E ardhmja e parave është jashtë sistemit bankar, të tillë, siç e njohim atë sot. Ose biznesi tradicional do të ndryshohet, ose në treg do të hyjnë pjesëmarrës të rinj, tha themeluesja e monedhës digjitale One Coin Ruzha Ignatova.
Parat virtuale të njohura edhe si valuta të fshehta, u shfaqën për herë të parë para 7 vjetësh dhe tani numri i tyre është 400. Monedha e parë virtuale është Bitcoin, por deri tani nuk dihet emri i krijuesit të saj.
“Bitcoindhe valutat e tjera elektronike, të cilat i bëjnë shërbimet financiare të pavarura nga qeveritë, nga rregullatorët dhe bile nga bankat, thashme filluan të ndryshonin botën. Bitcoin është valuta më e ndërlikuar që përdoret si sistem pagimi apo investimi nga njerëz me kompetenca të mëdha kompjuterike apo nga elita, e cila ka shumë para dhe kështu pasuron portofolat e saj me një valutë të re dhe ekzotike, siç është Bitcoini.”
Vlera e parave virtuale gjenerohet nga ashtuquajturi “mining pool” – një bashkim i lojtarëve me njohuri të thelluara kompjuterike dhe teknike, të cilët krijojnë pasuri virtuale me anë të algoritmeve të ndërlikuara matematike. Ndryshe nga ky mekanizëm kompania e Ruzha Ignatovës One Coin siguron “gërmimin” e monedhave dhe tërë tregtinë në mënyrë të centralizuar – nga serveri i vet. Sipas Ignatovës firma po punon mbi përdorimin e ardhshëm të valutës virtuale si mjet i vërtet i pagimit. Tani për tani përdorimi i saj i vetëm është brenda “kazinosë virtuale” të krijuar nga kompania dhe të ardhurat kryesore vijnë nga shitja e pakove arsimore me vlerë nga 130 deri më 15 500 euro. Aktualisht vetëm 5-10% të klientëve janë nga Evropa, përdoruesit e tjerë jetojnë në Azi. Edhe kjo monedhë elektronike, siç valutat e tjera analogjike në rrjetin botëror, akoma nuk zotëron asnjë nga karakteristikat e parave të vërteta – të jetë mjet shkëmbimi, të mund të përdoret si standard për konsumin e vonuar dhe të përdoret për mbrojtjen e vlerës.
“Ne jemi një treg i ri. Drejtohemi tek Amerika Latine, Azia dhe Afrika. Interesohemi edhe për shtetet më të vogla aziatike, ku shumë njerëz nuk disponojnë me mjaft para apo vetëm janë të varfër, të harruar nga lojtarët e mëdhenj financiarë. Pse janë harruar? Sepse janë të varfër, sepse nevojat e tyre nuk provokojnë interesin e institucioneve që ofrojnë shërbime financiare. Në Singapor jetojnë shumë indianë të varfër, të cilët punojnë dhe sigurojnë bukën e gojës të familjeve të tyre. Ka edhe shumë filipinas që jetojnë në Dubaj dhe sigurojnë përparimin e ekonomisë vendase. Për të dërguar para për familjet e tyre ata përdorin shërbimet e bankave apo të kompanive për transferime valutore dhe paguajnë taksa shumë të larta. Pse? Sepse sektori financiar jep më shumë para nga më të varfrit. Po të jeni të pasur, bankat do të konkurrohen për ju, do t’ju ofrojnë karta krediti falas, do të bëjnë çmos për të tërhequr vëmendjen tuaj. Kurse shumica e njerëzve, të cilët punojnë fortë, krijojnë produktin kombëtar dhe zhvillojnë ekonominë nuk kanë resurs të mjaftueshëm parash. Besoj se monedhat elektronike mund të ndryshojnë jetën e këtyre njerëzve.”
Sipas Ruzha Ignatovës kompania, apo njeriu, i cili shpik një mënyrë të lehtë për përdorimin e valutave digjitale, do të korrë një sukses të madh.
Mirëpo shumë institucione financiare botërore paralajmërojnë se investimi në valuta digjitale është një operacion që sjell shumë rreziqe, sepse portofolat virtuale mund të bëhen objekt të sulmeve të hakerëve apo në një moment, kur kjo valutë humb pozita dhe njerëzit shprehin dëshirë të marrin para të vërteta për valutën virtuale, kompanitë mund të fikin serverët dhe depozituesit do të humbin të gjitha parat e tyre.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..
Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..
Ministria e Financave të Bullgarisë emetoi në tregun e brendshëm obligacione shtetërore 7-vjeçare në vlerë prej 300 milionë leva (rreth 144 milionë euro), me një normë interesi prej 3.25%. Kërkesat për blerje arritën në 446 milionë leva, me një..