Më 8 tetor në studion e parë të rinovuar të Radios Kombëtare Bullgare do të interpretohet muzikë e pianistit dhe kompozitorit të njohur të xhazit Mario Stançev. Ajo do të ekzekutohet nga autori dhe nga profesoresha Lidia Oshavkova – flaute. “Kjo është një muzikë, që tingëllon në mënyrë klasike, por bën aluzion ndaj xhazit” – thotë Mario.
Ja më shumë hollësi për ngjarjen e ardhshme nga Mario Stançev: “Koncerti është i shumëllojshëm nga pikëpamja e stileve, sepse pjesët janë kompozuar në kohë të ndryshme. Desha të nënvizoj se ideja për paraqitjen e këtij programi lindi në Bullgari, në saje të miqësisë sime me flautisten e madhe bullgare prof. Lidia Oshavkova. Përveç në një duet me të, unë do të ekzekutoj edhe vepra të mia solo. Ndër to janë “Gjashtë impresione”, të cilat bazohen te metoda nga muzika moderne. Vepra “Miniatura për flaute dhe piano” bazohet te disa tema specifike. Kurse në “Katër kujtime sipas Gershuinit për flaute dhe piano” përdor “bagazhin harmonik”, të grumbulluar nga praktika ime e xhazmenit. Në fund të programit do të dëgjohet edhe “Miqësia” – një pjesë me elemente bullgare. Në disa pjesë kemi lënë vend për improvizime – kjo praktikë ka ekzistuar në muzikën klasike, por është harruar që prej shumë kohe.”
Elementi bullgar është i pranishëm gjithashtu në pothuaj të gjitha veprat e programit, edhe pse në një mënyrë të padukshme. “Miqësia” ishte emri i sekstetit francez, të themeluar dhe të udhëhequr nga Mario Stançev. Muzikanti i xhazit ka projekte me akoma disa formacione në Francë. Tashmë disa vite punon aktivisht edhe me trion e tij bullgare, ku është së bashku me Hristo Jocovin – bateri dhe Dimitër Karamfillov – kontrabas. Tre muzikantët krijuan një album, të cilin e paraqitën në disa skena te ne dhe në Francë. Së shpejti do të incizohet dhe një nga këngët e kompozuara nga Mario Stançev, kurse bashkë me ta do të bashkohen akoma disa instrumentistë bullgarë. Incizimi i është destinuar një antologjie të posaçme, të përgatitur nga trumpetisti i njohur bullgar Venci Bllagoev.
Gjatë pranverës së vitit 2016 do të jenë gati akoma dy albume me pjesëmarrjen e Mario Stançevit. Në njërin prej tyre është incizuar programi i turneut të tij me dy saksofonistë të njohur – Xhorxh Garzon dhe Lionel Marten. Ja një fakt interesant nga historia e projektit – ideja për të lindi në Bullgari, ku ata të tre u takuan në Festivalin e Xhazit në Stara Zagora. Lionel është solist në trion bullgare të Marios, kurse saksofonisti amerikan është te ne për një workshop dhe koncert në kuadrin e aktivitetit.
Pas koncertit në Radion Kombëtare Bullgare prof. Oshavkova dhe Mario Stançev do të kenë incizime për një album me muzikën e paraqitur nga ata.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..
"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në mëngjes, sapo hap sytë, këndon përsëri" - kështu e përshkruan poeti dhe revolucionari Hristo Botev..