Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përkrahja jonë për Turqinë nuk është e re dhe është në favor të vetë Bullgarisë

БНР Новини
Foto: BGNES

Këtë të mërkurë pas bisedimeve me homologun e tij në Stamboll kryeministri Borisov shpalli se Bullgaria do të përkrahë plotësisht Turqinë në mbledhjen e sotme të Këshillit Evropian. Kjo “përkrahje të plotë” do të thotë solidarizim me dëshirën e Ankarasë për krijimin e zonës së sigurisë në Siri me idenë për përfshirjen e Turqisë në ashtuquajturën listë të “shteteve të sigurta të prejardhjes” dhe me kërkesën për ndihmë financiare evropiane për fqinjën tonë jugore. Pozita e Bullgarisë nuk është diçka e re. Bullgaria jo një herë e ka shpallur atë para partnerëve evropianë dhe për disa prej propozimeve tashmë ekziston unanim.

Borisovi përkrahi krijimin e zonës së sigurisë akoma gjatë muajit shtator në samitin e jashtëzakonshëm të BE-së, pastaj në bisedimet e tij të javës së kaluar me kryetarin e Këshillit Evropian Donald Tusk. Bëhet fjalë për ndërtimin e kampeve me kushte të përshtatshme për njerëzit, të cilët kanë nevojë për strehim deri në përfundimin e konfliktit sirian. Kështu pas qetësimit të situatës refugjatët do të mund të kthehen në atdheun e tyre, në vend që të kërkojnë strehim nga shtetet evropiane. Një vendim i tillë do të jetë edhe në favor të Bullgarisë sepse kështu do të pakësohet presioni i migrantëve. Gjatë shtatorit Bashkimi Evropian e hodhi poshtë këtë propozim të Ankarasë, por në fillimin e tetorit duket se është gati ta diskutojë atë.

Para disa ditësh në një samit të ministrave të brendshme të BE-së Bullgaria shpalli se e përkrah përfshirjen e Turqisë në listën evropiane të ashtuquajturave “shtete të treta të sigurta të prejardhjes”. Në përgjithësi pjesëmarrësit e samitit u solidarizuan me këtë ide, por nuk arritën njëzëshmëri të plot. Para pak kohe para Parlamentit Evropian kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker shpalli, se në se Turqia nuk përfshihet në listën e shteteve të sigurta, negociatat për aderimin e saj në BE nuk mund të vazhdojnë. Duket se njohja e Turqinë si shtet i sigurt i prejardhjes do të realizohet sepse për përfundimin e negociatave me të pikërisht tani nuk mund të mendohet. Përveç kësaj presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tashmë prezantoi para Brukselit një plan për veprim, me të cilin shteti i tij angazhohet me ripranimin e migrantëve, të cilët kanë depërtuar në territorin e Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë nga Turqia. Përveç kësaj shteti turk do të përforcojë bashkëpunimin me autoritetet bullgare dhe greke për evitimin e kalimit ilegal të kufijve të përbashkëta. Plani i Erdoganit parashikon gjithashtu përforcimin e kontrollit kufitar, përmirësimin e politikës së vizave në lidhje me shtetet që janë burime të migrantëve, luftimin e trafikut të refugjatëve, regjistrimin e të gjithë refugjatëve që hyjnë në territorin e saj.

Bullgaria tashmë shumë herë ka deklaruar edhe pozitën e saj në përkrahe të idesë për financim të shteteve, të cilat kanë pranuar më shumë migrantë në territorin e tyre. Shtete të tilla përveç Turqisë janë gjithashtu Jordania dhe Libani. Sipas Sofjes këto shtete meritojnë jo vetëm përkrahje financiare për shkak të strehimit bujar të refugjatëve tashmë 4 vjet me radhë, por edhe përkrahje për rritjen e kapacitetit për pranim dhe regjistrim të njerëzve që kërkojnë strehim, sepse kjo është një masë suplementare kundër trafikut ilegal të klandestinëve.

Nga fjalët e kryetarit të Këshillit Evropain Donald Tusk duket se kohët e fundit BE është gati për kompromise për sa u përket marrëdhënieve me Turqinë në se ajo pakësojë tensionin e migrantëve mbi Evropë. Turqia edhe tani është një faktor kuq në këtë proces, por ka edhe gjëra, mbi të cilat mund të punohet. Shpresat për zhvillim të favorshëm në këtë situatë janë shpallur në fjalët e Donald Tusk-ut: “nuk mund vetë t’ia dalim mbanë kësaj situate. Bashkëpunimi do të jetë në favor të të dyja anëve.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shpërndarja e vendeve të eurodeputetëve nga Bullgaria është e qartë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau mandatet sipas partive për 17 vendet e eurodeputetëve nga Bullgaria. GERB-SDS merr 5 mandate, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) - 3, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) - 3,..

botuar më 24-06-13 9.39.PD

U bë traditë që bullgarët jashtë vendit të votojnë për ata që shprehin ndjenja proteste

Kriza politike në Bullgari solli befasinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare - të gjashtat në më pak se tre vjet. Nga një parlament gjashtëpartiak, parlamenti ynë u rrit me një forcë të re politike, pasi 13 deputetë do të ketë partia politike..

botuar më 24-06-12 7.05.PD
Edhe nëse liderët e forcës së parë politike Bojko Borisov dhe të DPS-së Deljan Peevski bien dakord për një kabinet të përbashkët, ata do të kenë nevojë për mbështetjen e një lojtari të tretë politik

Dilema - qeveri e rregullt apo zgjedhje në vjeshtë, mbetet edhe pas 9 qershorit

Fitorja në dukje vendimtare e GERB-SDS në zgjedhjet për parlamentin kombëtar nuk do të thotë se partia me çdo kusht do të arrijë të formojë një qeveri në të vetmen formë të mundshme të imponuar gjatë qeverisjes së fundit, pra të ashtuquajturin..

botuar më 24-06-11 6.55.PD