. Sa më të moshuar janë të anketuarit, kaq më shumë rritet kufiri i rinisë. 1351 leva janë të ardhurat mujore, të cilat sipas bullgarëve janë të mjaftueshme, që të thonë se jetojnë mirë. Siç pritet, sa më të mëdha janë të ardhurat reale, kaq më shumë janë ato të dëshiruara. Ata, të cilët marrin të ardhura mbi 1000 leva, dëshirojnë të kenë një pagë mbi 1500 leva, kurse ata, të cilët marrin 250 leva në muaj, pothuaj nuk përmendin të ardhura të tilla.

Përvan Simeonov ndalet te reaksionet ndaj pohimit “Një familje pa martesë me një ose më shumë fëmijë është diçka e zakonshme sot”.

“80 për qind e njerëzve i thonë “po” këtij pohimi, kurse 15 për qind janë të mendimit të kundërt, gjë që do të thotë se ky model bashkëjetese gëzon një popullaritet të lartë. Siç pritet, në grupet e moshës më të lartë përqindja e përgjigjeve pozitive po ulet, por madje atje ka një shkallë të lartë miratimi, në krahasim me përqindjen e qëndrimeve negative.”

“Qëndrimi i bullgarëve ndaj martesës është liberalizuar, fëmijët janë një vlerë e padyshimtë” – komentoi Përvan Simeonov. Maksima “Jeta është pa vlerë, po të mos kesh fëmijë” pranohet nga 86 për qind e të anketuarve, kurse vetëm 7 për qind janë të mendimit të kundërt.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD
Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD