Para ditëve të numëruara doli në treg albumi debut i grupit “Funkallero”. Kur e krijoi Vasill Spasovi vendosi që ai të mbajë emrin me të cilin xhaz pianisti i madh Bill Evans e ka quajtur njërën prej pjesëve të tij. Formacioni ka shfaqje në shumë skena të klubeve dhe të festivaleve dhe tani dy vjet pas krijimit doli dhe albumi i tij i parë që mban të njëjtin emër.
nesh ka qëndrim shumë të sinqertë, që është kushti i parë dhe kryesor për të arritur një sintezë të mirë midis njerëzve të ndryshëm – thotë lideri i formacionit. – Bakgraundi i ndryshëm nuk ka rëndësi të madhe, sepse muzikën që bëjmë na bashkon, secili jep “ngjyrën e vet”. Për një kohë të gjatë mblidheshim dehe punonim, merrnim pjesë në festivale dhe në klube, pas kësaj lindi ideja për krijimin e albumit. Merita kryesore për daljen e “Funkallero” është e Music Clinic Records dhe e Antonit Rikevit – Wah (Ua) Tony. Me të punonim shumë kohë mbi miksimin e pjesëve. Janë përfshirë të gjitha interpretimet tona nga programi i koncerteve. Dimitër Trajçevi e bëri kopertinën, ku është stilizuar frymëzuesi ynë – Bill Evans. Grupi filloi një turne nëpër Bullgari, qytetet e para, ku u prezantua albumi i ri ishin Sofja, Plovdivi dhe Burgasi. A kanë ndermen muzikantët të prezantojnë projektin e tyre jashtë vendit?
“Na presin koncerte në Ruse dhe Veliko Tërnovo, me siguri edhe në Varna. Ideja është të popullarizojmë muzikën tonë me koncerte live dhe kuptohet, të fitojmë më shumë adhurues. Sa i përket koncertit në Sofje – erdhën shumë njerëz, prej të cilëve gjatë viteve jam frymëzuar. Miratimi i shprehur nga miqtë dhe kolegët tanë na gëzoi pa masë dhe na bindi, se projekti ynë është i suksesshëm. Muzika që bëjmë është fusion. Ky tingëllim ka rezonancë kudo dhe mendoj se ky tip kompozimi dhe mënyra sipas së cilës e prezantojmë, do të gjejnë jehonë edhe jashtë shtetit.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA