Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbrëmjet e Ballkanistikës në Universitetin e Sofjes

БНР Новини
Kopertina e librit “Nacionalizmi shqiptar” me autor Milazim Krasniqi

Më 20, 21 dhe 22 tetor në Universitetin e Sofjes “Shën Klimet Ohridski” dega e Ballkanistikës pranë Fakultetit të Filologjisë Sllave organizon “Mbrëmje të Ballkanistikës” për prezantimin e botimeve të reja të sivjetshme.

Mbrëmja e pare i është kushtuar librit “Gjuhët, kulturat dhe letërsitë ballkanike. Divergjencë dhe konvergjencë”. Në të janë përfshirë ligjëratat e pjesëmarrësve të konferencës që u zhvillua vitin e kaluar në Sofje me rastin e përvjetorit të 20-të të kësaj dege në Universitetin e Sofjes. Dhe kjo bëhet sot, kur mbledhje të tilla të shtypura financohen rrallë. Për këtë arsye përpjekjet e shkencëtarëve janë përqendruar mbi projektet elektronike. Një projekt i tillë i ri është revista elektronike për histori krahasuese të letërsisë Colloquia Comparativa Litterarum, në të cilën do të botohen artikuj dhe studime aktuale, përmbledhje të shkurtra të librave të reja, etj.

СнимкаShumë interesante për bullgarët që merren me albanologji janë librat, prezantimi i të cilave është parashikuar për mbrëmjet e dytë dhe të tretë. Bëhet fjalë për një fjalor-bisedimor të së folmes së fshatit Mandrica (Bullgari Jugore), ku jetojnë njerëz me prejardhje shqiptare. Autorja e tij quhet Marija Hristova Georgieva – Peeva. Më shumë për këtë ngjarje, për fshatin Mandrica dhe për trashëgimtarët e shqiptarëve të vjetër në trojet bullgare do t’ju ofrojmë në një nga programet tona të ardhshme.

Libri i dytë është i autorit kosovar Milazim Krasniqi dhe titulli i tij është “Nacionalizmi shqiptar”. Përkthimin në gjuhën bullgare e prezantojnë vetë përkthyesit – doktor Anton Pançev dhe studentët e degës së Ballkanistikës Borisllava Ivanova dhe Simeon Mihallkov. Më shumë për të mund të dëgjoni në intervistën me profesorin e gjuhës shqipe Anton Pançev:

Fotografitë e librave janë ofruar nga autorët


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një film me pjesëmarrjen bullgare është ndër të nominuarit për Oscar

"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..

botuar më 25-01-24 8.49.PD

"Mos i mbyll sytë" fiton çmime dhe popullaritet në festivalet ndërkombëtare të filmit

Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..

botuar më 25-01-23 1.28.MD

Bullgaria, “Mustaqet e Dalí” dhe Picasso

Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..

botuar më 25-01-22 7.30.PD