“Aka Balkan Moon” është ndër formacionet më të njohura belgjiane të xhazit. Tashmë disa vite muzikantët punojnë bashkë me katër interpretues bullgarë mbi një projekt të përbashkët “Aka Balkan Moon”. Para disa muajsh në treg u përhap albumi i tyre i ri, së shpejti do të mbahet edhe premiera bullgare. Koncerti në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare është pjesë e Ditëve të Belgjikës në Bullgari dhe realizohet me përkrahjen e Ambasadës së Belgjikës në Bullgari.
“Puna jonë e përbashkët me “Aka Moon” filloi gjatë muajit shtator të vitit 2012. Fillimi u vu në periferitë e Parisit, në fondacionin “Rojamon”, i cili na dha mundësi dhe përkrahje për ta krijuar projektin “Aka Balkan Moon”. Në grup jemi së bashku me akoma tre interpretues: Stojan Jankullov – bateri, Vlladimir Kërparov – sopran saksofon (ai banon në Gjermani që prej vitesh), këngëtarja popullore Stoimenka Nedjallkova dhe unë – fyell. Të gjithë ne e morëm ftesën me një dëshirë të madhe dhe sipas meje rezultati është shumë i mirë. Të gjitha pjesët bazohen te temat folklorike. Sivjet përgatitëm një album, e paraqitëm në Bruksel gjatë muajit maj, me një koncert të madh në sallën e Cirkut Mbretëror. Më 13 tetor, në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare pjesët do të dëgjohen për herë të parë te ne live. Desha të nënvizoj se ky projekt është edhe një provë e faktit se folklori bullgar përbën një vlerë të vërtetë të njerëzimit. Përsëri muzika jonë tradicionale provokon artistë nga vende të tjera, i frymëzon për projekte të reja interesante, të bazuara te gërshetimi i muzikës sonë tradicionale në stile dhe gjini të ndryshme.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Joef Gipsy Kings Family regjistroi "Fuego Del Amor" - një këngë me këngëtaren bullgare Sandra Aleksandrova. Historia filloi tre vjet më parë, kur Sandra dhe producenti i saj Artur Nadosjan vizituan Nice - atje takuan familjen Joef Gypsy Kings, të quajtur..
Kënga më e re e Mihaella Fileva – “Loti i fundit” shoqërohet me një video të realizuar nga vetë këngëtarja. Viti 2025 është një vit i fillimit të ri për të, pasi ajo merr drejtimin e një artisti të vetë-prodhuar me një shpërndarës të ri dhe një kanal..
Në fund të vitit 2024, dy muaj pas “Këngë për të”, Papi Hans prezantoi projektin e tij të radhës, të ngarkuar me shumë emocione – “Parkingu”. Kënga tashmë është ndër hitet e preferuara të fansave të tij nga albumi i ri i artistit “Ngjyrat e..