Një vit pas Çlirimit të vendit nga sundimi osman në vitin 1878 bullgarët kanë zgjedhur deputetët për Kuvendin themelues, i cili të miratojë kushtetutën e parë, me anën e kokrrave të fasules dhe misrit. 43 vjet më vonë pas miratimit të Kushtetutës së Tërnovos në vitin 1879 suvereni ishte pyetur për herë të parë me referendum, të iniciuar nga qeveria e Aleksander Stambolijskit. Pyetja e përfshirë në të ishte – a duhet ministrat që e kanë çuar Bullgarinë në dy katastrofa kombëtare (si rezultat i Luftës së Parë Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore) të gjykohen dhe të dënohen. Atëherë votimi ishte me fletëvotime të zeza dhe të bardha.
“Kështu në hapësirën bardhë e zi fillojnë referendumet bullgare – tregon prof. Millko Pallangurski nga Universiteti “Shenjtorët Kiril dhe Metodij” në Veliko Tërnovo. – Në këtë rast problemi ishte tjetër, sepse vetë kushtetuta parashikon vënien e fajtorëve para gjyqit të shtetit, por vendimi politik u imponua. Edhe referendumi i dytë në regjimin e Kushtetutës së Tërnovos në vitin 1946 ishte politik – atëherë pyetja ishte për republikë apo për monarki, në situatë se në vetë kushtetutën është shënuar, se ajo mund të ndryshohet nga Kuvendi i Madh Popullor. Ai ishte thirrur pak më vonë pas referendumit. Dy referendumet e para përfunduan me aktivitet dhe rezultate të larta. Referendumi i tretë përsëri ishte politik dhe ishte me aktivitet më të lartë – 99,92 %. Ai u zhvillua në vitin 1971, kur populli bullgar ishte thirrur të miratojë kushtetutën e re, e cila lidhim me qeverisjen e Todor Zhivkovit.”
Në historinë më të re të Bullgarisë suvereni ishte pyetur dy herë – në vitin 2013, kur kërkuan mendimin e tij për ndërtimin e centralit të ri bërthamor dhe më 25 tetor të këtij viti – për votimin nga distanca në internet. Ditën e diel, bashkë me zgjedhjet për organet lokale të pushtetit, referendumi arriti të shënojë mbi 35% aktivitet elektoral. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 72,57% prej votave të dhëna preferojnë votimin nga distanca, kundër janë 27,43 %. Referendumi shënoi aktivitet prej 20% dhe ky fakt e detyron parlamentin të shqyrtojë çështjen për votimin elektronik, përfaqësuesit popullorë do të kenë tre muaj në dispozicion për të marrë vendimin përfundimtar mbi të.
Votimi nga distanca në internet do të lehtësojë shumë bullgarët jashtë shtetit, të cilët do të mund të votojnë në zgjedhje dhe referendume pa qenë e nevojshme të shkojnë në seksionet e largëta të votimit. Për këtë arsye pjesëmarrja e ulët ditën e diel është disi befasuese. Bashkatdhetarët tanë kanë votuar për referendumin kombëtar në 294 seksione zgjedhore në 45 shtete. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme numri total i votueseve është 26 939. Më shumë kanë votuar në Britaninë e Madhe – 4 875 veta, në Gjermani – 3 836, në Spanjë – 3 098, në Francë – 1 019.
Filluam me historinë e referendumeve, me të do të përfundojmë. Në vitin e largët 1874 ishte organizuar referendum për popullsinë në Maqedoni, e cila duhej të vendoset a do t’i bashkohej Ekzarkisë Bullgare. Së paku 2/3 e popullsisë së krishtere u vetë deklarua si bullgare dhe vendosi të behët pjesë e Eparkisë së porsakrijuar. Si rrjedhojë ishin krijuar Eparkitë e Shkupit, Ohrit dhe Manastirit (Bitolës), më vonë edhe ajo e Nevrokopit. Rëndësia e këtij referendumi që shpesh herë mos përfillet është e madhe, sepse kufijtë e Ekzarkisë Bullgare janë përdorur si bazë për caktimin e territorit të Bullgarisë në Konferencën në Shën Stefan, ndërsa ne të gjithë dimë, se pikërisht këta kufij kthehen në idealin e popullit tonë gjatë gjysmës së shekullit të ardhshëm. Sot shumë prej bashkatdhetarëve tanë në Maqedoni presin me padurim të marrin shtetësi bullgare që të marrin pjesë në jetën e atdheut të tyre. Por çfarë tregojnë rezultatet e referendumit të zhvilluar ditën e diel ? Në seksionin e votimit të hapur në Ohër me komision prej 5 anëtarësh kanë votuar 6 veta. Në seksionin në Manastir (Bitola) – 7. Kaq për historinë e referendumeve dhe pjesë marrjen e bullgarëve të sotëm në to.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha..