Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presioni i migracionit dikton ndryshime në regjimin e vizave

Foto: mfa.bg

Gjatë këtyre ditëve qeveria bullgare shpalli propozime për ndryshime në Ligjin për të huajt. Parashikohen ndryshime në regjimin e dhënies së vizave, të cilat shumica i përcaktojnë si ngushtim të kushteve për hyrjen e të huajve në vend për shkak të presionit të forcuar kohët e fundit të migracionit. Por qeveria pohon se, qëllimi bazë i rregulloreve të reja është që regjimi i vizave të jetë i përshtatur me përvojën nga aplikimi i tij praktik pas aderimit ndaj Bashkimit Evropian. Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian që nga fillimi i vitit 2007. Kurse që nga viti 1998 e këtej ligji është ndryshuar mbi 20 herë.

Një ndryshim më i rëndësishëm do të formohet në dhënien e vizave afatshkurtra për shkak të presionit të migracionit. Afatet e vlefshmërisë së vizave, numri i hyrjeve të lejuara dhe vazhdueshmëria e qëndrimit do të përcaktohen nga zyrat konsullore jashtë shtetit mbi bazën e vlerësimit të riskut të migracionit. Viza më e përhapur afatshkurtër është ajo turistike dhe ndryshimet e vizuara do të pengojnë orvatjet ajo të përdoret për qëllime të tjera, pa u penguar praktika për dhënien preferenciale të vizave për njerëz nga destinacionet e rëndësishme turistike, siç janë kohët e fundit, për shembull Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia.

Ndryshimi parashikohet dhe gjatë dhënies së vizave për një qëndrim afatgjatë të të huajve, të cilët zhvillojnë një veprimtari tregtare dhe nuk janë nga një shtet anëtar të Bashkimit Evropian. Viza të tilla në Bullgari përdorin kryesisht qytetarët nga shtetet arabe dhe nga Kina. Në të ardhme të interesuarit do të duhet të dëshmojnë, se kanë hapur më të paktën 10 vende pune dhe kanë paguar taksa dhe siguracione për jo më pak se 250 000 leva (125 000 euro). Ndryshimi ka për qëllim të pezullojë shpërdorime me statutin e një personi me qëndrim afatgjatë për arritjet e qëllimeve jo tregtare.

Refuzimet për vizë tanimë do të mund të apelohen në gjykatë vetëm nga pikëpamja e përshtatja e tyre me ligjin. Sipas ekspertëve, ky ndryshim mund të dalë i rëndësishëm për evitimin e përdorimit të territorit kombëtar për transit të personave, të cilët janë të lidhur me veprimtari terroriste.

Ndryshimet me të vërtetë janë restriktive dhe gjatë rrethanave konkrete prekin vetëm një pjesë nga shtetet, me të cilat Bullgaria është në një regjim vizash. Për ndërmarrjen e tyre bazë kanë dhënë pikërisht qytetarët e këtyre shteteve, por në fund të fundit qëllimi i tyre bazë është të forcojnë rrugët legale drejt Evropës. Vizat bullgare janë vetëm kombëtare dhe nuk japin të drejtë për hyrje në hapësirën e Shengenit, por në bazë të forcës së Marrëveshjes për aderim ndaj Bashkimit Evropian, Bullgaria detyrimisht respekton rregullat e marrëveshjes së Shengenit për lëvizjen e lirë të njerëzve. Se ndryshimet e tij në politikën kombëtare të vizave nuk cilësojnë vetëm qytetarët e shteteve të caktuara, por praktika të caktuara të paligjshme, gjatë këtyre ditëve qeveria ripohoi duke përkrahur listën e Komisionit Evropian, i cili i kualifikon shtetet ballkanike si të “sigurta”. Një qëllim i listës në fjalë është të përcaktohen shpërdorimet me sistemin evropian për strehim jo nga qytetarët e shteteve arabe, por nga qytetarët e vendeve fqinje të rëndësishme për Bullgarinë si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. Marrëdhënie diskriminuese në politikën e vizave ndaj qytetarëve të vendeve të caktuara Bullgaria nuk mundet t’i lejojë vetes për shkak të kësaj se, nuk është vetëm pranuese, por dhe po kështu burim të emigracionit, dhe do të shkaktojë një trajtim të ngjashëm të bashkatdhetarëve të vet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari fillon fushata zgjedhore për votën “2 në 1”

Nga ora 00:00 e datës 10 maj, Bullgaria është në një fushatë zgjedhore 30 ditore. Kjo është fushata e gjashtë për një parlament kombëtar brenda 3 viteve e gjysmë. Megjithatë, e veçanta është se tani për besimin e zgjedhësve do të konkurrojnë  si..

botuar më 24-05-10 5.15.PD
Presidenti Radev

Presidenti Rumen Radev: Së shpejti do të bëhet e qartë nëse Maqedonia e Veriut do të ndjekë rrugën drejt Evropës

Në Ditën e Evropës , le të urojmë për një Bashkim Evropian që vazhdon të ndërtojë unitetin e tij mbi parimet e demokracisë dhe paqes. Kështu tha presidenti Rumen Radev pas vendosjes së luleve para monumentit të Luftëtarit të Panjohur me rastin e..

botuar më 24-05-09 11.31.PD
Alfa Research

Parlamenti i ri duhet të transmetojë një qeveri koalicioni me të paktën 3 parti

Gatishmërinë për të votuar më 9 qershor kanë deklaruar 40% e të anketuarve në një anketë përfaqësuese kombëtare nga agjencia “Alfa Research”. 35 për qind do të votojnë për Parlamentin Evropian, sepse shumë komunitete bullgare në vendet jashtë..

botuar më 24-05-08 10.06.PD