Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofia vazhdon të jetë për zonë të sigurisë në Siri

Foto: BTA

Pasi pak kohë më parë Kryeministri Bojko Borisov përkrahu në Këshillin Evropian kërkesën e Turqisë për krijimin e zonës së sigurisë në Siri, në fund të kësaj jave ai përsëri e diskutoi temën “sy me sy” me Kryetarin e Këshillit Evropian Donald Tusk. Pas ditëve të numëruara përsëri “sy me sy” Borisovi vazhdoi diskutimin me Kryeministrin Ahmet Davotuglu. Biseda nuk  qe e lehtë, duke pasur parasysh se ndaj idesë për zonën e sigurisë në BE ka rezerva serioze

Përpara vizitës në Bullgari Donald Tusk ishte komentuar, se Evropa pa Shengen në praktikë është Evropë pa kufij të jashtëm. Në Varna ai shtoi, se në momentin kur midis të gjithë udhëheqësve shtetërorë dhe qeveritarë të BE ka dakordësi për rivendosjen  e kontrollit mbi kufijtë e jashtëm të BE, Bullgaria është shembulli më i mirë për ruajtjen e kufirit. Duke shënuar, se çështja për kontrollin nëpër kufijtë e jashtëm do të shqyrtohet në BE javën e ardhshme me synimin të miratohen drejtimet e mëtejshme të punës, Tusk la të kuptohet, se bisedimet e tij me Borisovin në Varna kanë qenë element i përgatitjes për vazhdimin e debateve.

Kryeministri Borisov përfitoi nga vizita e Donald Tusk për të nënvizuar qëndrimin e qeverisë bullgare, se në territorin e Sirisë duhet të bëhet zonë e lirë e sigurisë, që qytetarët e saj të mund të mbahen afër vendeve të tyre të lindjes dhe kur konflikti  mbaron ata shpejtë të kthehen në to. Edhe në bisedimet para pak kohe me Kryeministrin turk, edhe në ato me Donald Tusk Bojko Borisovi paralajmëroi, se çdo lloj vendimesh të tjera janë të rrezikshme dhe do të përbënin problem të madh për shtetet e BE. Kryeministri siguroi, se qeveria nuk planifikon ndërtimin e qendrave të reja për pritjen e refugjatëve në Bullgari, sepse në sajë të masave të ndërmarra nëpër kufijtë rrugorë dhe detarë të vendit aktualisht ka kontroll të fortë dhe një masë e ngjashme nuk nevojitet.

Kundrejt pritjeve, tema për aderimin e Bullgarisë në Shengen nuk ishte në qendër të diskutimit. Kryeministri Borisov komentoi, se e ka pasur të vështirë të shtrojë çështjen kur në kushtet e krizës me refugjatët gjysma e shteteve në Evropë janë dështuar si kufij të Shengenit. Qeveria nuk do të këmbëngulë që çështja për aderimin tonë në Shengen të shtrohet në rendin e ditës, sepse pret në rrethanat e krijuara partnerët evropianë të kuptojnë vet se sa të padrejtë janë ndaj bullgarëve, duke u refuzuar bashkimin në organizatë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bëri thirrje për përfundimin e shpejtë të terminalit të Aleksandropulis

Presidenti Rumen Radev zhvilloi një takim pune me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis. Në Athinë ata diskutuan aktivizimin urgjent të punës për projektet strategjike dypalëshe. Në një konferencë për mediat Radev shpjegoi se një projekt i tillë..

botuar më 24-07-03 11.35.PD
Dimitër Gllavçev

Qeveria e përkohshme po përgatitet të dorëzojë pushtetin dhe raportoi aktivitetet e saj

Qeveria e përkohshme e përmbushi me sukses detyrën e saj kryesore – organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe transparente për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian. Të gjitha aktivitetet janë kryer në mënyrë transparente dhe me kohë, njoftoi..

botuar më 24-07-02 11.19.PD
Ali Ahmeti

Maqedonia e Veriut mund të bëhet shtet me dy popuj me shtetësi bullgare dhe shqiptare

Maqedonia e Veriut nuk ka politika të qëndrueshme ndaj fqinjëve të saj, tha Ali Ahmeti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton BTA. Kryetari i partisë më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti, theksoi, se..

botuar më 24-07-01 5.04.MD