Para më pak se sa 1 mijë veta kombëtarja bullgare luajti ndeshjen e fundit në Kualifikimet për Evropianin vitin e ardhshëm. Në të ajo mundi ekipin e Azerbajxhanit me 2 me 0. Kështu kombëtarja regjistroi fitoren e parë si mikpritëse në Kualifikimet Evropiane, që prej tetë vitesh e këtej. Herën e fundit ishte kur futbollistët tanë mundën skuadrën e Rumanisë me 1 me 0 në nëntor të vitit 2007. Tani Bullgaria përfundoi e katërta në grupin e kualifikimeve me 11 pika. Megjithë fitoren skuadra përfaqësive herën e pestë me radhë do të ndjekë forumin e madh futbollistik në televizion. Ndër të tjerët kjo fitore nuk u solli gëzim edhe vet futbollistëve. Dhe kjo sepse ishte e vetmja në pesë ndeshjet si mikpritëse në ato kualifikime. Ky sukses ishte i treti nga dhjetë ndeshjet e luajtura gjithsej. Vendi i katërt ndodhet mjaftë larg vendit të tretë të ëndërruar nga futbollistët e seleksionuesit Ivajllo Petrov. Vendin e tretë e zuri Norvegjia me 19 pika. Fitorja e kombëtares bullgare ishte e para në një ndeshje zyrtare që nga marsi i vitit 2013, kur mundëm Maltën në Kualifikimet Botërore me 6 me 0.
Pas kësaj statistike të errët, çfarë mund të komentohet? Në të ardhmen e ndritshme të futbollit bullgar sikur nuk besojnë shumica prej futbollistëve. Pak janë ata, të cilët janë optimist për të ardhmen e mirë të kombëtares bullgare. Seleksionuesi kombëtar Ivajllo Petev e vlerësoi si i mirë prezantimi i bullgarëve në kualifikimet. Ai shtoi, se asnjeri nuk kishte iluzione se do të mundim Italinë dhe Kroacinë, të cilat janë disa klasa më të larta mbi skuadrat e grupit. Dhe sikur e ka të drejtën portieri i skuadrës kombëtare Bozhidar Mitrev, se shpresat tani janë tepër të mëdha, megjithëqë prej kohe Bullgaria nuk është ndër forcat kryesore futbollistike.
Aktualisht receta nuk jep asnjeri. Njeri prej lojtarëve më të mirë Ivelin Popov mendon, se problemi nuk do të zgjidhet me ndërrimin e trajnerëve. Ai mendon, se ekipi kombëtar kërkon një respekt ndaj tij dhe se lojtarët e rinj duhet të shfaqin një respekt më të madh ndaj lojtarëve me përvojë më të madhe. Megjithëkëtë shpresë ka. Tani do të fillojnë Kualifikimet Botërore. Edhe të jetë e rëndë trauma nga Kualifikimet Evropiane dhe sedra të jetë e humbur, pikërisht kjo mund t’u japë shtytje futbollistëve bullgarë. Dhe pa eufori në të dy drejtimet – pozitive dhe negative. Nuk duhet të themi, se janë të domosdoshme shumë punë dhe profesionalizëm. Dhe ai, që nuk e ka kuptuar këtë, është një fenomen i përkohshëm në këtë sport.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kombëtarja e volejbollit të Bullgarisë siguroi vendin e parë në grupin E të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi fitoi edhe ndeshjen e tretë të fazës së grupeve. Në Manilë, bullgarët të drejtuar nga trajneri italian Gianlorenzo..
Nënkampioni ynë 18-vjeçar në Formula 3 për sezonin 2025, Nikolla Collov, do të garojë vitin e ardhshëm në Formula 2 me ekipin me të cilin arriti sukseset më të mëdha – Campos Racing. Në vitin 2022, Nikolla fitoi titullin në Formula 4 spanjolle me..
Volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar luajtën një tjetër ndeshje interesante nga Grupi E në Kampionatin Botëror në Filipine. Djemtë e Gianlorenzo Blenginit mposhtën ekipin e fortë të Sllovenisë, i cili është nr. 6 në renditjen botërore, me 3:2..