Në Ditën e Rilindësve Bullgarë Opera dhe Baleti Kombëtar prezantojnë “Borisllav” – operë të Maestro Georgi Atanasovit. Një nga përfaqësuesit e parë të shkollës sonë kompozitore, ai i merr mësimet e tij të para në muzikë tek ne. Në moshën 15 vjeçe është i pranuar në shkollën muzikore të Bukureshtit, nga e cila ikën në bazë të shkaqeve financiare. Midis viteve 1899-1902 mundet të përfundojë konservatorin “Rosini” në Itali tek Pietro Maskani (autor i operës “Nderi fshatar). Diploma e tij është e shkëlqyer, merr dhe medalje të artë dhe fiton titullin “Maestro di muzika”. Kthehet në Bullgari dhe deri në fund të jetës së tij punon si kapelë-mjeshtër ushtarak dhe dirigjent në Operën e Sofjes. Muzika e tij dallohet me emocionalitet, mban tiparet e traditës tonë kombëtare. Për operat e veta dhe operetat kompozitori merr tema nga e kaluara historike e popullit bullgar, nga jeta e fshatarit, nga përrallat dhe legjendat. “Borisllav” është opera e tij e parë, e shkruar gjatë vitit 1911 në bazë të dramës me të njëjtin titull të Ivan Vazovit. Kjo është dhe opera e parë historike bullgare. Ajo paraqet intrigat brenda në pallat të mbretit Bizant të marrë peng Kir Todor, i ndihmuar nga bojarët bullgar kundra mbretit Asen. 140 vjet pas krijimit të vet, opera tingëlloi sivjet në festivalin veror “Skena e shekujve” në qytetin Veliko Tërnovo, i cili zhvillohet në kodrën historike Carevec.
E ndryshojmë krejtësisht drejtimin me një ngjarje tjetër shumë interesante, e cila do të tingëllojë në orët e vona të natës në Sofja Live Club. Djemtë nga grupi bullgar “Mango Duende” po përgatisin program me muzikë nga krijimtaria e Buena Vista Social Club. Debutimi është më 7 nëntor, kurse ndaj tyre do të bashkohen Dollores Estrada, Allfredo Tores, Cvetan Andreev dhe Borisllav Bojaxhiev-Borçe. “Mango Duende” është një grup për sallsë, e njohur mirë nga adhuruesit e latines në Bullgari. Deri në këtë moment në skenën vendase paraqiten me përpunime të ndryshme të piesave legjendare nga gjinia, kurse latino dhe pop hitet e tyre janë “Ajo më çmend” dhe “E premtja”. Kënga arriti pozitat e para në klasifikimet e radiove bullgare dhe me depërtim në klasifikimin Europe top 100. Kënga e tyre e fundit “Fantazma” po kështu korri një sukses të madh.
Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian me bukurinë e tij, Napoli, do të shënohen me një ngjarje të veçantë – koncertin e formacionit Ars..
E përfunduar në vitin 1940, drama e vallëzimit u shfaq për herë të parë më 4 janar 1942 në Operën e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Asen Najdenov. Libretisti dhe regjisor ishte Hrisan Cankov, koreografinë e bëri Maria Dimova – një..
Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor, festivali mbledh muzikant xhaz nga Bullgaria dhe bota, duke ofruar një program të larmishëm me..