Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në kërkim të të fshehtave nëntokësore të Iranit

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Para tre vjetësh një grup shpëtimtarësh shpellorë bullgarë zhvilluan një trajnim të kolegëve të tyre në Tunizi. Në të morën pjesë tunizianë, marokenë, algjerianë dhe iranianë. Një vit më vonë  u organizua një trajnim tjetër i tillë – në Iran, ku morën pjesë 23 speleologë vendasë.  Kjo ishte fillimi i bashkëpunimit bullgaro-iranian që tashmë dha rezultate. Irani është një destinacion shumë tërheqës për secilin speleolog sepse atje ka shumë shpella që nuk janë studiuar dhe ekspedita e parë bullgare atje tashmë është fakt. Në të morën pjesë gjashtë bullgarë, një polak dhe një rumun. Ata vizituan pjesën lindore të shtetit – dy provinca në kufijtë me Afganistan dhe Turkmenistan. Atje studiuan në menytë komplekse 2 shpella – njëra në rajonin e qytetit të dytë për nga madhësia Mashhad, tjetra – 400 km. në jug të Mashhadit në drejtim jugore.

СнимкаJa se çfarë na tregoi Aleksej Zhallov, drejtues i ekspeditës:

“Dëshira e kolegëve iranianë ishte që të bënim dy studime të rrëndësishme për këtë rajon, të cilat ata vetë nuk kanë pasur mundësi t’i zhvillonin. Shpellat, për të cilat na ftuan, ishin zgjedhur kështu që të na ofronin mundësi të arrinim diçka të konsiderueshme nga pikëpamja studimore. E para quhet Karkaz dhe është e ndërlikuar për studim. Qëllimi ishte që pas ekspeditës sonë, ajo të shpallej për shpellën më të gjatë në këtë pjesë të Iranit. Atje punuam një ditë, të ndarë në 3 grupe dhe hartografuam 800 metra. 150 prej tyre ishin galeri krejt të virgjëra, të paprekura dhe jashtëzakonisht të bukura. Kështu plotësuam detyrën, me të cilën mikpritësit tanë na kishin ngarkuar.”

СнимкаSfida e dytë për grupin ishte Garbaton (Shpella e Dragoit), ndodhet në një masiv malor në lartësi 2400 mbi nivelin e detit. Ajo është vertikale dhe me 272 metrat e vet pas studimeve që i bëmë, ishte shpallur për shpellën më të thellë në Iranin Lindor.

Снимка“Mund të thuhet se pjesa e dytë e programit ishte turistike. Vizituam akoma 2 shpella, një prej të cilave në kripë guri. Për bullgarët kjo ishte hyrja e parë në një objekt të tillë, sepse në Bullgari nuk ka të tilla. Patëm shumë kontakte sociale, na pranuan në institucione të ndryshme. Programi shpellor nga pikëpamja studimore nuk ishte shumë i pasur, por kontaktet e reja që i krijuam dhe ato, të cilat i përforcuam, do të na ndihmojnë shumë në të ardhmen. Kemi gatishmëri për lidhjen e një marrëveshjeje për bashkëpunim me kolegët iranian dhe tashmë  planifikojmë një vizitë të re akoma gjatë vitit të ardhshëm. Na ftuan që të vizitojmë objekte në rajonin më interesant të shtetit, të cilat mund të japin rezultate të nivelit botëror – shpjegoi Aleksej Zhallov. – Në grupin tonë kishte dhe një zoologe – Heliana Dundarova nga Akademia Bullgare e Shkencave, e cila është doktorante dhe po punon mbi disertacionin e vet, të lidhur me lakuriqit e natës. Ajo studioi  biodiversitetin e lakuriqëve në 3 prej shpellave. Në dy prej tyre bëri analiza të ADN-së, të cilat do të japin mundësi për saktësimin e llojeve. Interesi i mikpritësve ndaj programit tonë shkencor ishte shumë i madh, posaçërisht nga ana e ministrisë së tyre të mjedisit. U bë e qartë se në Iran nuk ka mjaft specialistë të tillë dhe kolegia jonë mori ftesë të vazhdonte punën e vet në një laborator shumë modern për analiza të ADN-së.”

СнимкаQëndrimi 13 ditor të speleologëve bullgarë në Iran përfundoi para disa ditësh , por entuziazmi dhe pritjet e tyre për shpikje të reja atje janë akoma më të mëdha, sesa ishin gjatë nisjes. Sepse të fshehtat nëntokësore të këtij shteti janë shumë dhe presin të zbulimin e tyre.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD
Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD

Banorët e Sofjes janë skeptikë se do të ketë një ndryshim pas zgjedhjeve të radhës

Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..

botuar më 24-10-27 6.28.MD