Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një mini-takim i ngutshëm i BE-së përcaktoi masat për kontroll, por jo për ndalimin e presionit të migracionit

БНР Новини
Foto: BTA

Ditën e diel vonë duke u gdhirë dita e hënë, në një takim të ngutshëm në Bruksel për fluksin paprecedent të refugjatëve përmes Ballkanit drejt Evropës Perëndimore, udhëheqësit shtetërorë dhe qeveritarë nga 10 vende anëtare të Bashkimit Evropian (Bullgaria, Gjermania, Austria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Luksemburgu, Holanda, Rumania dhe Sllovenia), si dhe prej 3 vendeve , të cilat nuk janë pjesë nga Bashkimi Evropian (Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia), menduan sesi mund të evitohet situata. Pjesëmarrësit ranë dakord se akoma që sot të aplikohen 17 masa për “rivendosjen e rendit” nëpër kufijtë e Bashkimit Evropian dhe “frenimin e fluksit të pakontrolluar të njerëzve.”

Krijohen 100 mijë vende për strehimin e migrantëve nëpër “rrugën ballkanike”, nga të cilat 50 mijë prej tyre do të jenë në Greqi. Ky numër nuk zgjon një optimizëm të veçantë duke pasur parasysh faktin se për 24 orë përpara takimit vetëm në Slloveni hynë mbi 12 mijë migrantë. Nuk zgjon optimizëm dhe ideja, kundër së cilës u shpall kategorikisht kryeministri bullgar Bojko Borisov, për përballimin e valës së refugjatëve të merren hua nga institucionet ndërkombëtare financiare. Duke i komentuar dallimet midis pjesëmarrësve, një burim nga Bashkimi Evropian pohoi se, në takim shumica marrin vendime, të cilat janë të lidhura me të tjerët.

Por ka baza dhe për optimizëm, sepse mekanizmi i Bashkimit Evropian për ofrimin e banesës, të ndihmës mjekësore dhe ushqimit për migrantët do të jetë e vlefshme vetëm për migrantët e regjistruar, kurse rrjedhimisht dhe për të paligjshmet. Ideja të njihen të drejtat po të mos te ketë regjistrim është krejtësisht e nevojshme për vënien e situatës nën kontroll dhe evitimin e kaosit të tanishëm. Një optimizëm zgjon dhe vendosmëria e Gjermanisë për kthimin e migrantëve ekonomikë, sepse më në fund krijon ndjenjën për një qëndrim më të fortë drejt shpërdorimit masiv me qëndrimin humanitar të shteteve demokratike.

Në Bruksel Komisioni Evropian u mundua të qetësojë tensionet duke konkretizuar vendimet “kolektive” për fluksin transit përmes Ballkanit. Por duke pasur parasysh grupin e pakësuar dhe të shumëllojshëm të të ftuarve për pjesëmarrje, mbase nuk arriti shumë në këtë drejtim. Fill përpara zhvillimit të tij, në Sofje 3 nga vendet në “rrugën ballkanike” të migracionit – Bullgaria, Rumania dhe Serbia, paralajmëruan kategorikisht se nuk do të lejojnë një zonë bufer për migrantët në qasjen ndaj shtetet e pasura evropiane. Vendimi për 100 mijë vendet për strehim në regjionin ballkanik le përshtypjen se, Bashkimi Evropian ka parasysh pikërisht krijimin e një zone të tillë. Nga ana tjetër, në takimin në Sofje, Bullgaria, Rumania dhe Serbia nuk përjashtuan mundësinë që formati trepalësh të dialogut të tyre mbi çështjet e migracionit të zgjerohet me shtete të tjera të interesuara. Në Bruksel u duk se të tillë të interesuar mbase lehtë do të gjenden dhe është e mundur shpejt të pasojnë takime dhe vendime të reja.

Duke përmbledhur rezultatet nga takimi i së dielës në Bruksel, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç shënoi se, “më të paktën, kishim mundësi të flasim, por nuk jam i sigurt, se do të merremi vesh për diçka të dobishme në të ardhmen e afërt”. Kurse kryeministri slloven Miro Cerar paralajmëroi, se në qoftë se gjatë ditëve dhe javëve të afërta nuk ndërmerren veprime të ngutshme dhe konkrete në terren, i gjithë Bashkimi Evropian do të fillojë të shpërbëhet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bëri thirrje për përfundimin e shpejtë të terminalit të Aleksandropulis

Presidenti Rumen Radev zhvilloi një takim pune me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis. Në Athinë ata diskutuan aktivizimin urgjent të punës për projektet strategjike dypalëshe. Në një konferencë për mediat Radev shpjegoi se një projekt i tillë..

botuar më 24-07-03 11.35.PD
Dimitër Gllavçev

Qeveria e përkohshme po përgatitet të dorëzojë pushtetin dhe raportoi aktivitetet e saj

Qeveria e përkohshme e përmbushi me sukses detyrën e saj kryesore – organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe transparente për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian. Të gjitha aktivitetet janë kryer në mënyrë transparente dhe me kohë, njoftoi..

botuar më 24-07-02 11.19.PD
Ali Ahmeti

Maqedonia e Veriut mund të bëhet shtet me dy popuj me shtetësi bullgare dhe shqiptare

Maqedonia e Veriut nuk ka politika të qëndrueshme ndaj fqinjëve të saj, tha Ali Ahmeti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton BTA. Kryetari i partisë më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti, theksoi, se..

botuar më 24-07-01 5.04.MD